Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1

Portret i një grupi të vogël adoleshentësh (11-15) duke u hedhur nëpër shkallë përjashta, duke brohoritur Foto: Getty Images/Echo

Ti dëshiron ...

  • të japësh provimin e gjermanishtes për fëmijë dhe të rinj të moshës 10 deri në 16 vjeç
  • të dëshmosh njohuritë bazë të gjermanishtes
  • të dëshmosh njohuritë e marra në nivelin A1
  • një certifikatë zyrtare dhe të njohur në rang ndërkombëtar

Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1 është një provim i gjermanishtes për fëmijë dhe të rinj të moshës 10 deri në 16 vjeç. Ai dëshmon njohuri elementare të gjuhës dhe i përgjigjet nivelit të parë (A1) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).

Me kryerjen e suksesshme të provimit ti tregon, se ...

  • mund të drejtosh dhe t'u përgjigjesh pyetjeve të thjeshta, si dhe të kërkosh e të reagosh kur të kërkojnë diçka.
  • mund të shkruash fraza dhe fjali të thjeshtapër veten edhe për të tjerët.
  • mund të kuptosh biseda dhe tekste,që flasin për gjëra të njohura.

Orari i provimit

ORARI 2018/2019  Tarifat e provimeve
04.06.2019 2100 MKD
17.07.2019 2100 MKD

*Afati i regjistrimit skadon një javë para datës së provimit ose deri sa të plotësohen të gjitha vendet!

REZULTATET

Ergebnisse A1: Fit in D.1; 01.11.2019

Ergebnisse A1 Fit1 05.06.2019 

Përgatitje

Materiale për ushtrime

Këtu mund të gjesh modele testesh dhe ushtrimesh për të ushtruar online, gjithashtu  interaktive.

Informata plotësuese

Kushtet, përmbajtjet e provimeve dhe informata të tjera për Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1 mund t’i gjesh këtu: