Gara për kursistet dhe kursistët Fjala më e bukur gjermane për mua

Jeni duke mësuar gjermanishten në Goethe-Institut në Shkup dhe deri tani keni mësuar, keni lexuar dhe keni dëgjuar shumë fjalë gjermane … mirëpo njëra nga ato është jashtëzakonisht e bukur për ty. Na e thoni, cila është ajo fjalë dhe pse është e veçantë për Ju.
Mund të jetë një emër ose një folje apo mund të jetë edhe një mbiemër.

 

Fituesit e konkursit "Fjala ime më e bukur gjermane" janë:

- Vesna Filipovska Kachelova - Bursë për kursin e gjuhës në Mynih dhe
- Stefan Damçevski - Bursë për kursin e gjuhës në Schwäbisch Hall

Këtu do të gjeni raportin e dy bursistëve për qëndrimin e tyre dhe kurset e gjuhës në Goethe-Institut në Mynih dhe në Schwäbisch Hall:

Raport mbi kursin e gjuhës në Goethe-Institut në Mynih
Raport për kursin e gjuhës në Institutin Goethe në Schwäbisch Hall
-

  • Bursë për kursin e gjuhës në Schwäbisch Hall © Stefan Damchevski

    Bursë për kursin e gjuhës në Schwäbisch Hall

  • Bursë për kursin e gjuhës në Mynih © Vesna Filiposka Kachelova

  • Bursë për kursin e gjuhës në Mynih © Vesna Filiposka Kachelova

    Bursë për kursin e gjuhës në Mynih

  • Bursë për kursin e gjuhës në Schwäbisch Hall © Stefan Damchevski

    Bursë për kursin e gjuhës në Schwäbisch Hall

  • Bursë për kursin e gjuhës në Schwäbisch Hall © Vesna Filiposka Kachelova

    Bursë për kursin e gjuhës në Schwäbisch Hall

Detyra: Shkruani një tekst të shkurtër në gjermanisht ose maqedonisht me sqarimin: pse kjo fjalë është e veçantë për Ju. Teksti duhet të përmbajë 50 – 100 fjalë.
Me rëndësi: Gjatë vlerësimit të kontributeve Tuaja, origjinaliteti qëndron në plan të parë.
  
Kushtet për aplikim:


Në gara mund të marrin pjesë të gjitha kursistet dhe kursistët e Goeth-Institut në Shkup, të cilët:
  • për momentin të paktën e ndjekin kursin e dytë në GI në Shkup (pavarësisht nga niveli);
  • kanë të paktën 18 vjet;
  • rregullisht dhe në mënyrë aktive marrin pjesë në kurs;
  • janë të gatshëm që të marrin pjesë plotësisht në kursin e përgjithshëm nga data 09.12.2018 – 22.12.2018 në Gjermani. Nuk është e mundur të ketë një afat tjetër të kursit të gjermanishtes;
  • janë të gatshëm, pas kthimit të shkruajnë një raport të shkurtë për uebfaqen tonë.
Bursa
 
Goethe-Institut në Shkup ndan dy bursa për kurse intensive në Gjermani:

- 03.12. - 21.12.2018 në Mynih  
- 09.12. - 22.12.2018 në Schwäbisch Hall

Në bursë është përfshirë kursi intensiv, akomodimi në dhomë individuale, kompensimi për shpenzimet e udhëtimit, kompensimi për ushqim.

Ju lutemi të na e dërgoni formularin për aplikim Formulari i aplikimit „Fjala më e bukur gjermane për mua" 2018 më së voni deri më 26.11.2018 në: Gordana.Baboska@goethe.de