Të rinjtë mësojnë ndryshe Lidhja me gjermaninë është vendimtare

Të rinjtë mësojnë ndryshe
Foto (Shkëputje): © Goethe-Institut/Daniel Seiffert

Nëse të rinjtë kanë shokë nga Gjermania, nëse në shkollë mësojnë tepër për Gjermaninë dhe shpesh përdoren muzika dhe filmi në mësim, rritet motivimi që të mësohet gjermanishtja. Edhe një dëshirë për studime apo për punë kontribojnë në këtë. Këtë e tregon një studim i ri i Gëte-Institutit.
 

Mësimi i gjuhëve të huaja pa përmbajtje për shoqërinë dhe kulturën në ditët e sotme është e paparamendueshme. Kush mëson sot një gjuhë të huaj, kupton shumë gjëra për njerëzit dhe vendin ose për vendet në të cilat flitet ajo gjuhë. Sepse gjuha si mjet komunikimi nuk mund të bartet dhe të mësohet pa ndonjë lidhje me shoqërinë në të cilën jetojnë folësit e asaj gjuhe. (krah. Hejd, 1991, 47). Përmbajtjet për kulturën jo vetëm që zgjojnë interes tek nxënësit dhe ia nxisin kompetencën ndërkulturore por edhe shfrytëzohen në mësim që të rritet motivimi i nxënësve (krah. Beterman, 2010, 1455; Huneke & Shtajnig, 2002, 67).
 

STUDIM PËR MOTIVIMIN E MËSIMIT TË TË RINJËVE

Në një studim të Gëte-Institutit për motivimin e të mësuarit të të rinjve për lëndën gjuhë gjermane ishte hulumtuar edhe roli i informacioneve për shoqërinë dhe kulturën në mësim të gjuhës gjermane si dhe ndikimi i saj për popullaritetin ndaj lëndës së gjermanishtës (krah. Salomo, në Vorb.). Studimi tregon që më tepër se gjysma e mësimdhënësve të gjuhës gjermane konsiderojnë, që është vështirë tu ligjërohet të rinjve. Si sfidë të veçantë mësimdhënësit e përjetojnë mungesën e motivimit të nxënësve dhe nxëneseve të tyre.

NJOHURITË PËR SHOQËRINË DHE KULTURËN E RRISIN MOTIVIMIN

Përveç gjuhës gjermane të bartën informacione edhe për shoqërinë edhe kulturën, mendojnë pothuajse të gjithë mësimdhënësit e anketuar që është e rëndësishme. Kjo gjithsesi nuk don të thotë që në fund të fundit të përpunohen këto përmbajtje shpesh në mësim. Sipas vlerësimit të nxënëseve dhe nxënësve të anketuar një e treta prej tyre mëson vetëm pak ose aspak për Gjermaninë. Tre e katërta e të rinjve dëshirojnë, që në mësim të kuptojnë më tepër mbi Gjermaninë. Sa e kuptimtë është që të mirret seriozisht dëshira e nxënëseve dhe nxënësve, këtë e dëshmon poashtu studimi: me rritjen e pjesës për shoqërinë dhe kulturën gjermane rritet entuziazmi i të rinjve për lëndën e gjuhës gjermane (shih fotografinë).

Reciprok ndërmjet njohurive të shoqërisë dhe kulturës në mësim © Dorothé Salomo Fotografia tregon qartë raportin e fortë reciprok ndërmjet njohurive të shoqërisë dhe kulturës në mësim (“A mëson ti në orën e gjuhës gjermane shumë për Gjermaninë?”) dhe popullaritetit të lëndës gjuhë gjermane (“A të pëlqen gjuha gjermane si lëndë shkollore?”).

MUZIKA DHE FILMA NXISIN MOTIVIMIN PËR MËSIM

Musik im Unterricht steigert die Motivation © Goethe-Institut/Sonja Tobias Muzika dhe filmat në mësim përkrahin proçesin e mësimit dhe nxisin tek nxënësit e rinjë motivimin e gjuhës gjermane. Studimi tregon që nxënëset dhe nxënësit kanë më shumë kënaqësi gjatë mësimit të gjuhës gjermane, aq më shpesh kur zbatohet muzika dhe filmat në mësim. Këto dy mediume luajnë një rol qendror tek të rinjtë poashtu edhe në kohën e lirë: 92% prej tyre dëgjojnë me ëndje muzik dhe 86% shikojnë me ëndje filma. Përdorimi i tyre në mësim has në një miratim të madh. Përveç kësaj muzika dhe filmat çdoherë bartin përmbajtje shoqëroro-kulturore – dhe kjo mund të jetë një shkak tjetër për popullaritetin.

Sa për krahasim, përdorimi i internetit në mësim nuk kontribon që nxënësit më tepër ta duan mësimin e gjuhës gjermane, edhe pse 89% e të rinjve në kohën e tyre të lirë surfojnë me kënaqësi në internet. Vetë përdorimi i internetit nuk sjellë domosdoshmërisht ndonjë efekt pozitiv. Është e rëndësishme, që përdorimi internetit në mësim të bëhët në mënyrë të kuptimtë, ashtu që të ofron një “vlerë shtesë mediatike-didaktike” (krah. Majberger). Interneti shpesh herë përdoret në mësim pa asnjë lidhje me Gjermaninë (p.sh. për të mësuar fjalë) ose me ndonjë qëllim kërkimor. Përkundrazi, muzika gjermane dhe filmat në vete bëjnë lidhje me shoqërinë dhe kulturën.

Deutsche Freunde wirken sich positiv aus

Shokë gjerman ose të njohur nxisin tek të rinjtë dëshirën për mësim të gjuhës gjermane. Ata të rinjë, që në studimin thonin se, kanë shokë ose të njohur nga Gjermania e duan më tepër mësimin e gjuhës gjermane.

