Akses i shpejtë:

Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1) Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)

Çmimi mësues i gjermanishtes 2021

Kriteret për njohuritë e nevojshme ndryshojnë vazhdimisht. Në shekullin 21, nxënësit jo vetëm që kanë nevojë për njohuri teorike, por mbi të gjitha aftësi që më vonë mund ti transferojnë në fusha të ndryshme të jetës. 

Termi "21st Century Skills " (Kompetencat për shekullin 21) është një term kolektiv për 12 aftësi që konsiderohen thelbësore në epokën e sotme të informacionit.  Katër kompetencat e të mësuarit të njohur si "katër K" janë veçanërisht të njohura: krijimtaria, bashkëpunimi, mendimi kritik dhe komunikimi.
  Deutschlehrerpreis 2021 Foto: Goethe-Institut/Sonja Tobias

Konkuroni për Çmimin  Mësues i Gjermanishtes 2021!

Nën moton "21ST CENTURY SKILLS ", Goethe-Instituti Shkup do të ndajë për herë të katërt Çmimin  Mësues i Gjermanishtes 2021 për mësues të talentuar dhe të përkushtuar të gjuhës gjermane në Maqedoninë e Veriut të cilët ofrojnë orë kreative të të gjermanishtes, ku në në mënyrë specifike promovojnë aftësitë e  shekullit 21.

Mësimi i Aftësive të Shekullit 21 është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht në kohën e rritjes së digjitalizimit  të arsimit. Mësimi në kuptimin klasik nuk i përçonë këto aftësi. Nëse e dini se cilat janë Aftësitë e Shekullit 21 dhe keni një ide se si mund të promovoni në mënyrë specifike "katër K" në orën e gjuhës gjermane, atëherë aplikoni për Çmimin e Mësues i Gjermanishtes 2021!

Kush mund të aplikojë?
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë mësuesit e gjuhës gjermane në Maqedoninë e Veriut që ligjerojnë në shkolla publike dhe për të cilët është e rëndësishme të promovojnë "katër K" si aftësi të përgjithshme të nxënësve të tyre në mësimet e gjermanishtes.

Cila është detyra?
Në planin tuaj të shpërndarjes së materialit është tashmë e qartë se me cilat tema dhe përmbajtje duhet të merreni në mësimet e gjermanishtes.Tani zhvilloni qasje metodike dhe didaktike për të rinovuar mësimet tuaja të gjuhës së huaj, për ta bërë mësimin të larmishëm dhe tërheqës dhe për të përcjellë një ose më shumë nga katër K.
Na prezantoni një orë mësimore, ku në  mënyrë specifike promovoni kompetencat e zgjedhura të Shkathtësive të Shekullit 21 në orën tuaj të gjermanishtes. Përdorni për këtë skicën e mësimdhënies në formularin e aplikimit.
 
Cilat janë kriteret e vlerësimit?
Kriteret e vlerësimit janë:
- Cilësi e jashtëzakonshme e mësimdhënies me transferim të veçantë të njohurive dhe fokus në promovimin e Aftësive të Shekullit 21: komunikimi, bashkëpunimi,
mendimi kritik dhe kreativiteti.
- Koncept mësimor, koncept i mësimdhënies i transferueshëm
- Qëllime mësimore qartë të definuara
- Strukturë e qartë dhe faza mirë të koordinuara 

Çfarë mund të fitoni?
Çmimi i 1: një Display për  orë të gjuhës gjermane
Çmimi i 2: një kamerë konference për orë të gjuhës gjermane 
Çmimi i 3: materiale mësimore në vlerë prej 300 euro

Dokumentet që do të dorëzohen dhe afati i fundit i aplikimit
Ju lutemi na dërgoni formularin formularin tuaj të aplikimit me një përshkrim të hollësishëm të rrjedhjes së orës mësimore  në gjermanisht përmes emailit  jo më vonë se 20.9.2021 në bkd-skopje@goethe.de

***
Çmimet mësues më të mirë të gjuhës gjermane këtë vit fituan:

1. Gabriela Temelkoska - SHF Koco Racin Prilep
2. Elena Petkov - SHF Kole Kaninski Bitola
3. Melahat Shabani ShMQSh "Zef Lush Marku - Shkup

Urime për mësuesit fitues të çmimeve dhe urojm që ata të vazhdojnë me mësimin krijues dhe sukses në punën e tyre!

***


Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me përmbajtjen e konkursit dhe / ose procesin e aplikimit, ju lutemi kontaktoni Departamentin Gjerman për Bashkëpunim Arsimor në Goethe-Institut Shkup.
Gëzohemi për pjesmarjen në garë për çmimin e katërt  Mësues i Gjermanishtes dhe presim ide të reja mësimore dhe impulse për orë të mira të gjermanishtes!
  STAYnet Goethe-Institut Skopje