Integrationskurs Foto: © colourbox.de
Për imigrantë me vizë

Pjesëmarrja

Ju jeni i ri në Gjermani dhe dëshironi të mësoni gjuhën: Pjesëmarrja në kursin e integrimit do t’ ju ndihmoj për këtë. Nëse ju dini pak ose aspak gjermanisht, atëherë pjesëmarrja është e detyruar, kjo domethënë, ju jeni i detyruar ta bëni kursin e integrimit. 

Zyra për të huaj j’ u jep një vërtetim për të drejtën e pjesëmarrjes, si edhe një listë me ofruesit e kursit, pra shkollat e gjuhëve. Ju mund të zgjidhni një shkollë gjuhe afër jush dhe të regjistroheni aty. 

Ju mund t’ i gjeni adresat e gjithë ofruesve të kurseve për integrim edhe te Adresa të rëndësishme. Aty ju mund të kërkoni direkt ofrues kursi afër jush. Rezultatet me informacione, si p. sh. adresë ose numri i telefonit, do të shfaqen në një hartë. 

Klasifikimi, orët dhe provimi

Pas regjistrimit te ofruesi i kursit, ju i bëni një test klasifikimi. Kështu është e mundur të gjendet kursi i duhur për ju. Kostoja për ju është 1,20 € për një orë mësimi. Nëse ju nuk keni para të mjaftueshme, ju nuk paguani dhe/ose ju paguhen edhe kostot e udhëtimit. Kursi i integrimit është i përberë nga kursi i gjuhës dhe nga kursi i orientimit. 

Kursi i gjuhës ka normalisht 700 orë mësimi. Këtu mësohet gjuha përmes situatave nga jeta e përditshme, si bërja e pazareve, jetesa, fëmijët, media, koha e lirë, shkolla dhe puna ose vizitat te mjeku. 

Në fund të kursit, ju bëni provimin përfundimtar («Testi i gjermanishtes për migrantët»). Pas provimit ju merrni një «Certifikatë të Kursit për Integrim» (Zertifikat Integrationskurs). Dhe ju keni njohuri të gjermanishtes (me gojë dhe me shkrim) të nivelit A2 ose B1. Shumë punëdhënës e kërkojnë këtë certifikatë. Edhe nëpër institucione, si zyra për të huaj, ju nevojitet ndonjëherë ky dokument. Nëse ju dëshironi të bëni natyralizimin, pra të merrni nënshtetësinë gjermane, atëherë «Certifikata e Kursit për Integrim» do të jetë me dobi në këtë rast. Pas kursit të gjuhës ju do të bëni kursin e orientimit. Kursi i orientimit ka 100 orë mësimore. Këtu do të mësoni shumë gjëra rreth sistemit ligjor, historisë dhe kulturës gjermane. Tema të rëndësishme janë gjithashtu vlerat ose bashkëjetesa në shoqëri.
Në fund do t‘i nënshtroheni testit përfundimtar "Të jetosh në Gjermani".

Ju nuk e kaloni provimin përfundimtar? Atëherë ju duhet të bëni edhe 300 orë të tjera mësimi. Dhe mund të përsërisni edhe një herë provimin.

Kurse të veçanta

Për të rinjtë nën 27 vjeç ka një kurs integrimi special: kursi i integrimit për të rinj. Ai ju ndihmon, nëse ju dëshironi të kryeni ndonjë kualifikim profesional. Informacione mund të merrni te Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë. 

Në disa qytete ka edhe kurse të tjera të veçanta, të tilla si kurse vetëm për gratë, kurse alfabetizmi ose kurse me kujdestari për fëmijët. Pyesni te shkolla e gjuhës për informacion të mëtejshëm.

For asylum seekers

Integration: Learning German

As soon as you have been granted asylum, you will be allowed to take part in an integration course. Prior to this, no entitlement to such a course exists. But there are exceptions:

Asylum seekers with good prospects of remaining in the country may apply for an integration course. The prospects of remaining in the country are deemed good for asylum seekers who hold a temporary resident permit, have been granted a temporary stay of deportation or those who hold a residence permit. Important information regarding these different conditions is available on the website of the Federal Office for Migration and Refugees (BAMF).

Do you want to start learning German sooner? In this case, refugees have several options. Children must attend school in Germany. This also applies to children and young adults who have submitted an asylum application, as long as they have not yet attended school for nine years. At school, they will be introduced to the German language and culture (see “School System”).

But adults, too, may start learning German while waiting for the decision on their asylum application. Many refugee centres have voluntary teachers who offer German lessons free of charge.

Integration courses for asylum applicants     

Pyetje të shpeshta

Sa zgjat kursi i integrimit?

Sa zgjat kursi i integrimit për të rinj?

Ku mund ta kryej kursin e integrimit?

Unë nuk dua ta bëj kursin e integrimit. A jam i detyruar ta bëj atë?

A jam i detyruar të ndjek kursin e orientimit?

A duhet ta bëj provimin përfundimtar?

Unë nuk mundem të shkoj në kurs, për shembull sepse jam sëmur apo fëmija im është sëmur. Çfarë duhet të bëj?

A mundem ta ndërroj ofruesin e kursit?

Çfarë më nevojitet për kursin?

A mund të bëj pushim?

Why aren’t all asylum seekers entitled to an integration course?

Ju keni pyetje të tjera? Atëherë mund kontaktoni konsulentët e shërbimit për migracionin e të rinjve.

Këshillimi-online