Mehrsprachigkeit Foto: © colourbox.de

Çdo vit, shumë njerëz nga vende të tjera vijnë për të jetuar në Gjermani. Më tepër se 20% e popullsisë gjermane ka një prejardhje tjetër kulturore. Shumë prej tyre janë shumëgjuhësh. Ata flasin jo vetëm gjuhën e tyre amtare, por edhe një apo më tepër gjuhë të huaja. Shumë njerëz, të cilët vijnë për të jetuar në Gjermani, e mësojnë gjermanishten si gjuhë të huaj apo gjuhë të dytë. Në qoftë se flasim gjuhën e vendit apo rajonit (mjedisit, ambientit), në të cilin jetojmë, atëherë mundemi të komunikojmë më mirë me njerëzit e atyshëm dhe të kuptojmë më mirë veprimet e tyre.

Përparësitë e shumëgjuhësisë

Aftësia për të folur shumë gjuhë, është në botën e sotme një kompetencë e rëndësishme. Sot kufijtë midis vendeve janë më të hapura se më parë dhe gjithmonë e më tepër njerëz shkojnë për të jetuar në vende të huaja. Ai, i cili përveç gjuhës së tij amtare, flet edhe një gjuhë tjetër, ka më shumë mundësi. Si në jetën private edhe në atë profesionale, personat, të cilët zotërojnë shumë gjuhë, ndërmjetësojnë mes njerëzve të kulturave të ndryshme. Personat multilingualë zotërojnë kompetenca ndërkulturore, që do të thotë se ata munden të vështrojnë sjelljen e njerëzve të tjerë nga perspektiva të ndryshme. Fëmijët e migrantëve, të cilët rriten në Gjermani, mësojnë gjuhën (amtare) të prindërve të tyre zakonisht që prej lindjes. Bashkë me gjuhën, ata mësojnë gjithashtu shumë mbi kulturën dhe traditat e vendlindjes së prindërve të tyre. Gjermanishten ata e mësojnë shpesh gjatë kontaktit dhe lojërave me fëmijë dhe të rritur të tjerë, për shembull në Kita (kopshtin ditor) apo në shkollë. Këta fëmijë rriten shumëgjuhësh (multilingual).

Rëndësia e gjuhës Gjermane

Për të rriturit mësimi i gjermanishtes është i rëndësishëm, sepse në këtë mënyrë mund të komunikojnë me njerëzit e tjerë në Gjermani. Gjithashtu edhe për integrimin, është njohja e gjuhës së vendit ku jetojmë një ndihmesë e madhe. Sidomos për fëmijët janë njohuritë e gjermanishtes para së gjithash të domosdoshme, nëse ata shkojnë në një shkollë gjermane.

Input dhe output

Në mësimin e një gjuhe inputi dhe outputi, janë shumë të rëndësishëm. Input është gjuha, në të cilën dëgjojmë dhe lexojmë. Kontakti i rregullt me një gjuhë është i nevojshëm dhe sidomos akoma më mirë në situata reale. Përveç kësaj, inputi duhet të ketë një cilësi të lartë, që domethënë duhet të vij nga një person i gjuhës amtare. Te fëmijët, para së gjithash leximi i librave të zgjedhur është një formë shumë e mirë dhe efektive e inputit.

Krahas inputit është edhe outputi shumë i rëndësishëm. Outputi, është gjuha, të cilën ne prodhojmë, pra çfarë flasim dhe shkruajmë. Është shumë thelbësore, që njerëzit të mund ta përdorin gjuhën. Që të mundemi ta flasim mirë një gjuhë, nevojiten shumë mundësi për ta vënë atë në përdorim në situata reale. Të folurit dhe të shkruarit janë mundësi shumë të mira dhe të rëndësishme për ushtrimin e gjuhës.

Nëse ju shtëpi me fëmijën apo fëmijët tuaj nuk flisni gjermanisht, por në gjuhën tuaj amtare, atëherë ju keni shumë mundësi.

Rëndësia e gjuhës së familjes

Në shumë familje nëna dhe babai flasin të njëjtën gjuhë. Te migrantët në shumicën e rasteve, kjo gjuhë nuk është gjermanishtja. Që një fëmijë të mësoj gjuhën e familjes, është e udhës, që në shtëpi ai të flas gjuhën e familjes. Kështu fëmija mundet të krijoj një lidhje të ngushtë emocionale me gjuhën dhe kulturën e vendit të origjinës.

Gjuha e origjinës (gjuha e parë apo gjuha e familjes), përcjell gjithmonë te fëmijët dhe të rriturit edhe informacione kulturore, tradita dhe vlera. Familjet nuk duhet ta ndërpresin komunikimin në gjuhën e origjinës, por ta përdorin atë me fëmijët edhe në familje. Për fëmijët është veçanërisht e rëndësishme, që gjuhën e tyre të parë ta flasin mirë. Një bazë e mirë në gjuhën e parë, është një nga kushtet paraprake më favorshme, për të arritur një nivel gjuhësor të mirë në gjuhët e tjera. Në qytetet e mëdha ka shpesh Kita bilinguale (dygjuhëshe) ose madje edhe trilinguale (trigjuhëshe).

