Кurs për të rinjtë “Gjuha gjermane dhe profesioni” 2025
Fituesit janë shpallur!!!
Mila Kafedjiska dhe Vasil Jolevski
Urime!

Atëherë apliko deri më 07.04.2025 për kursin për të rinjtë “Gjuha gjermane dhe profesioni”! Të pret një kurs dyjavor i gjuhës në Goethe-Institut Schwebisch-Hall, dhe gjihashtu një profesion në disa kompani në rajonin Heilbronn-Frankoni.
Goethe-Instituti është një institucion kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë. Ne afirmojmë mësimin e gjuhës gjermane jashtë vendit dhe nxitim bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar. Fondacioni Dieter Schwarz Stiftung GmbH u themelua në vitin 1999 dhe promovon të mësuarit gjatë gjithë jetës në sferën e arsimit dhe shkencës.
Goethe-Institut së bashku me Dieter Schwarz Stiftung GmbH jep një bursë për një kurs gjuhësor dy-javor pranë Goethe-Institut Schwebisch-Hall (28.07.2025. – 08.08.2025) dhe gjihashtu një profesion në disa kompani në rajonin Heilbronn-Frankoni (11.08. – 14.08.2025).
Çfarë përfshin bursa?
Bëhet fjalë për bursë të plotë nga Dieter Schwarz Stiftung, e cila mbulon koston e kurseve të gjuhës, akomodimit, ushqimin, shpenzime të udhëtimit, duke përfshirë transportin publik lokal dhe para xhept.
Kush mund të aplikojë?
- Nxënës dhe nxënëse (nga 16 deri në 19 vjeç gjatë kursit), dhe lënda e preferuar e të cilëve në shkollë është një nga lëndët MINT. Lëndët STEM janë: Shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Për veç kësaj, pjesëmarrësit e mundshëm duhet të kenë një dëshirë për të punuar në fushën e STEM.
- Kërkohen aftësi gjuhësore të nivelit B1, e cila është një parakusht që pjesëmarrësit të gjinden në kompaninë/ndërmarrjen.
- Të drejtën e bursave kanë nxënësit, prindërit e të cilëve nuk flasin gjermanisht, nuk kanë qenë në një nga vendet e DACHL (Gjermani, Austri, Zvicër ose Lihtenshtajn) për më shumë se 30 ditë dhe deri më tani nuk kanë marrë pjesë në ngjarjet e sponsorizuara nga Goethe-Institut (p.sh. PASCH-kurs për të rinjtë, PAD-bursa, gjuha gjermane ndërkombëtare Olimpiadë etj.).
Krijo një video të shkurtër (maks. 2 minuta), në të cilën do të shpjegosh në gjuhën gjermane:
- Pse dëshiron të marrësh pjesë në kurs?
- Cilat profesione natyrore ose teknike të interesojnë?
- Çfarë dëshiron të mësosh gjatë qëndrimit tënd në Gjermani?
E rëndësishme:
Ji kreativ – videoja duhet të tregojë vetëm ty.
Videoja jote nuk do të publikohet apo shpërndahet. Ajo shërben vetëm për përzgjedhjen e pjesëmarrësve.
Konkurim
Të lutemi dërgo e plotësuar të aplikimit dhe videon në bkd-skopje@goethe.de
* Afati i aplikimit është zgjatur deri më 07.04.2025!
* Të gjithë aplikantët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Ata duhet të dorëzojnë dëshmi të aftësisë gjuhësore (së paku çertifikata Goethe B1) ose të bëjnë një test të përcaktimit të nivelit.