Lexime të letërsisë dhe punëtori të shkrimit me Jens Rassmus

Jens Rassmus ©Jens Rassmus

Hë, 25.11.2019 -
Pr, 29.11.2019

Instituti Goethe-Shkup organizon lexime letrare interaktive me shkrimtarin dhe ilustruesin gjerman Jens Rasmus. Gjatë punëtorive autori do të prezantojë librat e tij me fotografi dhe së bashku me fëmijët do të krijojë një kolazh ose libër.
Jens Rasmus lindi në vitin 1967 në Kiel. Ai studioi ilustrime në Hamburg dhe Dundee, Skoci. Që nga viti 1997 ilustron dhe shkruan shumë libra me figura dhe libra për fëmijë. Ai u nominua me çmimin Gjerman për letërsi për të rinj dhe veç të tjerash, e morri çmimin Austriak për letërsi për fëmijë dhe të rinj. Nga viti 2009 jeton me familjen e tij në Kiel.

Prapa