Akses i shpejtë:
Kalo drejtpërdrejt te përmbajtja (Alt 1)Kalo drejtpërdrejt te niveli sekondar i shfletimit (Alt 3)Kalo drejtpërdrejt te niveli kryesor i shfletimit (Alt 2)

Kalendari i Ardhjes
23 dhjetor

Blerjet e fundit për Krishtlindje janë duke pritur! Ditët e Krishtlindjeve do t’i kaloj me familjen time au-pair. Meqenëse në Ukrainë krishtlindjet festohen më vonë, pas festave të krishtlindjeve në Gjermani do të shkoj në shtëpi, në Ukrainë. Këtë vit do të ketë dy herë festa të Krishtlindjeve për mua! Në familjen time au-pair hajmë Raclette. Secili vetë e zgjedh se çfarë do të ketë në pjatë dhe kështu i plotësojmë të gjitha shijet, dëshirat dhe nevojat tona. Një shkak më pak për t’u zënë! Mund të hajë mish ai i cili do të hajë mish dhe vegjetarianët të hanë ushqim vegjetarian. Përveç kësaj, mund ta përdorim edhe pas ditës së parë dhe të dytë të Krishtlindjeve atë ushqim që ka tepruar në ditën e parë, sepse pikërisht në Krishtlindje nuk do të duhej hedhur ushqimi në plehra, mendoj unë. Unë kam përgatitur një desert: Kutja. Është një ëmbëlsirë e bërë me grurë, mjaltë, arra, lulëkuqe dhe rrush të thatë, të cilën gjithmonë e kemi tek unë në shtëpi për Krishtlindje më 6 janar.  Sepse edhe pse ndihem shumë mirë në Gjermani, natyrisht kam nevojë dhe e ruaj lidhjen time me kulturën e Ukrainës dhe familjen time.  Për mua, Krishtlindja do të thotë gjithashtu t'i bashkosh njerëzit dhe traditat e tyre dhe t'i lidhësh ata me diçka të re, e njëkohësisht të bësh një festë nga ajo! Kasha gjithashtu është mjaft e emocionuar, pra është koha për shëtitjen e gjatë që ia kam premtuar para Ditës së Madhe... 
 
A keni ndonjë ritual të veçantë për Krishtlindje apo për dimrin mes miqve tuaj apo në familje? 

Leave a comment on this page (preferably in German) for a chance to win today's surprise package! Additionally, a German Online Individual course will be raffled among all participants. In participating, you accept the Terms and Conditions linked below. Have fun and a lovely Advent season!
Komento zbuloni më shumë dyer