Gjermanisht me çorape Kur kukullat flasin

Esthera (Esther) dhe Çorapja (Socke)
© Nachtmann & Silies GbR / WDR 2015

Si mund të mësojnë fëmijët gjermanishten me kukulla çorape të punuara me dorë dhe me tabletë? Krijuesit e „Deutsch mit Socke“ tregojnë, se sa është e lehtë.

Një kukull e kuqe me emrin „Socke“ (Çorape) takohet me Estheren (Esther), një person. Esthera bisedon me Çorapen gjermanisht, një gjuhë që kukulla e vogël nuk e ka krejtësisht të njohur. Çfarë mund të shkojë keq?  Shumëçka, me shpresë, dhe për këtë bëhet fjalë në „Deutsch mit Socke“. Serinë e re televizive për WDR/KiKa e ka prodhuar Puppet Empire, një grup aktorësh të kukullave dhe regjisorësh. Çorapja përsërit gjithçka që thotë Esthera dhe nuk kujdeset në detaje për gramatikën e gjermanishtes. Megjithatë, komunikimi mes tyre funksionon mirë. Një hyrje e mrekullueshme në botën gjermanishtfolëse.

Wie heißt du
Mirëpo, si mund të mësojnë fëmijët gjuhën gjermane nëpërmjet kukullave prej çorapesh të punuara nga vetë ata në klasë? Këtë e zbulojnë tridhjetë mësues të shkollave fillore, pedagogë dhe edukatorë nga Polonia nën udhëheqjen e regjisorëve, një ofertë e Goethe-Institut në Varshavë. Së pari shikohen filmat dhe „Deutsch mit Socke“ i impresionon pjesëmarrësit, pasi që çdo herë qesh edhe më me zë ose pasi që raporti mes njeriut dhe kukullës është aq i mirë.

TANI është koha për të bërë mjeshtëri

Mjaft shikuat, tani është koha për të bërë mjeshtëri! Brenda një ore, të gjithë pjesëmarrësit e shkollës gjermane kanë krijuar nga një kukull çorape: Së pari zgjidhni çorapen, pastaj merrni një copë kartoni dhe preni një „O“; „O“-në paloseni në mes, pjesët e përparme ngjitni me shirit ngjitës të dyanshëm, rrotullojeni çorapen nga e majta dhe ngjiteni  „O“-në në thembër. Rrotullojeni përsëri çorapen dhe – voilà – kukulla u bë me gojë.

Tani e ka radhën kreativiteti juaj: sytë, flokët, buzët, rrobat – të gjitha këto materiale mund të blihen lirë ose madje edhe ka edhe falas. Pjesëmarrësit, më vonë edhe fëmijët gjithçka duhet të bëjnë vetë.



Një kukull çorape e përfunduar © Till Nachtmann & Stefan Silies Kështu krijohet një qenie që po zhvillon gjithnjë e më shumë karakterin e vet. Çorapja është pikërisht ashtu siç dëshiron të jetë një çorape, jo përherë ashtu siç dëshirojnë pjesëmarrësit. Disa nga pjesëmarrësit janë të zhgënjyer. "Ajo duhet të duket e bukur!", mirëpo, së shpejti vijnë mesazhe nga të tjerët: "Është e mrekullueshme! Shikoni si qesh ajo. Ajo është gazmore! "Edhe gjoja rikat e shëmtuara janë të bukura.

përpara kamerës

Kukullat e dorës janë gati. Çfarë tani? Së pari ta provojmë. Udhëheqësi i kursit e merr fotoaparatin e vet, e vendos në modalitetin e videos dhe thotë: „Të këndojmë!“ Pasi që do të filmohen vetëm kukullat, e jo edhe aktorët e kukullave, kjo do të thotë: një mundësi për zëra të pakuptimtë, shprehje të bukura dhe një atmosferë e zhurmshme. Kështu për një kohë të shkurtë krijohen shumë skena të vogla: Dy kukulla çorape të cilat zihen për një laps („Ai është i imi!“ „Jo! Ai është i imi!“). Me rëndësi është që skena duhet të ketë fillim dhe mbarim. Idetë për skenat e ndryshme dalin nga situatat e përditshme konfliktore: Prindër, të cilët duan ta shtyjnë fëmijën e tyre t’i bëjë detyrat e shtëpisë apo ta pastrojë dhomën; një zënkë mes vëllezërve e motrave; prezantimi i një nxënëse të re në klasë – pak fërkime patjetër të ketë!

aspak e vështirë

Pjesëmarrësit mësojnë shpejtë se ku duhet të kenë kujdes: ta lëvizin gojën, kur kukulla flet; ta mbajnë të shtrirë krahun, me qëllim që kukulla të mund të qëndrojë drejtë; të bëjnë me dije ose të krijojnë vijën e qartë të poshtme të fotografisë; gjithmonë kukulla të shikojë në kamerë; të dëgjohen saktë aktorët tjerë, me qëllim që të mund të reagojnë; mos  të nguten dhe të qëndrojnë të qetë.

Qoftë me modalitetin e videos të fotoaparatit tuaj, të telefonit të mençur apo të një tableti, mund të bëhen shumë gjëra. Dhe, nëse i përmbahemi rregullave themelore – kamera të mbahet qetë dhe afër kukullës – pak mund të shkojë huq. Me programet, të cilat pjesërisht mund të gjenden falas në internet, mund të bëhet prerja e një videoje në fillim apo mbarim, të instalohet një prerje apo të futet muzikë dhe tituj.

Regjisorët e filmave nga Këlni gjithmonë kanë të njëjtën përvojë në praktikë: qoftë në shtëpitë e refugjatëve në Gjermani apo në shkollat private në Turqi, fëmijët formojnë një bashkësi të fortë me kukulla të bëra nga vetë ata dhe me kënaqësi i lënë të flasin. Dhe kur kukullat flasin, flasin edhe fëmijët.