Goethe-Zertifikat A2

Një biznesmene e ngazëllyer Foto: Getty Images/Daniel Laflor

Ju dëshironi ...

  • të dëshmoni njohuritë fillestare në gjermanisht
  • të dëshmoni njohuritë e marra në nivelin A2
  • një certifikatë zyrtare dhe të njohur në rang ndërkombëtar

Goethe-Zertifikat A2 është një provim i gjermanishtes për të rriturit. Ai dëshmon njohuri elementare të gjuhës dhe i përgjigjet nivelit të dytë (A2) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).

Me kryerjen e suksesshme të provimit ju tregoni, se ...

  • mund të kuptoni dhe të përdorni fjali dhe fraza, të cilat gjejnë përdorim të shpeshtë në situatat e së përditshmes.
  • jeni në gjendje të komunikoni në situata të thjeshta dhe rutinë, në të cilat bëhet fjalë për shkëmbim informacioni mbi çështje të njohura dhe të zakonshme.
  • mundeni të përshkruani me mjete të thjeshta prejardhjen dhe arsimin tuaj, ambientin në të cilin ndodheni dhe gjërat në lidhje me nevojat tuaja imediate.

Orari i provimit

Orari 2018/2019 Tarifat e provimeve
23.11.2018 4800 MKD
21.12.2018 4800 MKD
25.01.2019 4800 MKD
22.02.2019 4800 MKD
29.03.2019 4800 MKD
19.04.2019 4800 MKD
31.05.2019 4800 MKD
28.06.2019 4800 MKD
23.07.2019 4800 MKD
23.08.2019 4800 MKD
27.09.2019 4800 MKD
25.10.2019 4800 MKD
29.11.2019 4800 MKD
20.12.2019 4800 MKD

*Afati i regjistrimit është dy javë para datës së provimit ose deri sa të mbushen vendet.

Paraqitja dhe hyrja në provimet Goethe është e mundur vetëm me pasaportë të vlefshme!    

Çertifikatat për provimet merren çdo të hënën dhe çdo të mërkurë në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:00, personalisht me pasaportë ose me autorizim të verifikuar nga noteri.
 

Me rëndësi! Informata për pjesëmarrësit e provimeve nga Kosova:

Pjesëmarrësit në provim nga Kosova mund të paraqiten për në provim kryesisht në Qendrën për Mësimin e Gjuhës në Prishtinë (adresa: Mujo Ulqinaku 7, Prishtinë). Ndërmjetësime dhe paraqitjet e provimeve tek Goethe Institutet e tjera nuk pranohen.


REZULTATET

Ergebnisse A2 27.09.2019
Ergebnisse A2 23.08.2019
Ergebnisse A2 23.07.2019
Ergebnisse A2 28.06.2019
Ergebnisse A2 31.05.2019
Ergebnisse A2 19.04.2019
Ergebnisse A2 29.03.2019
Ergebnisse A2 22.02.2019
Ergebnisse A2 25.01.2019
 

Përgatitje

Materiale për ushtrime

Këtu mund të gjeni modele testesh dhe ushtrimesh për të ushtruar online, gjithashtu pa barriera dhe interaktive.

Informata plotësuese

Kushtet, përmbajtjet e provimeve dhe informata të tjera për Goethe-Zertifikat A2 mund t’i gjeni këtu: