Ansicht auf eine sommerliche Party auf einer Wiese mit vielen Menschen, Essensständen und Dekoration © Goethe-Institut

Çfarë mund të bëni në kohën tuaj të lirë? Në qytet mundësitë janë të shumta:

Kulturë

Ju e pëlqeni kulturën? Në shumicën e qyteteve ka muze, kinema, teatër dhe evenimente koncertesh. Shumë kinema ofrojnë filma internacional në gjuhën origjinale dhe me titra përkthimi (Original mit Untertiteln/OmU). Në bibliotekat e qytetit, ju mund të lexoni libra, të dëgjoni muzikë dhe të shihni filma falas ose përkundrejt një shume modeste. Ju mund të lidhni një abonim dhe t’ i merrni librat, filmat dhe CD-të në shtëpi dhe t’ i ktheni në afatin e caktuar. 

Ansicht auf die Vorderseite der Münchner Staatsoper © Goethe-Institut

Qendra e edukimit për të rritur, shoqata dhe klube

Qendër edukimi për të rritur do të gjeni në shumë vende. Para së gjithash aty ofrohen kurse për të rriturit, për shembull kurse vallëzimi apo kurse gjuhe. Në linkun në vazhdim do të gjeni qendrën e edukimit për të rritur pranë jush:

Ansicht auf einen Barausschank,links steht ein lachender Barkeeper. Viele Aufkleber und die Farbgestaltung weisen auf den FC Bayern hin. © Goethe-Institut

Një mundësi tjetër janë edhe klubet dhe shoqatat. Në një klub mblidhen njerëz me interesa dhe qëllime të përbashkëta. Ka klube të ndryshme, si për shembull klube muzike, klube sportiv apo edhe klube kompjuteri. Klubet janë edhe për të rriturit edhe për të rinjtë.

Për prindër dhe fëmijë ka shpesh oferta falas. Për fëmijët e vegjël për shembull ka në disa vende grupe loje.

Ansicht auf einen See mit Bergpanorama im Hintergrund. Aus der Vogelperspektive sieht man im Vordergrund Wanderer. © Goethe-Institut

Parqet dhe natyra

Ju jeni me kënaqësi në natyrë? Në çdo qytet ka parqe. Për fëmijët ka shumë kënde lojnash. Hyrja në to është kryesisht falas. Në kopshtet botanikë, ju mund të shikoni bimë të veçanta. Kafshë nga e gjithë bota, mund të shikoni nëse ju vizitoni kopshtin zoologjikë. Hyrja në kopshtet botanike dhe kopshtet zoologjikë është zakonisht me pagesë. Përveç këtyre, në shumë rajone ka liqene, pyje ose male, apo ndoshta ju madje jetoni afër detit. Këtu ju mund të ndërmerrni shumë aktivitete në natyrë.

Në shtëpi

Në shtëpi, pjesa më e madhe e njerëzve sheh TV ose dëgjon radio. Çdo familje në Gjermani duhet ta regjistroj radion, TV-në dhe kompjuterin dhe të paguaj një tarifë bazë mujore. Në këtë moment kjo tarifë është 17,98 euro në muaj. Nëse ju keni pak para, ju nuk paguani. 

Ndoshta ju keni në shtëpinë tuaj një oborr apo një ballkon. Jo gjithmonë ju mund të bëni çfarë të doni aty. Për shembull, jo në çdo shtëpi mund të bëhet pjekje skare/grile në ballkon. Në rregulloren e banesës do të gjeni të gjitha informacionet në lidhje me këtë. 

Informacione mbi mundësitë e shfrytëzimit të kohës ë lirë, do të gjeni edhe në faqen e internetit të qytetit apo vendbanimit tuaj.

Volkshochschule

Linke mbi temën

Pyetje të shpeshta

Keni ndonjë pyetje të mëtejshme? Atëherë na shkruani duke përdorur formularin e kontaktit. Ne do t'ua përcjellim pyetjen tuaj në mënyrë anonime këshilltarëve të shërbimeve të migrimit për të rinjtë.

Për të shkuar te formulari i kontaktit