Informata plotësuese
2018

Prapa deri te Goethe-Zertifikat B2

Goethe-Zertifikat B2 është ripunuar. Goethe-Zertifikat B2 i vjetër mund të merret deri më 31.12.2018 në mbarë botën dhe deri më 31.07.2019 në qendrat e përzgjedhura të provimeve. Ju lutemi të informoheni në qendrën tuaj të provimeve. 

Hap pas hapi: pjesët e provimit

Provimi Goethe-Zertifikat B2 përbëhet nga pjesët: leximi, dëgjimi, shkrimi dhe të foluarit (provimi me gojë në çift ose individual).
Provimi zhvillohet dhe vlerësohet në mënyrë të njësuar në mbarë botën.
 

Leximi

Do të lexoni tekste të ndryshme, si njoftime, fragmente katalogësh, tekste nga libra të fushave të caktuara, komente, recensione dhe raporte dhe do të zgjidhni ushtrimet përkatëse. Gjithashtu do të plotësoni fjalët që mungojnë në një tekst të shkruar.

Kohëzgjatja: 80 minuta

Shkrimi

Do të shpreheni me shkrim mbi një artikull gazete apo një artikull interneti dhe do të korrigjoni një letër.

Kohëzgjatja: 80 minuta

Dëgjimi

Do të dëgjoni biseda dhe telefonata, të cilat në fund, pas dëgjimit, do t'i korrigjoni apo plotësoni dhe do të bëni nënrenditjen përkatëse të deklaratave. Përveç kësaj, do të dëgjoni një intervistë mbi një temë sociale, aktuale dhe do të zgjidhni ushtrimet përkatëse.

Kohëzgjatja: rreth 30 minuta

Të folurit

Ju i prezantoheni bashkëbiseduesit tuaj, shprehni këndvështrimin tuaj mbi një temë aktuale dhe debatoni verbalisht me të.

Kohëzgjatja: 10, ose 15 minuta

Kriteret

Goethe-Zertifikat B2 është një provim i gjuhës gjermane për të rritur.

Provimet e Goethe-Institut janë në dispozicion të të gjithë personave të interesuar dhe mund të jepen nga të gjithë, pavarësisht arritjes së një moshe minimale dhe pavarësisht zotërimit ose jo të nënshtetësisë gjermane.
  • Për Goethe-Zertifikat B2 rekomandohet mosha 16 vjeç e sipër.
  • Goethe-Zertifikat B2 kërkon njohuri gjuhësore të nivelit B2 të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
  • Për të arritur këtë nivel janë të nevojshme - në varësi të njohurive paraprake dhe kushteve të të mësuarit - 600 deri në 800 ore mësimore prej 45 minutash.