Një-njeri-një-gjuhë

Në shumë familje nëna dhe babai flasin gjuhë të ndryshme. Kështu shumë prindër ndjekin metodën një-njeri-një-gjuhë. Në këtë rast, secili prind flet me fëmijën në gjuhën e vet amtare. Gjuha e familjes, pra gjuha në të cilën komunikojnë të dy prindërit dhe fëmija, është ndonjëherë gjuha e njërit prej prindërve (gjuha e babait ose gjuha e nënës). Ndonjëherë kjo është edhe një gjuhë e tretë, të cilën të dy prindërit e flasin mirë.

Aspekte të rëndësishme në edukimin shumëgjuhësh

Në edukimin shumëgjuhësh është e rëndësishme, që prindërit të kenë një lidhje emocionale me gjuhën e tyre. Sigurisht më e mira është, nëse nëna ose babai flasin me fëmijën në gjuhën e tyre amtare (gjuhën e parë). Nëse ekziston një gjuhë familjeje, atëherë do të ishte e udhës, që në shtëpi të flitej gjithmonë në këtë gjuhë. Fëmija nuk duhet detyruar, në qoftë se ai nuk ka dëshirë të flas një gjuhë. Shpesh këto janë faza kalimtare, që largohen përsëri. Prindërit duhet të jenë gjithashtu të kujdesshëm dhe të mos i përziejnë gjuhët në komunikimin e tyre. Prindërit me qëndrim pozitiv karshi gjuhës së vet, janë gjithmonë një motivim shumë i mirë, që fëmijët të mësojnë gjuhën (-ët) e prindërve të tyre. 

Përkrahja në mësimin e gjuhës (-ve) së parë (-a) të fëmijës është shumë e rëndësishme. Por edhe përkrahja në mësimin e gjuhës së ambientit, në të cilin ai jeton, është po aq e rëndësishme.

Ka shumë qendra këshilluese, të cilat ofrojnë ndihmë dhe përkrahje në lidhje me edukimin shumëgjuhësh. Shumë qytete dhe komuna kanë një zyrë apo një vend të caktuar për çështjet ndërkulturore. Këtu punojnë persona, të cilët informojnë mbi programet gjuhësore, kulturore si edhe japin këshilla të dobishme. Edhe institucionet private kanë qendra këshillimi. Përveç kësaj ka edhe shumë qendra të ndryshme, të cilat angazhohen në çështjen e shumëgjuhësisë dhe diversitetit kulturor. Nëse kërkoni në internet për «interkulturelle Beratungsstelle» apo «mehrsprachige Beratungsstelle», ju do të gjeni shumë linke edhe informacione.

Promovimi i gjuhës gjermane te fëmijët

Çdo Land disponon programet, metodat dhe konceptet e veta për promovimin e njohurive të gjuhës gjermane të fëmijëve në kopshtet ditore (Kitas) apo në shkollat fillore. Nëse një fëmijë nuk flet ende mjaftueshëm gjermanisht, atëherë i vijnë në ndihmë programet për promovimin e gjuhës, si për shembull kurset parapërgatitore të gjermanishtes apo klasat për promovimin e gjermanishtes. Por nëse fëmijët kanë nevojë për më tepër ndihmë në mësimin e gjermanishtes, ka shumë qendra këshillimi, të cilat ofrojnë këshilla dhe informacione.

Përkrahja e gjuhës amtare

Gjuha e parë e fëmijës mund të përkrahet dhe nxitet, si në shtëpi ashtu edhe nëpër institucione. Për ta gjallëruar gjuhën e familjes, nënat dhe baballarët mund t’ ju lexojnë rregullisht fëmijëve të tyre si edhe të këndojnë këngë edhe të luajnë së bashku. Ju mund të komunikoni nëpërmjet telefonit apo skype me pjesëtarët e familjes tuaj. Nëse ju njihni familje të tjera, që vijnë nga i njëjti rreth kulturor dhe gjuhësor, atëherë fëmijët mund të luajnë së bashku dhe të flasin në gjuhën e tyre amtare.

Shumë konsullata dhe shoqata ofrojnë për fëmijët e shkollës programe promovimi për mësimin e gjuhës së familjes. Në këtë kurs fëmijët mësojnë të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën e tyre të parë. Ata marrin edhe informacione mbi jetën dhe traditat e vendit të origjinës. Në disa Lande ofrohet mësimi i gjuhës amtare edhe në shkollat shtetërore. Kjo lëndë quhet «muttersprachlicher Ergänzungsunterricht; MUE» (mësim plotësues në gjuhën amtare).

Në internet do të gjeni një sërë grupesh gjuhësore apo kulturore të shoqatave dhe organizatave të caktuara, si p.sh. grupe lojërash për fëmijë, klube sportive dhe vende takimi (Stammtische). Në këtë mënyrë, si fëmijët gjithashtu edhe prindërit munden të komunikojnë rregullisht dhe në situata reale në gjuhën e tyre amtare.