Manifesti „Qëndrimi është i rëndësishëm“ "Ne po përjetojmë një brutalizim të gjuhës“

What made the appeal “Attitude counts” necessary?
Photo (detail, Screenshot “Attitude counts”): © BLLV

Ofendime në oborrin e shkollës, gjuhë të urrejtjes në pushim: Simone Flajshman, kryetare e Shoqatës së mësuesve të Bavarisë, paralajmëron nga një mënyrë e sjelljes agresive – dhe këtë apel ajo e drejton edhe tek kolegët, prindërit, gazetarët dhe politikanët. Sepse: „Fëmijët mësojnë nga shembulli.“

Zonja Flajshman, Shoqata e mësuesve të Bavarisë (SHMB) në verën e 2016 botoi Manifestin „Qëndrimi është i rëndësishëm“. Në të paralajmëroni një ndarje të shoqërisë sidomos nga populistët e djathtë dhe nga ekstremistët e djathtë dhe ktheni kundër agresivitetit në gjuhë dhe të sjelljes që është gjithnjë e më shumë në rritje. Përse u bë i nevojshëm një Manifest i tillë? 

Kjo ka më shumë arsye: Unë në funksionin tim si kryetare e SHMB-së isha në leximin e parë të Ligjit për integrime në Kuvendin Bavarez si mysafire dhe përjetova sa është agresive atmosfera, dhe se si kryetarja e Kuvendit disa herë me radhë i thirri për rend dhe qetësi deputetët që merrnin pjesë në debatin. Më pastaj më shumë kolege dhe kolegë raportuan, që janë sulmuar verbalisht kur ata në cfarë do lloji janë përpjekur në punën me refugjatët. Një arsye tjetër ishin ankesat e fuqishme të prindërve, që frikësoheshin, që fëmijëve të tyre më pak do të ju kushtohej vëmendje për arsye se për fëmijët refugjatë janë hapur më shumë kurse për gjuhën gjermane.

Pikë nisëse kyçe e apelit Tuaj janë diskutimet shoqërore për refugjatët të cilët shpesh udhëhiqen nga dy pikëpamje krejtësisht të kundërta. Çfarë shohin mësuesit gjatë kësaj teme?

Simone Flajshman prej vitit 2015 Kryetare Shoqatës së mësuesve të Bavarisë me afërsisht 61.000 anëtarë. Fotografi (Shkëputje) BLLV Fotografi (Shkëputje) © BLLV Shkolla është pasqyrë e një shoqërie. Disa politikanë guxojnë në zgjedhjen e fjalëve – sikur për refugjatët – edhe pastaj ky debat politik-agresiv bartet përmes mediumeve nëpër shtëpitë e prindërve. Sa më e ashpër të bëhet biseda politike – edhe ajo verbale – aq më fuqishëm nguliten fyerjet në kokat e popullatës dhe aq pamëshirshëm deklarohen njerëzit. Kjo mund të ndjehet edhe nëpër shkollat: Aty brohoritet „të huaj të mallkuar“, aty diskriminohen pakicat. Ne po përjetojmë një brutalizim të gjuhës e cila shpie deri aty që fëmijët më nuk mund ti ndjejnë proçeset demokratike.

Ku e shihni Ju shkakun e këtij zhvillimi?

Fëmijët mësojnë nga shembulli. Nëse vërejnë, që të moshuarit reagojnë me fyerje në konflikte, atëherë ata këtë e pranojnë. Posaçerisht te fëmijët dhe të rinjtë mënyra e të menduarit shumë shpejtë kthehet në veprime. Nga kjo ne tërheqim vërejten: Ne duam të shmangim rritjen e një gjenerate, e cila i lëndon të tjerët jo vetëm me fjalë agresive por edhe me veprime agresive.

Manifesti mbaron me thirrjen, që të tregohet qëndrim për një shoqëri kozmopolite dhe një trajtim plot respekt me njëri-tjetrin. Çfarë don të thotë kjo konkretisht?

