E huaja (die Fremde)

Die Fremde: Feo Aladag © Goethe-Institut

Enj, 24.10.2019

20:00

Kinoteka e Maqedonisë

E huaja: Feo Aladag

Filmi gjerman në Kinothek

Regjia: Feo Aladag, me ngjyra, 119 min., 2010 

Mendohet se historia njihet nga lajmet - por regjisorja, producentja dhe skenaristja Feo Aladag, larg klisheve, ia del mbanë me një portret kompleks dhe prekës familjar në debutimin mahnitës të filmit “die Fremde”.


Umay jeton me bashkëshortin e saj Kemalin dhe djalin e saj Cemin në një periferi të metropolit turk të Stambollit. Kemali rregullisht ushtron dhunë ndaj gruas dhe djalit të tij. Tek Umay shfaqet një dëshirë e pamasë për qytetin e lindjes së saj Berlinin dhe prindërit e saj. E dëshpëruar i bën gati gjërat e saja dhe ik nga jeta e saj në Stamboll dhe nga martesa me bashkëshortin e saj. 

“Ndalo të shohësh ëndrra!”- i thotë nëna e saj në një moment: vëllezërit dhe motrat vuajnë nga turpi për shkak të ‘fyerjes’ nga e motra, dhe i ati, Kaderi, dëshiron që vajza e tij e dashur “të kishte lindur djalë”. 

Që në fillim të filmit fitohet përshtypja e një fundi mizor. Sidoqoftë, ju do të mendoni se e dini fundin e historisë sapo t’i keni parë vetëm dy minutat e para të filmit. Por pastaj ka një prerje, narracioni hidhet mbrapa dhe zhvillon harkun deri në momentin i cili na e kishte mbjellë që në fillim këtë hamendje të tmerrshme. Dhe pastaj, në momentin kur parandjenja zgjidhet përballemi me fundin e kësaj drame, e cila është edhe më tragjike nga sa kishim frikë.

Prapa