Akses i shpejtë:

Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1) Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)

BURSË BERLIN 2022

Për pjesmarësit tanë të kurseve që janë të nivelit nga B2

 Nëse dëshironi ta përjetoni vendin nga afër dhe të ndiqni hapat e së kaluarës në Berlin, por edhe të përjetoni të tashmen e një qyteti botëror që ndryshon vazhdimisht? Nëse jeni të interesuar për vendet historike dhe dëshironi të bisedoni me artistë, shkrimtarë, vendas dhe emigrantë dhe të flisni me ta për histori të së kaluarës dhe të tashmes?

Atëherë Goethe Instituti ka zgjidhjen e duhur për ju!

Konkuroni për një bursë njëjavore në Berlin!

Në vitin 2022, Goethe-Instituti do të japë sërish një bursë të Berlinit. Ne po ftojmë rreth 14 pjesëmarrës të kurseve të gjuhës nga Goethe-Institutet nga vendet e Evropës Juglindore në Berlin për këtë program bursash njëjavor.

Tema: Berlin dje dhe sot
•    Kryeqyteti i vjetër dhe i ri
•    Lidhja mest Lindjes dhe Perëndimit
•    Simbol i ribashkimit
•    Berlini sot:  shoqëri multi kulturore

Në dy studime të përbashkëta  tematike e të  koordinuara, pjesëmarrësit do të eksplorojnë  Berlinin dje dhe sot. Ata lëvizin në gjurmët e së kaluarës së Berlinit, por gjithashtu përjetojnë të tashmn  e një qyteti  botrorë  në tranzicion

Ato në grupe të vogla njpftojnë Berlinin dhe  Berlinasit; aktorë, autorë, dëshmitarë  kohrash, vendas dhe ardhacak.
 

Kushtet për aplikim:
Në garë mund të marrin pjesë të gjithë pjesëmarrësit e kursit të Goethe-Institut në Shkup, të cilët: 
•   Kanë njohuri të gjuhës gjermane, mësëpaku  janë në nivel B2;
•   për momentin të paktën e ndjekin kursin e dytë në GI në Shkup;
•   kanë të paktën 18 vjet;
•   kanë një mbrojtje vaksinimi të pranuar në Gjermani;
•   janë të rregullt dhe aktiv në kurse;
•   janë të gatshëm që të marrin pjesë në programmin e plotë nga data 12.–18.06.2022 në Berlin; 
•   pranojnë që pas kthimit të shkruajn një  raport të shkurtë për  web faqen e Goethe Institutit Shkup.

Ne presim  nga  Ju që
•    të  jeni të hapur për diskutime dhe kontakte me gjermanë dhe pjesëmarrës tjerë,
•    të  jeni të gatshëm ti shfrytëzoni  njohurit tuaja  të gjuhës gjermane gjatë  gjurmimeve
•     të mundeni në mënyrë të  pamvarur  dhe në grupe të vogla  të lëvizni nëpër qytet.

Nd[rsa Ju do të keni mbështetje të fortë aktive nga ekipi ynë i  Goethe Institutit.

Instituti Goethe mbulon shpenzimet e udhëtimit, ushqimin, strehimin në një dhomë  dykrevatëshe, sigurimin shëndetësor dhe programin.

Termini:
12.06.2022 (Arritja) gjer më 18.06.2022 (Kthimi)

Cila është  detyra juaj?
Pjesëmarrësit e  kurseve janë të ftuar për të gjurmuar  më detalisht historinë e Berlinit dhe për   këtë të përgadisin  një prezantim në gjuhën  gjermane para jurisë.

Juria:
Juria tre-anëtarëshe nga përfaqësues të Goethe-Institutit Shkup do të bën vlersimin e prezantimet sipas kritereve të mëposhtme:
-    struktura
-    cilësia (përpilimi i  temës)
-    aftësia e prezantimit

Afati për aplikim:
Ju lutemi dërgoni formularin e aplikimit më së voni gjer më 17.04.2022 në këtë adresë: Gordana.Baboska@goethe.de

Prezantimet do të mbahen më 19.-20.04.2022 nga ora 10:00 deri në orën 16:00 në Goethe Institutin  Shkup.

Me kënaqësi i presim aplikimet tuaja!

*** *** *** *** ***
Bursistë:
1. Eli Gligorova
2. Viktor Antovski