Nëse një i ri në sallë brohorit „të huaj të mallkuar“, unë si mësues duhet patjetër të shkoj aty te ai dhe me një qëndrim të qartë të trupit dhe me një të folur të qartë ti them: „Jo kështu!“ Dhe atëherë të bëhem shembull: që të mos brohoritet si reakcion i deklaratës së nxënësit ose nxënëses, por përmes bisedës personale të kuptosh se çfarë fshihet pas kësaj.
Konkretisht ne dëshirojmë, që mësuesja dhe mësuesi në përditshmërinë në shkollë të ndërhyjnë dhe të ndalojnë fyerjet – në mësim, në pushim, në oborr të shkollës, por edhe në mbledhje prindërore. Që të ju kërkojnë pjesëmarrësve të sillen korrekt njëri me tjetrin dhe të mos diskriminojnë askënd. Qëllimi ynë poashtu është, që ky Manifest të gjenë një përkrahje të gjërë në shoqëri. Në i bëjmë thirrje të gjithëve që të kenë guximin, në situata të vështira të ngriteni dhe të thoni „Stop!“

Kujt i duhet më tepër ndihma për „të tregosh qëndrim“: nxënësve, mësuesve, prindërve, gazetarëve ose politikanëve?

Kjo është një sfidë për të gjithë shoqërinë dhe të gjithë jemi të thirrur. Ne që të gjithë duhet të tregojmë qëndrim – a në tryezë, ose në shkollë, nëpër mediume. Me çfarë toni është shkruar një artikull? Çfarë ndodhë nëse njëri e diskrediton të tjetrin? Çfarë thotë mësuesja në shkollë? Si flasin njerëzit tek kasapi për refugjatët në fqinjësi? Në këto situata ne të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm dhetë ndërhyjmë.

Çfarë duhet të kontribojë politika për një komunikim të përmirësuar – duke marrë parasysh nga këndvështrimi i arsyeshëm i përdorimit të fjalëve?

Disa politikanë me plot vetëdije i nxisin popujt kundër njëri-tjetrit. Ato ne me siguri që nuk do të mund ti arrijmë me Manifestin tonë. Neve na duhet më shumë hapësirë për edukim demokratik nëpër shkollat. Plani mësimorë nuk duhet të kalon vetëm thjeshtë formalisht, por ne tani duhet të reagojmë për ndryshimet shoqërore. Ne duhet të gjejmë kohë, që të flasim me nxënësit, se si funksionojnë proçeset demokratike. Si mund të marrim një vendim? Si sillemi me mendimet e të tjerëve dhe qëndrimet e të tjerëve? A do ti brohorisim njëri-tjetrit apo do të dëgjohemi dhe të negociojmë? Ne duhet të jemi njëkohësisht edhe shembull për nxënëset dhe nxënësit, dhe ti lejojmë që të përjetojnë se çfarë don të thotë një debat demokratik.

Si janë gjasat sipas Jush për një bashkëjetesë me respekt të plotë nëpër shkollat dhe në shoqëri?

Me Manifestin ne dëshirojmë që gishtin ta vëndojmë tek plaga dhe të përpiqemi ti përkrahim njerëzit, që të kenë guxim të tregojnë qëndrim. Unë u bëra pedagoge sepse çdoherë kam qenë e bindur se pikërisht me fëmijët dhe të rinjtë mund të ushtrohen mënyrat pozitive të sjelljës, të flitet dhe të jetohet. Të gjithë shkollat kanë detyrën që të arsimojnë dhe të edukojnë. Integrimi, inkluzioni dhe digjitalizimi janë tre sfidat më të mëdha për shkollat. Ne mësueset dhe mësuesit japim kontribut të madh që të përballojmë këto detyra dhe unë jam optimiste, që edhe në të ardhmën do të kemi sukses në këtë.