Ditët e filmit gjerman për fëmijë dhe të rinj
Goethe-Instituti Shkup, në bashkëpunim me FilmEd, paraqet një përvojë të veçantë kinemaje për publikun e ri.
20–31 maj 2025
Shkup, Manastir, Tetovë, Shtip
Përsëri në ekranin e madh – edicioni i 9-të i Ditëve të filmit gjerman për fëmijë dhe të rinj
Pesë filma të përzgjedhur me kujdes i ftojnë fëmijët dhe të rinjtë të zhytën në botë të ndryshme – qoftë ato të jenë qesharake, emocionuese apo prekëse. Filmat trajtojnë tema aktuale me të cilat të rinjtë mund të identifikohen: miqësia, familja, vetënjohja, aventurat dhe guximi për të ndjekur rrugën e vet.
Të gjithë filmat shfaqen në gjuhën origjinale gjermane me titra në maqedonisht dhe shqip. Kjo ofron një qasje autentike ndaj gjuhës dhe e tejkalon kornizën e mësimit shkollor – duke krijuar një përvojë kinemaje që mbetet gjatë në kujtesë.
Filmat janë të dedikuar për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që kuptojnë gjermanisht ose mund të lexojnë përkthimin.
Në program
Përshëndetje nga Marsi
Regjisorja: Sarah Winkenstette
Vendi/viti i prodhimit: Gjermani, 2024
Kohëzgjatja: 85 minuta
Mosha e rekomanduar: 6+ vjeç
Tre motra dhe vëllezër kalojnë disa javë te gjyshërit në fshat, pasi nëna e tyre, e cila punon si korrespondente, udhëton për në Kinë. Vëllai më i vogël, Tom, është autik dhe fillimisht e ka të vështirë të përshtatet me situatën e re. Por pasioni i tij për hapësirën e ndihmon ta shohë ndryshimin si një mision emocionues – dhe ta përballojë atë me sukses.
21.05.2025, ora 12:00 – Kinemateka e Maqedonisë, Shkup
22.05.2025, ora 10:00 – Qendra Kulturore, Shtip
27.05.2025, ora 11:00 – Qendra Loja, Tetovë
29.05.2025, ora 14:00 – Qendra Kulturore, Manastir
30.05.2025, ora 10:00 – Kinemateka e Maqedonisë, Shkup
Lesi – Aventurë e re
Regjisorja: Sarah Winkenstette
Vendi/viti i prodhimit: Gjermani, 2024
Kohëzgjatja: 85 minuta
Mosha e rekomanduar: 6+ vjeç
Tre motra dhe vëllezër kalojnë disa javë te gjyshërit në fshat, pasi nëna e tyre, e cila punon si korrespondente, udhëton për në Kinë. Vëllai më i vogël, Tom, është autik dhe fillimisht e ka të vështirë të përshtatet me situatën e re. Por pasioni i tij për hapësirën e ndihmon ta shohë ndryshimin si një mision emocionues – dhe ta përballojë atë me sukses.
20.05.2025, ora 13:00 – Kinemateka e Maqedonisë, Shkup
23.05.2025, ora 10:00 – Qendra Kulturore, Shtip
26.05.2025, ora 11:00 – Qendra Loja, Tetovë
30.05.2025, ora 12:00 – Qendra Kulturore, Manastir
31.05.2025, ora 12:00 – Kinemateka e Maqedonisë, Shkup
Skejteret – Ngrihuni
Regjia: Lea Becker
Vendi/viti i prodhimit: Gjermani, 2024
Kohëzgjatja: 92 minuta
Mosha e rekomanduar: 6+ vjeç
Edhe pse Aleks dhe Juli janë binjake, ato nuk mund të jenë më të ndryshme. Derisa Aleks ende nuk e ka përfunduar maturën, Juli jo vetëm që e ka përfunduar me sukses, por tashmë ka plane të qarta për të ardhmen. Por para se gjithçkaje, i pret një verë e mrekullueshme në parkun e skejtbordit. Së bashku me Evën e guximshme dhe Nian, që sapo ka nisur të mësojë të skejtojë, ato krijojnë ekipin e skejtbordit GetUp dhe synojnë të fitojnë garën. Fitueset do të shpërblehen me një udhëtim me tren nëpër Evropë dhe skejtborde të reja për të gjitha!
