KRIK Festival 2018

KRIK Festival 2018 © Kontrapunkt

Më, 21.11.2018 -
Më, 19.12.2018

Muze i artit bashkëkohor

Në vitin 2016 Kontrapunkt startoi Festivalin KRIK (kritikë – rrezik – imagjinatë – konfrontim) me synimin të një herë në vit të sigurohet hapësirë për një dialog intensiv dhe kritik.
Festivali KRIK mbahet çdo vit në nëntor dhe dhjetor. Ky festival merret me tema politike, si: të drejtat e njeriut, të drejtën për kulturë, çështje të identitetit, dhunën, hapësirën publike dhe arsimimin e komuniteteve dhe për synim ka shfrytëzimin e potencialit emancipues të këtyre temave.
 
„KUJDES! Para portave të pushtetit –prit  përjashtimin!“ është motoja e festivalit të këij viti. Festivali fillon më 21.11. dhe zgjat deri më 19.12.2018.

FREIRAUM NË FESTIVALIN KRIK
 
Projekti i rrjetëzuar mbarëeuropian FREIRAUM është gjithashtu pjesë e Festivalit KRIK.
Partneri ynë „Kontrapunkt“ e ka vizituar qytetin partner, kopenhagë, ndërmjet 17 dhe 26 maj të vitit 2018 dhe ka bërë një film të shkurtër artistik mbi identitetin e njeriut. Në këtë kohë ekipi e kishte rastin ta zbulojnë qytetin me sytë e pesë protagonistëve, të cilët portetizohen në këtë film dhe t’i diskutojnë perceptimet e tyre mbi lirinë.
 
Edhe partneri i Projektit FREIRAUM në Kopenhagë, Festivali i arkitekturës në Kopenhagë, e ka vizituar Shkupin nga data 29.09. deri më 02.10, dhe gjithashtu ka bërë një film të shkrutër artisti mbi arkitekturën dhe identitetin. Filmi i Ekipit të Kopenhagës hulumton rolin dhe ndikimin e arkitekturës në jetën tonë dhe në botë.

FILMAT E FREIRAUM

Të dy filmat, fokusi i të cilëve është Projekti Freiraum-Projekt, do të shfaqen më 07.12.2018 në Shkup. Vizitorë nga Gjermania, Danimarka dhe Belgjika do t’i përcjellin këta filma dhe do të jenë pjesë e një ligjërate Keynote dhe një debati.
 
„Identitetet nomade – të ecësh nëpër lirinë e vetvetes“

Filmi i shkurtë artistik "Identitetet nomade" hulumton më tepër tema të rëndësishme mbi perceptimin bashkëkohor të nocionit liri. Si ndërlidhet ndjenja e lirisë me vendin e banimit? Si ndikojnë format e reja të mobilitetit, udhëtimit të shpeshtë, qëndrime të shkurtëra në vendet tjera si dhe ndikimet tjera kulturore dhe eksperienca nomade mbi perceptimin dhe konceptin e lirisë? Me ndihmën e përgjigjeve, por edhe të pyetjeve, hulumtohet koncepti i lirisë – qoftë në Shkup, Kopenhagë, ose ndoshta edhe në një vend tjetër.

„Ndryshime ideale,  rinegocimi i hapësirave“

Filmi i ekipit të Kopenhagës shqyrton pyetjen: Si do të rinegociohen demokracia dhe identiteti në dizajnin dhe përdorimin e hapësirës publike dhe trashëgimisë kulturore në Shkup? Duke u nisur nga kryeqyteti I Danimarës, Kopenhaga, dhe arkitektura e tij, e cila është krijuar në një kontekst krejtësisht tjetër, dëshirojmë që qytetin e Shkupit si dhe temën e lirisë dhe shkëmbimit ta ndriçojmë nga një perspetivë hapësinore. Gjatë xhirimeve të filmit gjatë zgjedhjeve të 30 shtatorit, kemi shqyrtuar rinegosimet rrjedhëse mbi pasqyrën e re kulturore të qytetit në Shkupi 2014, raporti I dyfishtë ndaj mbetjes së Europës, por edhe ljetën e përditshme në qytet.

Programin e Festivalit KRIK mund ta gjeni këtu:
Programin e Festivalit KRIK 2018

 

Prapa