Gjermanisht për fëmijët Filma në mësim – më tepër argëtim gjatë të mësuarit e gjuhës

Fëmijët i duan filmat
© goodluz – Fotolia.com

Fëmijët i duan filmat. Në mësim ato ofrojnë shumëllojshmëri dhe argëtim – dhe promovojnë proçesin e të mësuarit. Në çfarë duhet të kenë kujdesë mësimdhënësit gjatë përdorimit të tyre në mësim? Disa këshilla dhe shembuj praktikë.

Fëmijët nuk e mësojnë gjuhën e tyre amtare dhe gjuhët dyta aq pa mundim dhe aq shpejtë, sikur që supozohet shpesh. Ky është një proçes afatgjatë, që kërkon një qasje metodike-didaktike të menduar mirë. Mësimi i hershëm i gjuhës së huaj duhët të ofrojë gjatë kësaj kushte të mësimit që do të kenë parasysh që të gjitha fushat zhvilluese si në aspektin e gjuhës, atë social, emocional, kognitiv poashtu edhe në aspektin motorik. Fëmijët gjithnjë e më të vegjël ndikohen sot nga mediat dhe janë shumë të orientuar në mënyrë vizuele, “ata nuk dëshirojnë vetëm të dëgjojnë dhe të flasin, ata dëshirojnë atë të dëgjuarën edhe ta shohin” (Ryk 2004: 204). Filmat në mësimin e hershëm të gjuhëve të huaja janë të përshtatshëm për këtë.

ARSYE TË MIRA

Mediat e reja kanë diçka magjike për fëmijët. Kështu një film me aktivitetet që pasojnë në vijim mund të kontribon që të largohen rutinat në mësim. Nxënësit e vegjël do të motivohen, interesi dhe dëshira për gjuhën e re dhe kulturën e gjuhës së synuar mund të (ri-) zgjohen. Filmi dhe aktivitetet e ndryshme e pamundësojnë humbjen e shpejtë të koncentrimit.

Filma © DragonImages – Fotolia.com Përmbajtja e filmit kontribon shumë për proçesin mësimor në sferën kognitive: fëmijëve ju prezantohen tema emocionuese dhe interesante, barten përmbajtje për vendin dhe futet ose përforcohet fjalor i ri. Gjatë shikimit të filmave në të njejtën kohë nxitën lloje të ndryshme të shqisave. Nga kjo më tepër përfitojnë fëmijët me aftësi më të dobëta: Është lidhja e fotografisë dhe e zërit që e lehtëson formimin e kuptimit. Fjalori shpesh mund të rrjedh nga konteksti, gjë që e bën përdorimin e gjuhës amtare të tepërt.

Fëmijët mund të bëjnë edhe vetë filma. Ata vizatojnë fotografi për fjalorin përkatës, zhvillojnë ngjarje të vogla, të cilat mund ti filmojnë me telefonat e tyre celular. Kështu ata mbledhin përvojat e tyre të para në prodhimin e filmave të tyre të shkurtër, të cilat për shembull mund të vendosen në rrjet nëpërmjet YouTube.

UDHËZIME PËR PËRDORIMIN E FILMAVE

Filmat në asnjë mënyrë nuk janë qëllim në vetvete, ata duhet të mbështesin proçesin mësimor, të jenë argëtues dhe ta pasurojnë mësimin (krahaso Vidlok 2014: 45). Të shikuarit e përbashkët duhet të nxit mësimin e gjuhës dhe të nxit të folurit e gjuhës. Prandaj, filmat nuk duhet t'i stërngarkojnë nxënësit, as në gjuhë e as në mënyrë kognitive. Poashtu: Mësuesi duhet të dijë përmbajtjen e filmit dhe nëse është e nevojshme, të lehtësoj të kuptuarit paraprakisht me teknika përkatëse.
 
Si detyra dhe ushtrime shtesë është e nevojshme për të gjithë fëmijët dhe për të gjitha llojet e të mësuarit të ketë diçka: aktivitete joverbale, të tilla si ilustrimi i një skene, diktimi me vizatim apo lojë me pantomimë, si dhe detyra të gjuhës si të qëlluarit e fjalëve ose duke bërë asociacione. Për fëmijët që duan të flasin shumë, përshtaten lojra të thjeshta me role, në të cilat atë që kanë mësuar të re e përdorin në kontekstin komunikativ gjuhësor. Përmbajtjet gjatë kësaj duhet të jenë relevante për fëmijët dhe të jenë të lidhur ngushtë me përvojat e tyre personale. Përmbajtjet e thjeshta të njohura nga jeta e përditshme ua nxisin dëshirën nxënësve të vegjël për të folur.
 
Dhe rregulli është: më pak është zakonisht më shumë. Duhet të merret parasysh, që periudha e koncentrimit në këtë grupmoshë është shumë e shkurtër. Edhe një film që zgjat prej tre deri pesë minuta me ushtrime, që ofrojnë mundësi për aktivitete kreative përmes lojrave mund të kontribojë shumë për proçesin e mësimit të gjuhëve të huaja.

MATERIALE PËR MËSIM

Nga i preferuari “Emisioni me elefantin” Gete-Instituti ka bërë përzgjedhjen e filmave të shkurtër. Në gjithsej tre DVD-të gjinden filma vizatimorë të shumtë dhe filma për natyrën në nivelin gjuhësor prej A1 deri B1. Filmat janë tepër të përshtatshëm për mësimin e hershëm të gjuhëve të huaja në shkollimin fillor.
 
B wie Burg und Blume

Tre filma të shkurtër nga “Emisioni me elefantin” për shkronjat B, D dhe F i keni në dispozicion për ti shkarkuar. Sipas shembullit të morfemës D do të shihni se filmin mund ta përdorni në mësim. Do të gjeni shembuj edhe për detyra më të vështira. Për të dy filmat tjerë ju mund t’iu jepni vetë nxënësve të prodhojnë filma. Ju dëshirojmë shumë argëtim!

   

Literatur

Rück, Heribert: „Prinzipien des frühen Fremdsprachenerwerbs.“ In: Neusprachliche Mitteilungen aus Wissenschaft und Praxis 57/2004, 188-207.

Widlok, Beate: „Die Sendung mit dem Elefanten lädt zum Mitmachen ein – Kurzfilme im frühen Fremdsprachenunterricht.“ In: Frühes Deutsch 31/2014, 39-45.