Akses i shpejtë:

Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1) Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)

Кurs për të rinjtë “Gjuha gjermane dhe praktika profesionale”

 
Mëson gjermanisht në shkollë dhe  ke arritur tashmë nivelin B1? Je i interesuar për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM)? Dëshiron të punosh në fushën e STEM më vonë?

Atëherë apliko deri më 31.03.2024 për kursin për të rinjtë “Gjuha gjermane dhe praktika profesionale”!
Të pret një kurs dyjavor i gjuhës në Goethe-Institut Schwebisch-Hall, ndërsa mëpas vijon një praktikë një javore në një kompani gjermane në Heilbronn-Frankoni.

Goethe-Instituti është një institucion kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë. Ne afirmojmë mësimin e gjuhës gjermane jashtë vendit dhe nxitim bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar. Fondacioni Dieter Schwarz Stiftung GmbH u themelua në vitin 1999 dhe promovon të mësuarit gjatë gjithë jetës në sferën e arsimit dhe shkencës.

Goethe-Institut së bashku me Dieter Schwarz Stiftung GmbH jep një bursë për një kurs gjuhësor dy-javor pranë Goethe-Institut Schwebisch-Hall (12.-23.08.2024) i ndjekur nga një praktikë njëjavore (26.-30.08.2024) në rajonin Heilbronn-Frankoni.

Çfarë përfshin bursa?
Bëhet fjalë për bursë të plotë nga Dieter Schwarz Stiftung, e cila mbulon koston e kurseve të gjuhës, akomodimit, ushqimin, shpenzime të udhëtimit, duke përfshirë transportin publik lokal dhe para xhept.

Kush mund të aplikojë?
  • Nxënës dhe nxënëse (nga 16 deri në 19 vjeç gjatë kursit), dhe lënda e preferuar e të cilëve në shkollë është një nga lëndët  MINT. Lëndët STEM janë: Shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Për veç kësaj, pjesëmarrësit e mundshëm duhet të kenë një dëshirë për të punuar në fushën e STEM.
  • Kërkohen aftësi gjuhësore të nivelit B1, e cila është një parakusht që pjesëmarrësit të gjinden në kompaninë/ndërmarrjen. 
  • Të drejtën e bursave kanë nxënësit, prindërit e të cilëve nuk flasin gjermanisht, nuk kanë qenë në një nga vendet e DACHL (Gjermani, Austri, Zvicër ose Lihtenshtajn) për më shumë se 30 ditë dhe deri më tani nuk kanë marrë pjesë në ngjarjet e sponsorizuara nga Goethe-Institut (p.sh. PASCH-kurs për të rinjtë, PAD-bursa, gjuha gjermane ndërkombëtare Olimpiadë etj.).
Cilat dokumente kërkohen për të aplikuar?
 Letër motivuese: Shkruani në gjermanisht, cila kompani në rajonin Heilbronn-Frankoni do të ishte interesante për ju dhe çfarë prisni nga praktika (1 faqe)

Konkurim 
ju lutemi dërgoni letrën tuaj të motivimit në bkd-skopje@goethe.de deri më 31.03.2024.

* Të gjithë aplikantët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Ata duhet të dorëzojnë dëshmi të aftësisë gjuhësore (së paku çertifikata Goethe B1) ose të bëjnë një test të përcaktimit të nivelit.