Goethe-Zertifikat C1

Aktivitetet gjuhësore Goethe Berlin Foto: Goethe-Institut/Sonja Tobias

Ju dëshironi ...

  • të përgatiteni për të studiuar në Gjermani
  • të dëshmoni njohuri shumë më të avancuara të gjermanishtes për profesionin tuaj
  • të përgatiteni për një profesion në fushën e mjekësisë
  • të dëshmoni njohuritë e marra në nivelin C1
  • një certifikatë zyrtare të njohur në rang ndërkombëtar

Goethe-Zertifikat C1 është një provim i gjermanishtes për të rritur. Ai konfirmon një nivel gjuhësor shumë të avancuar dhe i përgjigjet nivelit të pestë (C1) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).

Me kryerjen e suksesshme të provimit ju tregoni, se ...

  • jeni në gjendje të kuptoni një spektër të gjerë tekstesh të gjata dhe të sofistikuara, si dhe të njihni kuptimet e implikuara në to.
  • jeni në gjendje të shpreheni spontanisht dhe rrjedhshëm, pa ju dashur të kërkoni shpesh fjalët.
  • jeni në gjendje ta përdorni gjuhën në mënyrë efektive dhe fleksible në aspektin social dhe profesional apo në formimin profesional dhe studimet e larta.
  • mund të shpreheni qartë, në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar mbi çështje dhe rrethana komplekse. 
Mbi mundësinë e lirimit nga një provim i mëtejshëm pranues gjuhe për studentët e huaj për shkak të Goethe-Zertifikat C1, ju lutemi të informoheni para fillimit të studimeve pranë universitetit apo institucionit të ciklit parauniversitar (Studienkolleg) që keni përzgjedhur.

Orari i provimit

 

Orari 2019 Tarifat e provimeve
25.10.2019 6800 MKD
29.11.2019 6800 MKD
20.12.2019 6800 MKD
Orari 2020 Tarifat e provimeve
24.01.2020 6800 MKD
28.02.2020 6800 MKD
20.03.2020 6800 MKD
24.04.2020 6800 MKD
29.05.2020 6800 MKD
26.06.2020 6800 MKD
17.07.2020 6800 MKD
26.08.2020 6800 MKD
25.09.2020 6800 MKD
30.10.2020 6800 MKD
27.11.2020 6800 MKD
18.12.2020 6800 MKD

*Afati i regjistrimit është dy javë para datës së provimit ose deri sa të mbushen vendet.

Paraqitja dhe hyrja në provimet Goethe është e mundur vetëm me pasaportë të vlefshme!    

Çertifikatat për provimet merren çdo të hënën dhe çdo të mërkurë në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:00, personalisht me pasaportë ose me autorizim të verifikuar nga noteri.

Me rëndësi! Informata për pjesëmarrësit e provimeve nga Kosova:

Pjesëmarrësit në provim nga Kosova mund të paraqiten për në provim kryesisht në Qendrën për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë (adresa: Mujo Ulqinaku 7, Prishtinë). Ndërmjetësime dhe paraqitjet e provimeve tek Goethe Institutet e tjera nuk pranohen.                                


REZULTATET

Ergebnisse C1 29.11.2019
Ergebnisse C1 25.10.2019
Ergebnisse C1 27.09.2019
Ergebnisse C1 23.08.2019
Ergebnisse C1 23.07.2019
Ergebnisse C1 28.06.2019






 

Përgatitje

Materiale për ushtrime

Këtu mund të gjeni modele testesh dhe ushtrimesh për të ushtruar online, gjithashtu pa barriera dhe interaktive.

Informata plotësuese

Kushtet, përmbajtjet e provimeve dhe informata të tjera për Goethe-Zertifikat C1 mund t’i gjeni këtu: