Kampi veror i Institutit Goethe në Shkup për fëmijë dhe adoleshentë

 
Oraret: 17.06. – 28.06.2019        e hënë – e premte nga ora 08:00 deri në 15:00
             01.07. – 12.07.2019        e hënë – e premte nga ora 08:00 deri në 15:00
 
Çmimi:           11.900 MKD
 
Grupet:     Fëmijë të moshës nga 6 deri 8 vjeç (me dhe pa njohuri paraprake
Fëmijë të moshës nga 9 deri 11 vjeç (me dhe pa njohuri paraprake)
Adoleshentë të moshës nga 12 deri 15 vjeç (me dhe pa njohuri paraprake)
 
Përmbajtja: Aplikimi praktik i gjuhës duke simuluar situata të përditshmërisë, nëpërmjet komunikimit dhe interaktivitetit, argëtimit dhe lojë.
 
Objekti dhe ushqimi
Kampi veror mbahet në grupe të vogla prej më së shumti 14 fëmijë në objektin e Goethe-Institut. Ambienti është i përshtatur në bazë të nevojave të fëmijëve. Një pjesë do të kalohet jashtë institutit, me qëllim që nxënësit për çdo ditë të jenë edhe në ajër të freskët. Në kuadër të kampit veror është i përfshirë edhe ushqimi, gjegjësisht mëngjesi i përbashkët në institut, dreka në një nga restorantet e afërta dhe një vakt i ndërmjetëm.