Freizeit Foto: © colourbox.de
Për imigrantë me vizë

Çfarë mund të bëni në kohën tuaj të lirë? Në qytet mundësitë janë të shumta:

Kulturë

Ju e pëlqeni kulturën? Në shumicën e qyteteve ka muze, kinema, teatër dhe evenimente koncertesh. Shumë kinema ofrojnë filma internacional në gjuhën origjinale dhe me titra përkthimi (Original mit Untertiteln/OmU). Në bibliotekat e qytetit, ju mund të lexoni libra, të dëgjoni muzikë dhe të shihni filma falas ose përkundrejt një shume modeste. Ju mund të lidhni një abonim dhe t’ i merrni librat, filmat dhe CD-të në shtëpi dhe t’ i ktheni në afatin e caktuar. 

Qendra e edukimit për të rritur, shoqata dhe klube

Qendër edukimi për të rritur do të gjeni në shumë vende. Para së gjithash aty ofrohen kurse për të rriturit, për shembull kurse vallëzimi apo kurse gjuhe. Në linkun në vazhdim do të gjeni qendrën e edukimit për të rritur pranë jush: www.vhs.de.

www.vhs.de

Një mundësi tjetër janë edhe klubet dhe shoqatat. Në një klub mblidhen njerëz me interesa dhe qëllime të përbashkëta. Ka klube të ndryshme, si për shembull klube muzike, klube sportiv apo edhe klube kompjuteri. Klubet janë edhe për të rriturit edhe për të rinjtë.

Për prindër dhe fëmijë ka shpesh oferta falas. Për fëmijët e vegjël për shembull ka në disa vende grupe loje.

Parqet dhe natyra

Ju jeni me kënaqësi në natyrë? Në çdo qytet ka parqe. Për fëmijët ka shumë kënde lojnash. Hyrja në to është kryesisht falas. Në kopshtet botanikë, ju mund të shikoni bimë të veçanta. Kafshë nga e gjithë bota, mund të shikoni nëse ju vizitoni kopshtin zoologjikë. Hyrja në kopshtet botanike dhe kopshtet zoologjikë është zakonisht me pagesë. Përveç këtyre, në shumë rajone ka liqene, pyje ose male, apo ndoshta ju madje jetoni afër detit. Këtu ju mund të ndërmerrni shumë aktivitete në natyrë.

Në shtëpi

Në shtëpi, pjesa më e madhe e njerëzve sheh TV ose dëgjon radio. Çdo familje në Gjermani duhet ta regjistroj radion, TV-në dhe kompjuterin dhe të paguaj një tarifë bazë mujore. Në këtë moment kjo tarifë është 17,98 euro në muaj. Nëse ju keni pak para, ju nuk paguani. 

Ndoshta ju keni në shtëpinë tuaj një oborr apo një ballkon. Jo gjithmonë ju mund të bëni çfarë të doni aty. Për shembull, jo në çdo shtëpi mund të bëhet pjekje skare/grile në ballkon. Në rregulloren e banesës do të gjeni të gjitha informacionet në lidhje me këtë. 

Informacione mbi mundësitë e shfrytëzimit të kohës ë lirë, do të gjeni edhe në faqen e internetit të qytetit apo vendbanimit tuaj.

For asylum seekers

Sports

You can do sports almost anywhere in Germany. There are many sports clubs and also gyms. Even small villages have clubs that offer a large variety of sports. Popular sports, for example, are football, volleyball, dancing and many more. Against a membership fee, you are allowed to train at the club.

Football is particularly popular in Germany. However, you can also play football without joining a club. People just meet outside on a lawn or in park to play football. The Federal Office for Migration and Refugees (BAMF) provides more information on sports and clubs at the following websites:

Other Leisure Activities

Many public institutions offer special leisure programmes for adolescents and adults. Do you enjoy reading? If you do, you can visit a public library. Many libraries offer special programmes for refugees. More information on many other leisure activities can be obtained from migration advice centres, sports clubs and charitable organisations in your neighbourhood.

Pyetje të shpeshta

Unë jam i ri në Gjermani. Si mund të krijoj njohje të reja në vendbanimin tim?

Ku mund të gjej kontakt me njerëzit nga vendi im?

Ku mund të gjej një pishinë në qytetin tim?

Unë dëshiroj të shkoj në një koncert. Çfarë koncertesh ka së afërmi në qytetin tim?

What newspapers are available in my city?

I am not familiar with the Internet or computers. Who can help me?

Ju keni pyetje të tjera? Atëherë mund kontaktoni konsulentët e shërbimit për migracionin e të rinjve.

Këshillimi-online