Çmimi për mësues më të mirë të gjuhës gjermane 2020

Deutschlehrerpreis 2020
© Goethe-Institut/ Sonja Tobias

Me moton “Mësimi komunikues nga gjuha gjermane”, Goethe-Instituti Shkup në vitin 2020 për herë të katërt do ta ndajë çmimin për mësuesin më të mirë të gjuhës gjermane, për mësues të talentuar dhe të angazhuar, të cilët ofrojnë mësim kreativ në gjuhën gjermane.

Konkuroni për çmimin për mësues më i mirë
i gjuhës gjermane 2020!

 
Kush mund të konkurojë?
Mund të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit e gjuhës gjermane në Maqedoninë e Veriut, të cilët punojnë në shkollë shtetërore dhe për të cilët është e rëndësishme që ti motivojnë nxënësit e tyre me orë komunikuese dhe orë interesante, e cila është e orientuar drejt nxënësve, ndërsa përmes kësaj ata e promovojnë gjuhën gjermane.
 
Cila është detyra juaj?
Në ndarjen e orëve, sigurisht ju tanimë keni konstatuar se cilat tema dhe përmbajtje do ti përpunoni në orët mësimore për këtë gjysmë vjetor. Tani mendoni se si në aspekt metodik më së miri mund ti paraqisni këto tema dhe përmbajtje. Planifikoni që mësimi të jetë komunikues, dinamik dhe motivues.
Na prezantoni rrjedhjen e një ore të suksesshme. Përdorni skicën mësimore në formularin e aplikimit. Me skicën gjithashtu duhet të na dërgoni fotografi ose video materiale dhe / ose punime të nxënësve (foto, pllakate, posterë, etj).
 
Si ndahet çmimi?
Ora mësimore vlerësohet sipas parimeve didaktike-metodike që vijojnë:
- Orientimi drejt shkathtësive;
- Orientimi drejt nxënësve;
- Orientimi drejt të mësuarit aktiv;
- Aktiviteti i nxënësve;
- E orientuar drejt detyrave

Çka mund të fitoni?
Shpërbilimi i pare: kurs intensiv prej disa javësh në një Goethe-Institut në Gjermani 2020 ose kurs online në Goethe-Institut ose trajnime të mëtutjeshme të Goethe-Institut në Gjermani në vitin 2020 ose 2021
Shpërblimi i dytë: pajisje teknike dedikuar mësimit në gjuhën gjermane në vlerë prej 500 euro
Shpërblimi i tretë: materiale mësimore për orën në gjuhën gjermane në vlerë prej 300 euro.

Formulare për aplikim dhe afati i konkurimit
Formulari i plotësuar së bashku me një përshkrim të hollësishëm të orës mësimore në gjuhën gjermane duhet të dërgohen mësë voni deri me 01.06.2020 bkd-skopje@goethe.de
 
Ndarja e çmimeve
Juria profesionale i zgjedh fituesit për çmimin për mësimdhënësin më të mirë.
 
Kontakti
Nëse keni pyetje lidhur me përmbajtjen e garës dhe/ose për mënyrën e konkurrimit, ju lutemi kontaktoni Sektorin për bashkëpunim arsimor të Goethe-Institutit Shkup.
 
Gëzohemi për aplikimet Tuaja për çmimin për mësuesin më të mirë, të cilin e ndajmë për herë të katërt ​dhe me padurim i presim idetë e reja për mësimin!
 
Ekipi i Goethe-Institutit Shkup