Për pjesmarësit tanë të kurseve që janë të nivelit mbi B1 BURSË PRESIDENCIALE 2019

BURSË PRESIDENCIALE 2019
©Getty Images/Nils Bornemann

 
Instituti Goethe  ndan për herë të tretë në vitin 2019  dy bursa presidenciale
Për këtë program bursash njëjavore ne ftojmë rreth 20 pjesëmarrës të kurseve gjuhësore të Goethe-Instituteve nga vendet e Evropës Juglindore në Berlin.
 

Tema: Berlin dje dhe sot

• Kryeqyteti i vjetër dhe i ri
• Pika kyçe ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit
• Simbol i ribashkimit
                                                 
Në dy studime të përbashkëta  tematike e të  koordinuara, pjesëmarrësit do të eksplorojnë  Berlinin dje dhe sot. Ata lëvizin në gjurmët e së kaluarës së Berlinit, por gjithashtu përjetojnë të tashmn  e një qyteti  botrorë  në tranzicion
 
Ato në grupe të vogla njpftojnë Berlinin dhe  Berlinasit; aktorë, autorë, dëshmitarë  kohrash, vendas dhe ardhacak
 
 

  • Präsidentenstipendium Berlin 2019/ Draganovska © Draganovska
  • Präsidentenstipendium Berlin 2019/ Draganovska © Draganovska
  • Präsidentenstipendium Berlin 2019/ Draganovska © Draganovska
  • Präsidentenstipendium Berlin 2019/ Draganovska © Draganovska
  • Präsidentenstipendium Berlin 2019/ Draganovska © Draganovska

Koha ime e kaluar në Berlin të​ Biljana Draganovska
 

Jam më se e kënaqur që e kisha mundësinë të marr pjesë në bursën presidenciale të këtij viti nga Instituti Goethe. Berlini ishte qyteti që na bashkonte të gjithë. Edhe krahas kulturës sonë të ndryshme, të gjithë ishin të këndshëm, të kujdesshëm dhe pozitiv. Gjatë kësaj kohe, jo vetëm që takova njerëz të mrekullueshëm, por gjithashtu mësova shumë gjëra për to dhe për vendet e tyre të origjinës.

Kjo bursë më ka mundësuar gjithashtu që ta mësoj edhe historinë e Gjermanisë. Për çdo ditë kishim detyra të ndryshme, të cilat duhej t’i zgjidhnim së bashku dhe në grupe të vogla, dhe çdo herë ishte një gjë shumë zbavitëse për mua. Kemi vizituar vende të rëndësishme, si Muzeun e RDGJ-së, Pallatin e Lotëve (den Tränenpalast) si dhe Parlamentin Gjerman (Reichstag), ku mund të merren informacione mbi të kaluarën. Gjatë një udhëtimi të bukur me varkë nëpër lumin Spree kishim mundësinë të shohim ndërtime të famshme si dhe ta njohim edhe më mirë qytetin dhe historinë e tij. Në çdo hap shihet histori dhe nga ngjarjet e kaluara mësohet se me dashuri dhe pasion duhet të luftojmë për një të ardhme më të mirë.

Diçka shumë e veçantë ishte pjesë teatrale, nga e cila mësuam shumë për jetën e popullatës së RDGJ-së. Atje mësova një përshkrim shumë të rëndësishme – kush është brenda dhe kush është jashtë murit të Berlinit. Duhet të mendohet mirë për të. Ditën e fundit kemi pasur një workshop dhe kënaqësi të pamasë në Muzeun Graffiti, ku në njëfarë mënyre u rikthyem në fëmijërinë tonë. Në përgjithësi ky program ishte shumë intensiv dhe shumë i mirë për grupin tonë, pasi që tani jemi bërë miq të mirë.

Kjo bursë na ka mësuar të gjithëve si t’i pranojmë njerëzit me prejardhje të ndryshme dhe të bëjmë një jetë pa paragjykime. Çdo vend ka diçka të bukur që duhet të vlerësohet .

Kjo për mur ishte padyshim një eksperiencë e paharrueshme.