Garë shkollore Së bashku kundër ndotjes së ambientit jetsorë

#Trashtag - Kjo sfidë virale u dedikohet të rinjëve dhe po qarkullon nëpër botë nga viti 2015. Sfida u iniciua nga amerikani Byron Román. Ai postoi një foto përkatëse të tij „para dhe pastaj“ në Facebook: Në imazhin e parë ai është ulur në një zonë të gjelbert e  ngarkuar me mbeturina. Në fotografinë e dytë, zona është tërësisht e pastruar, mbeturinat janë në nëntë thasë të gjelbërt.

"Ja pra një sfidë e re për ju adoleshentë që bezdiseni", shkroi Romani në postimin e tij dhe u bëri thirrje  komunitetit të Facebook-ut që të ndijekin shembullin e tij.

Ja postimi i tij:

Burimi: Screenshot nga Facebooku i  Byron Román/Facebook

Kjo sfidë i motivon njerëzit që të kujdesen për mjedisin jetsorë dhe natyrën, e të njejtat ti respektojnë ato. Të mblidhen mbeturinat tani është trend. Ndërkohë, mijëra njerëz ndajnë fotografi me  "para dhe pastaj" në lidhje me sfidën #trashtag. Kjo e ka mahnitur rrjetën por edhe neve! Meqë ambienti urgjentisht ka nevojë për veprime të tilla, ne ju ftojmë të aktivizoheni. Gjithçka që ju duhet për këtë, është një vend ku gjithandej janë të hedhura mbeturina dhe disa plastmasa për mbeturinat.
 
Cila është detyra juaj:

Zgjidhni një vend në hapësirën publike (një kënd në park, në oborrin e shkollës ose diku në natyrë), ku janë  hudhur shum mbeturina. Bëni një fotografi nga ky vend. Pasi që të keni pastruar vendin dhe do të  mblidhni mbeturinat në ekipë nga mësëpaku 4 persona, bëni sërisht një fotografi. Dërgo foton tuaj "para dhe pas" së bashku me të dhënat e ekipit tuaj (emrat, mosha, shkolla, telefoni) në gordana.baboska@goethe.de mësëvoni deri me datën 15.05.2019 dhe fushën e lëndës shënoni #traschtag.
Tre ekipet më të mira do të fitojnë një fundjavë të paharrueshme në natyrë. Nën moton "Bëhu atrAKTIV", Njësia e Parë Scout nga Shkupi do tju ofrojë një program mahnitës aventuriesk gjatë fundjavës në fillim të qershorit. Përmes kësaj, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të zbulojnë dhe të mësojnë rreth natyrës përmes lojës, si mbrojtës të vërtetë të natyrës, të flenë në qiellin e kthjellur në tenda të kampit: "River Camp Salamander",ku në mbrëmje do të ndezin  zjarr, e gjat ditës do ta përjetojnë pyellin dhe  para së gjithash do të mësojnë  shumë për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe natyrës (në Gjermani),ndërsa në të njëjtën kohë do të zbaviten shumë.E gjithë kjo do të dokumentohet në një videoshënim të vogël, i cili duhet të motivon edhe më shum  njerëz për tu angazhuar në mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës.

Të drejtë në pjesmarje kanë të gjith të rinjtë nga mosha 12-15 vjeç.
 
Juria

Juria e përbërë nga tre anëtarë të Institutit Goethe Shkup dhe Njësisë së Parë Scout nga Shkupi  do të vlerësojë fotot e dërguara. Pjesëmarrësit deklarohen se pranojnë që  fotot dhe emrat e tyre mundet të publikohen në web faqen e internetit të Institut Goethe - Shkup.
 
Gëzohemi për aplikimet tuaja!
 Timi i Goethe-Institut Shkup