Goethe-Zertifikat B1

Portreti i një të riu duke buzëqeshur dhe duke treguar  me gishtin lart Foto: Getty Images/DexImage

Ju dëshironi ...

  • të ndiqni një kurs përgatitor për studime të mëtejshme në Gjermani
  • të jetoni dhe të punoni në Gjermani
  • të dëshmoni njohuritë e marra në nivelin B1
  • një certifikatë zyrtare dhe të njohur në rang ndërkombëtar

Goethe-Zertifikat B1 është një provim i gjermanishtes për të rinj dhe të rritur. Ai konfirmon përdorim të pavarur të gjuhës gjermane dhe i përgjigjet nivelit të tretë (B1) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).

Me kryerjen e suksesshme të provimit ju tregoni, se ...

  • mund të kuptoni informacionet kryesore, nëse përdoret gjuha standarde dhe nëse bëhet fjalë për situata të njohura nga jeta e punës, e shkollës, e kohës së lirë, e kështu me radhë.
  • mund të zotëroni shumicën e situatave, të cilat mund t'i hasni gjatë udhëtimit në vendet gjermanishtfolëse.
  • mund të shpreheni thjesht dhe në mënyrë koherente rreth temave të njohura dhe fushave të interesit personal.
  • mund të flisni mbi përvoja dhe ngjarje, të përshkruani ëndrra, shpresa dhe qëllime, si dhe të argumentoni apo të jepni shpjegime të shkurtra.

Orari i provimit

B1J (për adoleshentë)

Orari 2018/2019 Tarifat e provimeve
04.06.2019 5600 MKD
17.07.2019 5600 MKD

B1

 
Orari 2018/2019 Tarifat e provimeve
23.11.2018 5600 MKD
21.12.2018 5600 MKD
25.01.2019 5600 MKD
22.02.2019 5600 MKD
29.03.2019 5600 MKD
19.04.2019 5600 MKD
31.05.2019 5600 MKD
28.06.2019 5600 MKD
23.07.2019 5600 MKD
23.08.2019 5600 MKD
27.09.2019 5600 MKD
25.10.2019 5600 MKD
29.11.2019 5600 MKD
20.12.2019 5600 MKD

*Afati i regjistrimit është dy javë para datës së provimit ose deri sa të mbushen vendet.

 

Paraqitja dhe hyrja në provimet Goethe është e mundur vetëm me pasaportë të vlefshme!    

Këshillime dhe regjistrime

 

Me rëndësi! Informata për pjesëmarrësit e provimeve nga Kosova:

Pjesëmarrësit në provim nga Kosova mund të paraqiten për në provim kryesisht në Goethe-Zentrum në Prishtinë (adresa: Mujo Ulqinaku 19-21, Prishtinë) dhe sipas nevojës do të marrin informata për kapacitetet e Institutit Gëte në Shkup. 

REZULTATET

Ergebnisse B1 25.01.2019
Ergebnisse B1 21.12.2018
Ergebnisse B1 23.11.2018
Ergebnisse B1 26.10.2018
Ergebnisse B1 21.09.2018
Ergebnisse B1 31.08.2018
Ergebnisse B1, 23.07.2018
Ergebnisse B1, 29.06.2018
Ergebnisse B1J- für Jugendliche, 20.06.2018
Ergebnisse B1, 01.06.2018
Ergebnisse B1J- für Jugendliche, 30.05.2018




 

Përgatitje

Materiale për ushtrime

Këtu mund të gjeni modele testesh dhe ushtrimesh për të ushtruar online, gjithashtu pa barriera dhe interaktive. 

Informata plotësuese

Kushtet, përmbajtjet e provimeve dhe informata të tjera për Goethe-Zertifikat B1 mund t’i gjeni këtu: