Akses i shpejtë:
Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1)Kalo drejtpërdrejt te niveli sekondar i shfletimit (Alt 3)Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)

Kalendari i Ardhjes
13 dhjetor

E kam humbur Kashan! Përpara aq shumë stendave, dhuratave, verës dhe ushqimit e kam humbur atë nga shikimi mes gjithë atyre njerëzve dhe këmbëve në Tregun e Krishtlindjeve. Njëherë po pres këtu, por ajo thjeshtë nuk kthehet. Ku do të ketë shkuar? Jam e sigurt se ajo më pret diku. E kërkova të gjithë tregun. Në fund, e mërzitur dhe e rraskapitur, arrita tek delet. Ndihem e ftohur dhe këto kafshë më japin një lloj ngushëllimi. Mund ta paramendoj se për të nuk ishte një gjë e bukur të qëndrojë tërë ditën në vathë në mes të kësaj rrëmuje të Tregut të Krishtlindjeve. Mirëpo, shumë njerëz mendojnë se për Krishtlindje duhet të ketë edhe një grazhd. Derisa nga lodhja nuk jam më në gjendje të dalloj se çfarë është Grippe (grip) dhe çfarë Krippe (grazhd) dëgjoj tek fëshfërit, dhe kush del nga kashta? Gjithashtu shumë e lodhur dhe e rraskapitur: Kasha! Në vend që të shkojmë në shfaqjen e Fridays for Future më mirë të shkojmë në shtëpi. Duhet të kujdesemi edhe për shëndetin tonë!
 
Keni vizituar ndonjëherë ndonjë Treg të Krishtlindjeve? A ka atje ndonjë specialitet të veçantë?

Leave a comment on this page (preferably in German) for a chance to win today's surprise package! Additionally, a German Online Individual course will be raffled among all participants. In participating, you accept the Terms and Conditions linked below. Have fun and a lovely Advent season!
Komento zbuloni më shumë dyer