RINIA DEBATON NË EVROPËN E MESME, LINDORE DHE JUGLINDORE

Një demokraci ka nevojë për qytetarët që bëjnë pyetje kritike, shprehin mendimin e tyre, por gjithashtu din të dëgjojnë, njëherit kanë  qasje të drejtë dhe objektive ndaj mendimeve  të tjerëve.Në këto kompetenca themelore  trainohet Rinia  Debaton në  Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore, garë ndërkombëtare për debatim për nxënëse dhe nxënës.

Rreth projektit
Ky projekt kontribuon që të rinjtë të jenë në gjendje të përfaqësojnë bindshëm dhe me njohuri qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre në gjermanisht si gjuhë e huaj. Gara e përforcon debatin si një medium të ballafaqimit demokratik dhe inkurajon shumëgjuhësinë aktive në Evropë. Lënda e garës është debatimi në gjermanisht mbi temat e jetës së përditshme shkollore në sferat: të drejtat themelore dhe të njeriut, historia dhe Evropa.

Trajnim dhe garë
Në fillim është një fazë mësimore nga disa muaj, në të cilën nxënëset dhe nxënësit  përgatiten për debat sipas një programi mësimorë të përcaktuar dhe merren me tema  që lidhen me përmbajtjen. Faza vijuese e garës nga shkollat përmes sindikatave të shkollave rajonale çon në gjysmëfinale dhe finale të shtetit. Vendi i parë dhe i dytë nga finalja prej secilit shtet arrijnë deri në finalen ndërkombëtare, e cila mbahet çdo vjeshtë  në një nga vendet pjesëmarrëse në projektin.
 
Për nxënëse dhe nxënës
Aktualisht rreth 3.500 nxënëse dhe nxënës nga mbi 200 shkolla në Bjellorusi, Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Poloni, Rusi, Slloveni, Sllovaki, Çeki, Kroaci, Rumani, Ukrain dhe Hungari marrin pjesë në garë. Mund të marin pjesë nxënëse dhe nxënës nga klasa e dhjetë dhe më lartë, njëherit edhe mësueset dhe mësuesit e tyre të gjuhës gjermane.

Partner të projektit
Rinia debaton në Evropën e Mesme, Lindore dhe Juglindore është një projekt i Goethe Institutit, Fondacionit jofitimprurës Hertie dhe Zyrës Qendrore për Arsim në diasporë. Në Hungari, projekti mbështetet nga Fondacioni Hans Seidel, Vetëqeverisja Regjionale e Gjermanëve hungarez, Universiteti Andris Budapest, E.ON Hungária, Fondacioni Konrad Adenauer, ELMŰ-ÁMÁSZ dhe  Ministria për Resurse Shoqërore, Sekretariati Shtetrorë për Familje dhe  të Rinjë.