Goethe-Zertifikat A2: Fit in Deutsch

Fëmijë në shtëpi Foto: Getty Images/Comstock Images

Ti dëshiron ...

  • të japësh provimin e gjermanishtes për fëmijë dhe të rinj të moshës 10 deri në 16 vjeç
  • të dëshmosh njohuritë fillestare në gjermanisht
  • të dëshmosh njohuritë e mësuara në nivelin A2
  • një certifikatë zyrtare dhe të njohur në rang ndërkombëtar

Goethe-Zertifikat A2 Fit in Deutsch është një provim i gjermanishtes për fëmijë dhe të rinj të moshës 10 deri në 16 vjeç. Ai dëshmon njohuri elementare të gjuhës dhe i përgjigjet nivelit të dytë (A2) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).

Me kryerjen e suksesshme të provimit ti tregon, se ...

  • në shkollë apo në kohën e lirë, je në gjendje të tregosh apo flasësh mbi persona, vende apopërvoja
  • mund të shkruash një letër apo një e-mail, ku ti ofron apo kërkon informacione
  • kupton informacionet thelbësore të bisedave dhe teksteve të situatave të përditshme.

Orari i provimit

Orari 2018/2019 Tarifat e provimeve
04.06.2019 4800 MKD
17.07.2019 4800 MKD

*Afati i regjistrimit skadon një javë para datës së provimit ose deri sa të plotësohen të gjitha vendet.


Rezultatet

Ergebnisse A2 Fit in Deutsch 05.06.2019
 

Përgatitje

Materiale për ushtrime

Këtu mund të gjesh modele testesh dhe ushtrimesh për të ushtruar online, gjithashtu  interaktive.

Informata plotësuese

Kushtet, përmbajtjet e provimeve dhe informata të tjera për Goethe-Zertifikat A2: Fit in Deutsch mund t’i gjesh këtu: