Ein Wohnhaus mit vielen Wohnungen ist zu sehen. Vor dem Haus steht ein blühender Baum. © Goethe-Institut

Kërkimi i banesës

Ju po kërkoni një banesë/apartament? Në shumë gazeta, kryesisht të premteve dhe të shtunave, mund të gjeni lajmërime për banesa/apartamente me qira. Lajmërime për apartamente me qira mund të gjeni gjithashtu edhe në faqet e internetit të gazetave. Gjithashtu ka edhe në internet shumë faqe imobiliare. Edhe zyra e strehimit e qytetit apo komunës tuaj, ofron shpesh ndihmë në kërkimin e banesës/apartamentit. Në disa zona, ju mund të gjeni lehtë një banesë/apartament. Në zona të tjera është shumë e vështirë gjetja e një apartamenti. Në raste të tilla mund t’ ju ndihmoj një agjent imobiliar: Nëse ai ua gjen banesën/apartamentin, ju duhet ta paguani. Zakonisht agjenti imobiliar merr si komision shumën 2-3 muajve qira.

Ein Schlüsselbrett mit vielen Schlüsseln hängt im Eingang einer Wohnung. © Goethe-Institut

Qiraja dhe depozita e qirasë

Kryesisht në lajmërime thuhet, se sa qira ju duhet të paguani për banesën/apartamentin. Kjo është shpesh pagesa për qiranë pa ngrohje. Por ju duhet të paguani edhe shpenzimet plus. Si për shembull pagesat e ujit, pastrimit të shkallës, mbledhjes së mbeturinave. Edhe ngrohja dhe korrenti mund të jenë pjesë e shpenzimet plus, por kjo është gjithmonë e ndryshme. Pyesni qiradhënësin, për çfarë pagesash hyjnë te shpenzimet plus dhe çfarë ju duhet të paguani veçmas.

Qiraja pa ngrohje dhe shpenzimet plus së bashku japin qiranë me ngrohje. Totalin e qirasë me ngrohje, ju ia kaloni qiradhënësit çdo muaj në llogarinë e tij.

Zakonisht banesat nuk janë të mobiluara. Për gjërat, të cilat janë të qiramarrësit para jush dhe mbeten në banesë, si për shembull frigoriferi, ju duhet të paguani. Kjo pagesë quhet Ablöse (para zhbllokimi).

Shpesh qiramarrësit kërkojnë nga qiradhënësit një depozitë të qirasë. Ajo nuk duhet ta kalojë shumën e 3 muajve të qirasë pa ngrohje. Pas daljes nga banesa, qiramarrësit i kthehet mbrapsht depozita e qirasë. Kur ju doni të shikoni, nëse qiraja e një apartamenti është e lartë ose jo, ju mund të shikoni në indeksin i qirasë. Këtu do të gjeni çmimet mesatare të qirave për çdo qytet. Për të gjetur këtë, jepni në internet «Mietspiegel» dhe emrin qytetit tuaj. 

Në fillim të vitit nuk mund të dihet, se sa ujë, korrent apo gaz do të konsumohet gjatë vitit. Prandaj këto paguhen çdo muaj në avancë. Në fund të vitit, ju mund të merrni para mbrapsht ose të paguani diçka më tepër. 

Ein Stromzähler hängt im Keller einer Wohnung. © Goethe-Institut

Kontrata e qirasë

Të gjitha informacionet mbi qiranë dhe depozitën e qirasë, përmbahen në kontratën e qirasë. Aty thuhet gjithashtu, nëse ju duhet të rinovoni para se të dilni nga banesa. Si edhe informacionet mbi afatin për ndërprerjen e kontratës. Shpesh, ju duhet të nënshkruani një protokoll për marrjen në dorëzim kur hyni në një banesë të re. Në protokollin e marrjes në dorëzim, shënohen për shembull, çfarë gjërash ndodhen në banesë. Kështu, e dini si ju edhe qiradhënësi, se çfarë duhet të rri në banesë, kur ju të dilni prej saj. Përpara se se të nënshkruani, lexojini me vëmendje si kontratën e qirasë edhe protokollin e marrjes në dorëzim.

Rregullorja e banesës

Ju nuk dëshironi konflikte me komshinjtë? Atëherë respektoni disa rregulla: Nga ora 22-7 është kohë pushimi dhe nga 13-15 pauzë për drekë. Të dielave dhe në ditët e festave, është e gjithë dita kohë e pushimi.

Në Gjermani ka kazanë të ndryshëm plehrash: për letrat dhe kartonë, për mbeturinat e frutave dhe perimeve, si edhe për plehrat e tjera. Qelqi, kanoçet ose pajisjet elektrike duhet shpënë në pika caktuara grumbullimi ose në kontejnerë. Gjithë rregullat e tjerë i gjeni në rregulloren e banesës. Për shembull: A jeni i lejuar të mbani një qen apo mace në banesë? Ose: A e keni për detyrë të pastroni korridorin apo rrugën para shtëpisë?

Eine Person putzt ein Treppenhaus in einem Wohnhaus. © Goethe-Institut

Pyetje të shpeshta

Further questions? Write us via the contact form. We will forward your questions anonymously to the advisors of the youth migration services.

Contact form