Akses i shpejtë:
Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1)Kalo drejtpërdrejt te niveli sekondar i shfletimit (Alt 3)Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)

Kalendari i Ardhjes
7 dhjetor

Është fundjavë dhe më në fund gjeta kohë që në banesën time kolektive të bëj pak atmosferë të Krishtlindjeve. Koha e Krishtlindjeve si dhe imazhet dhe erërat e saj më pëlqejnë shumë, kështu që edhe në shtëpi dua të stolis dhe ta bëj një atmosferë të këndshme. Duke shëtitur nëpër borë kam mbledhur degë dhe boça të pishave. I kam tharë disa ditë dhe kështu do t’i stolis dritaret e mia. Përveç kësaj kam bërë disa flokë bore prej letre, të cilat do t’i var në dritare. Më së shumti dua që të thaj mollët e prera në formë unaze. Unë blej mollë organike nga bujqit lokal, sepse mollët e tyre jo vetëm që janë të shëndetshme, por edhe janë shumë të shijshme. Pasi ia heq lëvoren, mollët i pres në formë unaze. Sa më të holla të jenë, aq më të brishta! I lë ca minuta në ujë dhe në lëng limoni, pastaj i vë në pe, edhe atë ashtu që mos të preken me njëra tjetrën! Penjtë i zgjas nëpër tërë sallonin, në një lartësi të mjaftueshme, me qëllim që Kasha të mos t’i mbërrijë. Ajo i pëlqen shumë mollët në formë unaze! Dhe unë e shijoj aromën e këndshme që përhapet në banesë.
 
Çfarë ritualesh mbani ju në Kohën Para Krishtlindjeve?

Leave a comment on this page (preferably in German) for a chance to win today's surprise package! Additionally, a German Online Individual course will be raffled among all participants. In participating, you accept the Terms and Conditions linked below. Have fun and a lovely Advent season!
KOMENTO zbuloni më shumë dyer