Ato kalojnë fazën paraprake, por problemet sapo kanë filluar: dashuria e parë, e kaluara e komplikuar e binjakeve, mosmarrëveshje në ekip… dhe në fund, Nia përjeton panik para garës së madhe.
20.05.2025, ora 10:00 – Kinemateka e Maqedonisë, Shkup
22.05.2025, ora 12:00 – Qendra Kulturore, Shtip
26.05.2025, ora 13:00 – Qendra Loja, Tetovë
29.05.2025, ora 12:00 – Qendra Kulturore, Manastir
31.05.2025, ora 14:00 – Kinemateka e Maqedonisë, Shkup
Nesër diku pranë detit
Regjia: Patrick Büchting
Vendi/viti i prodhimit: Gjermani, 2023
Kohëzgjatja: 84 minuta
Mosha e rekomanduar: 12+ vjeç
Pavarësisht marrëdhënies së tensionuar, Konradi arrin ta bindë Romin që të shkojnë për pushime në bregdet. Kur në udhëtim u bashkohen edhe i dashuri i Romit, Julian, dhe një vajzë e panjohur me emrin Nele, Konradi fillon të dyshojë nëse ky udhëtim ka qenë vërtet një ide e mirë. Ndërkohë, të tjerët nisin të pyesin: pse në të vërtetë Konradi do të shkojë deri në Lisbonë?
21.05.2025, ora 15:00 – Kinemateka e Maqedonisë, Shkup
22.05.2025, ora 14:00 – Qendra Kulturore, Shtip
28.05.2025, ora 12:00 – Qendra Loja, Tetovë
29.05.2025, ora 10:00 – Qendra Kulturore, Manastir
30.05.2025, ora 18:00 – Kinemateka e Maqedonisë, Shkup
Maks dhe grupi i të moshuarve
Regjia: Winfried Oelsner
Vendi/viti i prodhimit: Gjermani, 2024
Kohëzgjatja: 94 minuta
Mosha e rekomanduar: 6+ vjeç
Maksi jeton me nënën e tij në një shtëpi për të moshuar, e vendosur në kështjellën Geroldseck. Ndërsa nëna e tij punon aty, ai është bërë mik i ngushtë me banorët e tryezës “shtatë”. Prej kohësh e ka kuptuar se miqësitë më të mira nuk janë domosdoshmërisht vetëm me bashkëmoshatarët. Natyrisht që miqtë e tij të moshuar – Vera, Horsti dhe Kiliani – janë aty për ta ndihmuar kur në kështjellë thuhet se ka shpirtin e një gjysheje që endet!
Jo vetëm në hetimin e fantazmës, por edhe kur në shkollën e tij organizohet një turne futbolli, Maks konkurron me grupin e të moshuarve kundër kundërshtarit të tij të urryer, Ole.
21.05.2025, ora 10:00 – Kinemateka e Maqedonisë, Shkup
23.05.2025, ora 12:00 – Qendra Kulturore, Shtip
27.05.2025, ora 13:00 – Qendra LOJA, Tetovë
30.05.2025, ora 10:00 – Qendra Kulturore, Manastir
30.05.2025, ora 12:00 – Kinemateka e Maqedonisë, Shkup
Për pyetje, regjistrime dhe informacione të mëtejshme ju lutemi kontaktoni: bkd-skopje@goethe.de
Hyrja nuk është komerciale – bileta për kinema kushton vetëm simbolikisht 50 denarë.