Mein Arbeitsplatz Foto: © colourbox.de

Koleget dhe kolegët

Në ditët e para në vendin tuaj të punës, ju njiheni me koleget dhe kolegët si edhe me vet punën. Disa kolegeve dhe kolegëve pas ditëve të para, shpesh mund t’ u drejtoheni me «ti». Ndryshe është me mbikëqyrësin, shefin. Atij i drejtohet, thuajse gjithmonë me «Ju». Nga firma në firmë kjo mund të ndryshoj. Ushtrojeni gjermanishten tuaj për vendin e punës në faqen e internetit të Goethe-Institut.

Mbrojtja e punëmarrësit

Në Gjermani ka mbrojtje për punëmarrësin: Firma duhet t’ u përmbahet rregullave për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësit. Këtu hyjnë për shembull: veshjet e posaçme të punës, pushimet dhe oraret e rregullta të punës. Në firmat e mëdha ka organizata për punëmarrësit, këshillin e punonjësve. Nëse ju keni probleme, ju mund të flisni me këshillin e punonjësve. Dhe këshilli punonjësve flet me mbikëqyrësin tuaj.

Oraret e punës dhe pushimet

Orari i punës varet nga profesioni juaj. Si infermiere në një spital për shembull, ju punoni me turne: Ju punoni herë paradite, herë në mbrëmje ose natën. Në zyrë ju keni zakonisht një orar pune të rregullt. Ju e filloni ditën e punës në mëngjes dhe e mbyllni atë pas 8 ose 9 orësh. Shpesh oraret e punës në zyrë, janë fleksibël. Për shembull, ju mund ta filloni punën në mëngjes nga ora 8 ose 9 dhe në mbrëmje mund të largoheni më herët apo më vonë. Në çdo vend pune ka të paktën një pushim, shpesh herë në kohën e drekës 30 ose 60 minuta.  Normalisht punohet 38-40 orë në javë. Gjithashtu është e mundur të punosh me kohë të pjesshme, me  50%. Kjo është rreth 20 orë në javë. Kjo është një mundësi, nëse keni fëmijë ose jeni të vetëpunësuar me punë plotësuese.

Çdo punëmarrës ka një numër të caktuar pushimesh në vit. Ju duhet të bëni kërkesë për marrjen e pushimeve dhe mbikëqyrësi juaj duhet ta miratoj. Shpeshherë, ju mund t’ i merrni pushimet, kur dëshironi. Por ndonjëherë ju nuk mundeni t’ i merrni pushimet, sepse firma ka shumë punë. Ndonjëherë, ju jeni i detyruar t’ i merrni pushimet, sepse e gjithë firma është me pushime. Në pushime ju do të vazhdoni ta merrni pagën/rrogën tuaj. Në rast se jeni sëmur, ju duhet të lajmëroni menjëherë punëdhënësin tuaj dhe të shkoni të shkoni te mjeku. Mjeku j’ u jep një raport mjekësor për punëdhënësin. Këtë raport mjekësor ju duhet ta paraqisni sa më parë në firmë. Shpeshherë ky raport mjekësor i nevojitet punëdhënësit pas tre ditë mungesë (shih edhe tekstin «Shëndeti»).

Veshja e punës

Në disa profesione, ju duhet të vishni rroba mbrojtëse, për tu mbrojtur nga lëndimet, si për shembull në një kantier ndërtimi. Ndonjëherë, ju duhet të vishni edhe uniformë, për shembull nëse punoni në aeroport. Ose ju duhet të mbani një bluzë me logon e firmës tuaj. Kështu klienti sheh, se ju jeni një punonjës.

Ndërprerja e kontratës

Nëse ju nuk dëshironi apo nuk mundeni të punoni më për firmën tuaj, atëherë ju duhet të ndërprisni kontratën. Ndërprerja e kontratës bëhet gjithmonë me shkrim. Për këtë ekziston një afat i caktuar për ndërprerjen së kontratës. Afati i ndërprerjes së kontratës është zakonisht 3 muaj.

Shkollimi dhe trajnimi i mëtejshëm

Nëse tashmë keni një praktikë mësimi ose një kurs studimi dhe keni punuar tashmë për një kohë të caktuar, mund të vazhdoni shkollimin tuaj. Ju do t’i thelloni, zgjeroni ose përditësoni njohuritë dhe aftësitë tuaja. Sidomos qendrat e edukimit për të rritur ofrojnë një gamë të gjerë.

Pyetje të shpeshta

Unë duhet të sjellë fëmijën në kopsht. A mund të shkoj me vonesë në punë?

Kur mundem të bëj pushimin e punës?

Unë nuk flas mirë gjermanisht. Mund të flas anglisht në punë?

Unë kam një fëmijë dhe nuk mundem të punoj 40 orë në javë. Çfarë duhet të bëj?

Kur e marrë pagën ose rrogën time?

Ju keni pyetje të tjera? Atëherë mund kontaktoni konsulentët e shërbimit për migracionin e të rinjve.

Këshillimi-online