BLENDED LEARNING është oferta ideale, në rast se dëshironi të mësoni shpejtë gjermanishten. Në fakt, Ju nuk dëshironi të vini shpesh në një kurs me prezencë të detyrueshme, mirëpo edhe nuk dëshironi të mësoni kryesisht vetëm online, përmes internetit.
Prandaj, kurset tona BLENDED LEARNING e kombinojnë „më të mirën nga të dyjat“: të mësuarit intensiv në kurset që mbahen në klasë dhe të mësuarit e gjermanishtes online, plotësohen mes vete në mënyrë fleksibile. Kështu, për një kohë shumë të shkurtë do të arrini një përparim shumë më të madh në mësim. Ne ofrojmë Kurse Blended Learning që nga shkalla A1.
- 7.5 javë për një nivel
- 60 njësi mësimore, kombinim i takimeve online, ku mund të shkëmbeni ide me partnerë të kursit, si dhe me mësuesin tuaj dhe njësitë mësimore në platformën e të mësuarit.
- Gjatë gjithë kohës së kursit do të keni përkrahje personale nga një mësues/mësuese gjermane.
të mësuarit me prezencë në klasë
- Gjatë kursit do të vini në Institutin Goethe vetëm njëherë në javë (çdo të marte ose të enjte) ose çdo 2 (dy) javë në ditën e diel.- Do të diskutoni mbi përmbajtjen e kursit dhe gramatikën si dhe do të flisni shumë me pjesëmarrësit e tjerë të kursit në gjermanisht.
- Do të mësoni në një grup mes 8 dhe 18 pjesëmarrësve dhe do të përgatiteni së bashku për fazën e ardhshme online.
orët mësimore ONLINE
- Ndërmjet seancave ku duhet të jeni të pranishëm do të mësoni njësitë mësimore online në platformën e institutit Goethe. Orarin dhe vendin e mësimit e përcaktoni vetë në mënyrë individuale.
- Me ndihmën e materialeve profesionale dhe multimediale për ushtrime dhe metodikës më moderne të të mësuarit do ta ushtroni leximin, të shkruarit dhe të dëgjuarit e gjuhës gjermane. Këto ushtrime mund t’i përsëritni sa herë të dëshironi.
- Do të mësoni me detyra individuale dhe grupore. Personalisht dhe në mënyrë interaktive, nëpërmjet chat-it dhe forumeve, do të mund të shkëmbeni ide me pjesëmarrësit e tjerë të kursit.
- Do të merrni detyra të reja dhe informata të rregullta kthyese për përparimin tuaj në mësim nga mësuesi juaj i gjermanishtes.
- Do të përgatiteni në mënyrë individuale për takimin e radhës.
- Punoni me kompjuter dhe keni qasje në internet.
- Keni të paktën 2 orë në javë kohë për të mësuar online.
- Keni dëshirë të mësoni në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi i kryeni detyrat e dhëna.
- Keni njohuri të mira nga gjuha angleze. (Gjuha e mbështetjes së platformës mësimore është anglishtja.)