Eksperimente ne mesimin gjermanishtja si gjuhë e huaj Përse flutoron një balon?

Si funksionon një balon? - Kjo pyetje gjithashtu mund ti angazhon nxënësit ne orët e gjuhës gjermane si gjuhë të hujë.
© SE Viera Photo Adobe Stock

Eksperimentet shkencore sjellin gjallëri në mësimet e DaF. Ata bëjnë nxënësit kuriozë dhe inkurajojnë nxitjen e tyre për kërkime. Kjo i lejon nxënësit të eksperimentojnë në mësimet e tyre pa lënë pas dore përmbajtjen e planprogramit DaF.

Përmes përvojës dhe përjetimi të sjell mësimi deri te të kuptuarit. Nxënësit përjetojnë sukses njohës duke zbuluar dhe kuptuar marrëdhënie të thjeshta shkencore ose teknike. Këto marrëdhënie mund të ilustrohen edhe nga eksperimente të thjeshta në orët e gjuhës gjermane dhe përvojat pozitive të mësimit nxisin nxënësit të shprehin njohuritë e tyre edhe në gjuhën e huaj. Kjo i pasuron  orët e gjuhës gjermane.

GRUPET PËR EKSPERIMENTE NË ORËT E GJUHËS 

Eksperimente shkencore  mund të kryhen nga mësimdhënës të gjuhës gjermane nga niveli A2 i gjuhës. Nuk ka rëndësi nëse  mësoni fëmijë, adoleshentë   apo të rritur. Megjithatë, kjo varet nga  përzgjedhja e eksperimenteve. Në fakt nxënësit janë në gjendje të kuptojnë në mënyrë kognitive  kontekstet natyroro shkencore, edhe nëse ato nuk mund t'i shpjegojnë  (ende) në gjuhën gjermane. Përgjigjet e tyre verbale dhe / ose jo verbale japin reagime mësuesit nëse ato kanë kuptuar udhëzimet gjermane dhe përmbajtjet lëndore.

PËRZGJEDHJA E EKSPERIMENTE 

N[ë orët e gjuhës gjermane, si gjuhë e huaj t duhet mësusesit që ti shmangin eksperimentet demonstruese sa më shumë që të jetë e mundur. Duhet të zgjidhni eksperimentet që nxënësit mund ti yhvillojnë  në grupe të vogla. Puna në grupe i  inkurajon ato që mësojnë gjuhë që të shkëmbejnë ë çështjen e hulumtimit, idetë e tyre të zgjidhjes, eksperimentin dhe rezultatet. Kjo me siguri bëhet tek fillestarët në gjuhën amtare. Megjithatë, mësuesi ka mundësi ti drejtojë grupet individuale në gjermanisht dhe t'i mbështesë ato individualisht.

Eksperimenti i gotave të këndimit mund të zbatohet lehtësisht në grupe të vogla. Eksperimenti i gotave të këndimit mund të zbatohet lehtësisht në grupe të vogla. | © Goethe-Institut Kriteret e rëndësishme për përzgjedhjen janë shkalla e vështirësisë së eksperimenteve dhe materialeve të nevojshme. Sidoqoftë, eksperimentet duhet të jenë të thjeshta dhe mund të bëhen me materiale shtëpiake ose të paktën me materiale me kosto të ulët.

Gjatë përzgjedhjes, mësuesit duhet t'i kushtojnë vëmendje pyetjeve shkencore ose teknike që mund ti përgjigjen eksperimentit dhe se si kjo përshtatet me temën në orët e gjuhës gjermane.
 
 

TEMA TIPIKE NË ORËT E     GJUHËS GJERMANE
SHEMBUJ TË PYETJEVE TË KËRKIMIT
Udhëtime
 
Përse fluturon një balon? Si fluturon një raketë?
Stinë dhe festa
 
Përse ngrin liqeni  nga lartë poshtë?Përse rrotullohet piramida e krishtlindjeve?
Moti dhe mjedisi
 
Përse nuk guxojmë të lahemi kur ka stuhi? Çfar është efekti i shtyrjes?
Orijentimi
 
Ku është hëna e plotë? Si të orientohemi në detë?


NDËRLIDHJE E EKSPERIMENTEVE NË  MËSIM

Pra kështu  duhet të përfshihet një eksperiment në mësim. Pra kështu duhet të përfshihet një eksperiment në mësim. | © ScienceLab Gjëja më e rëndësishme është lidhja me botën jetësore të nxënësve. Në varësi të moshës dhe fazës së zhvillimit, mund të priten njohuri të ndryshme shkencore dhe teknike. Në një bashkërendim tematik me planprogramin e mësimeve gjermane, mësuesit duhet të krijojnë një situatë të nivelit të hyrjes që ngjall interesin e nxënësve. Mund të jetë një vëzhgim, një trillim ose një histori e vërtetë, një foto, një film, një objekt ose një person.

Kjo situatë hyrëse parashtron pyetje për studimt. Kjo pyetje kërkimore është objekti kryesor i studimit. Studentët zhvillojnë ide se si mund të përgjigjet kjo pyetje kërkimore. Në varësi të nivelit të gjuhës, mësuesit mund të specifikojnë alternativa të ndryshme ose nxënësit të diskutojnë lirisht në kuptimin e Scaffoldingut. Eksperimenti është një rishikim i këtyre ideve. Është e rëndësishme që nxënësit të këmbejnë rezultatet dhe të punojnë gjatë rrjedhës së eksperimentit në aspektin e gjuhës. Rezultatet mund të çojnë gjithashtu në një pyetje të re të hulumtimitt dhe në zgjerimin e hetimeve


8 HAPA PËR PËRGATITJEN

1. Shikoni më nga afër temat e planprogramit tuaj te lëndes gjuha gjermane si gjuhë e huaj dhe kërkoni referenca shkencore.

2. Kërkoni një eksperiment të përshtatshëm në librat dhe faqet e internetit të eksperimenteve.

3.Gjeni një lidhje me temën: Cila pyetje kërkimore mund ti përgjigjet këtij eksperimenti? Dhe si përputhet kjo pyetje kërkimore me temën tuaj?

4. Provoni eksperimentin!

5. Mendoni se cilat fjalorë dhe konstrukcione gramatikore mund të lehtësohen, zhvillohen ose praktikohen me këtë eksperiment (për shembull, krahasimet ose format e shkallëzimit).

6. . Gjeni aktivitete të përshtatshme për të mësuar fjalorin dhe gramatikën në kontekste të ndryshme.

7. Formuloni qëllimet mësimore për këtë njëhsi mësimore.

8.Entwickeln Sie Möglichkeiten, das Thema fortzusetzen und zu erweitern.

Prai ju uroj shumë argëtim, gjatë kërkimit të një eksperimenti të përshtatshëm për orët tuaja!