Informata plotësuese

Prapa deri te Goethe-Zertifikat C1

Gjithçka aty! Pjesët e provimit

Provimi Goethe-Zertifikat C1 përbëhet nga pjesët: leximi, dëgjimi, shkrimi dhe të folurit (provimi me gojë në çift ose individual).
Provimi zhvillohet dhe vlerësohet në mënyrë të njësuar në mbarë botën.
 

Leximi

Do të lexoni tekste specifike, komente, redaktime dhe/ose raporte. Në detyrat përkatëse, ju mund të tregoni, se jeni në gjendje të përpunoni një volum të madh tekstesh, si psh. duke pasqyruar fragmente të ndryshme.

Kohëzgjatja: 70 minuta

Shkrimi

Do të shpreheni në mënyrë të detajuar mbi një temë, në një tekst të strukturuar mirë. Për këtë qëllim do t'ju jepen informacione në formën e një grafiku.

Kohëzgjatja: 80 minuta

Dëgjimi

Do të dëgjoni biseda, telefonata, intervista dhe njoftime në radio, do të mbani shënime dhe do të nënrendisni deklaratat përkatëse.

Kohëzgjatja: rreth 40 minuta

Të folurit

Në pjesën e parë të provimit, ju shprehni këndvështrimin tuaj mbi një tekst të shkurtër. Pas kësaj do të flisni me bashkëbiseduesin tuaj, për të marr së bashku vendimin apo të gjeni zgjidhjen e duhur.

Kohëzgjatja: 10 apo përkatësisht 15 minuta

Kriteret

Goethe-Zertifikat C1 është një provimi i gjuhës gjermane për të rritur.

Provimet e Goethe-Institut janë në dispozicion të të gjithë personave të interesuar dhe mund të jepen nga të gjithë, pavarësisht arritjes së një moshe minimale dhe pavarësisht zotërimit ose jo të nënshtetësisë gjermane.
  • Për Goethe-Zertifikat C1 rekomandohet mosha 16 vjeç e sipër.
  • Goethe-Zertifikat C1 kërkon njohuri gjuhësore të nivelit të pestë C1 të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
  • Për të arritur këtë nivel janë të nevojshme - në varësi të njohurive paraprake dhe kushteve të të mësuarit - 800 deri në 1000 ore mësimore prej 45 minutash.