Schüleraustausch zwischen amerikanischen und deutschen Jugendlichen. © Goethe-Institut/Daniel Seiffert Për gjatë fazës rinore interesi për bashkëmoshatarët është i madh ndërsa njëkohësisht me këtë edhe nevoja për të komunikuar me shokët. Pa dyshim se kjo është njëra prej arsyeve pse të rinjtë me shokë gjerman janë më fuqishëm të interesuar për mësimin e gjuhës gjermane. Kjo me siguri nuk është arsyeja e vetme – sidomos kur nga shumë të rinjë përdoret gjuha angleze si “lingua franka”. Edhe më tepër të rinjtë janë të motivuar, që të mësojnë një gjuhë të huaj, kur ata këtë mund ta përdorin në situata autentike. Poashtu edhe kontakte personale me folës të një kulture çojnë shpesh në atë që të largohen paragjykimet negative. Kjo gjithsesi vërehet edhe në raport me motivimin e të mësuarit.
 

PLANET PËR ARDHMËRI NË GJERMANI E RRISIN MOTIVIMIN

Të moshuarit sipas rregullës, mësojnë për të arritur qëllime të caktuara – që më së shpeshti kanë të bëjnë me profesionin – dhe atë njohuri ta përdorin menjëherë. Fëmijët dhe të rinjtë megjithatë përfitojnë njohuri dhe shkathtësi që të njejtat të mund ti përdorin në një kohë të më vonshme në jetën e tyre (krah. Shaje & Vilis, 2000). Për këtë shkak nxënëset dhe nxënësit e rinjë jo çdo herë këtë vlerë të njohës së gjuhës gjermane e kanë të njohur. Epoka e të rinjve, përveç kësaj, është e veçuar me një kërkim intensiv pas orientimit dhe dhënies së kuptimit në jetë (krah. Hurelman, 2010). Nga kjo arsye, të rinjtë shpesh herë pyesin për kuptimin (ose jo kuptimin) në lidhje me mësimin e gjuhës gjermane.
 
Nëse të rinjtë lidhin qëllime konkrete me mësimin e gjuhës gjermane - edhe po të jenë të më vonshme – interesi për mësimin e gjuhës gjermane është tepër i lartë. Studimi tregon: motivimi për gjuhën gjermane rritet paralelisht me dëshirën më të madhe të nxënëseve dhe nxënësve për studime ose punë në Gjermani.

ÇFARË MUND TË MARRIN PARASYSH MËSIMDHËNËSIT NË MËSIM?

Mësimdhënësit mund ta rrisin dëshirën për mësimin e gjuhës gjermane tek nxënëset dhe nxënësit e tyre nëse:

  • në mësim ata përpunojnë më shpesh përmbajtje shoqëroro-kulturore – në këtë bën pjesë posaçërisht muzika dhe filmat gjerman,
  • të stimulojnë kontaktin me nxënëse dhe nxënës gjermanofolës, p.sh. përmes kontakteve me e-mail me klasa shkollore gjermane, shkëmbime të nxënësve etj.
  • nxënësit të njihen me mundësitë të cilat lidhen me mësimin e gjuhës gjermane, p.sh. studime ose punë në ndonjë shtet gjermanofolës
     

 

„Was tun mit…unmotivierten Jugendlichen?“ (Youtube.com)
 

PRAPVIJË

Më tepër se një vit Dorote Salomo ishte në detyrë të Gëte-Institutit në shumë shkolla të ndryshme të mesme në mbarë botën, për të hulumtuar motivimin e mësimit tek të rinjtë për lëndën e gjuhës gjermane. Në kornizë të këtij studimi, ajo me ndihmën e një pyetësori ka pyetur më tepër se 4000 nxënëse dhe nxënës, si dhe 500 mësimdhënëse dhe mësimdhënës të gjuhës gjermane. Pjesëmarrësit vinin nga vendet në vijim: Egjipti, Bosna dhe Hercegovina, Brazili, Kina, Franca, India, Indonezia, Italia, Kameruni, Meksika, Holanda, Polonia, Rusia, Spanja, Çekia, Turqia dhe SHBA-të.

 

Literatur

Bettermann, Rainer: Sprachbezogene Landeskunde. In Hans-Jürgen Krumm / Christian Fandrych / Britta Hufeisen / Claudia Riemer (Hrsg.): Deutsch als Fremd- und Zweitsprache. Ein internationales Handbuch. De Gruyter Mouton, 2010.
 
Heyd, Gertraude: Deutsch lehren: Grundwissen für den Unterricht in Deutsch als Fremdsprache. Diesterweg, 1991.
 
Huneke, Hans-Werner & Steinig, Wolfgang (Hrsg.): Deutsch als Fremdsprache. Eine Einführung. Erich Schmidt Verlag, 2002.
 
Hurrelmann, Klaus: Lebensphase Jugend. Eine Einführung in die sozialwissenschaftliche Jugendforschung. (10. Auflage) Juventa, 2010.
 
Mayrberger, Kerstin: Digital, mobil und vernetzt.Magazin Sprache, Goethe-Institut, Juli 2014.
 
Salomo, Dorothé: Deutschland, Deutschlernen und Deutschunterricht aus der Sicht von Jugendlichen und Lehrkräften in verschiedenen Ländern weltweit. Eine empirische Studie. Goethe-Institut 2014.
 
Schaie, K. Warner & Willis, Sherry L.: A stage theory model of adult cognitive development revisited. In Robert L. Rubenstein et al. (Hrsg.): The many dimensions of aging: Essays in honor of M. Powell Lawton. Springer, 2000.