Bankkonto und Finanzen Foto: © colourbox.de

Llogaria

Nëse ju jetoni dhe punoni në Gjermani, ju nevojitet një llogari bankare. Ju mund ta hapni llogarinë tuaj në një bankë ose te banka e kursimit (Sparkasse). Pjesa më e madhe e bankave dhe bankave të kursimit, kanë degë përfaqësuese. Disa banka mund të përdoren vetëm nëpërmjet internetit. Zakonisht ju paguani një tarifë bazë për një llogari bankare. Për nxënësit dhe studentët, ky shërbim është falas. Ka lloje të ndryshme llogarish: Nga një llogari Guthaben-Konto (llogari e parapaguar), ju mund të tërhiqni para, vetëm nëse keni futur para më parë aty. Në një llogari me overdraft (Dispositionskredit/ Dispo), ju mund të tërhiqni para nga llogaria juaj edhe kur ju nuk keni më par aty. Banka j’ u jep para borxh deri në një shumë të caktuar. Ju duhet t’ i paguani bankës mbrapsht, jo vetëm këtë shumë, por edhe interesat. Interesat janë zakonisht shumë të larta.

Hapja e llogarisë

Ju dëshironi të hapni një llogari? Ju mund ta bëni këtë në çdo degë. Banka ose banka e kursimit, duhet së pari të verifikoj identitetin tuaj. Pra ju duhet të keni një mjet identifikimi ose pasaportë me vete. 

Në shumë banka, ju mund të hapni një llogari me postë ose në online. Për këtë ju duhet të përdorni procedurën e Postident: banka ose banka e kursimit j’ u dërgon disa letra. Me këto letra dhe mjetin e identifikimit ose pasaportën tuaj, ju shkoni në postë. Këtu ju mund të vërtetoni identitetin tuaj. Ndonjëherë për hapjen e llogarisë, mund t’ ju nevojitet certifikata e vendbanimit. 

Transferta bankare

Për qiranë dhe pagën tuaj, juve u nevojitet një llogari rrjedhëse. Punëdhënësi juaj ua paguan pagën me transfertë bankare. Dhe ju duhet ta paguani qiranë për apartamentin tuaj, normalisht me transfertë bankare. Për transferta të rregullta periodike, ju mund të bëni pagesa automatike periodike. Për transferta të tjera, ju do të pajiseni nga banka ose banka e kursimit me një letër: urdhër-pagesën. Sa para dëshironi të transferoni? Dhe, kush i merr këto para? Ju i shënoni këto të dhëna në urdhër-pagesë. Dhe pastaj e dorëzoni urdhër-pagesën në bankë/ bankë kursimi. Ju dëshironi të transferoni para në internet? Kur të bëni hapjen e llogarisë, deklaroni se dëshironi të bëni Online-Banking ose Home-Banking.

Që nga viti 2014, në 34 shtete evropiane (deri në korrik 2018) ekzistojnë pagesat SEPA  me qëllim të transferimit të parave (Euro) sa më thjesht të jetë e mundur. IBAN zëvendëson numrin e llogarisë bankare dhe BIC kodin bankar. Për shembull, IBAN dhe BIC mund të gjenden në kartën tuaj të debitit.

Karta EC dhe kartë krediti

Për llogarinë tuaj rrjedhëse ju pajiseni me një kartë EC. Nëse dëshironi, ju mund të merrni edhe një kartë krediti, për shembull MasterCard apo Visa. Normalisht kartë krediti është me pagesë. Banka apo banka e kursimit, i nis kartën EC dhe/ose kartë kreditin kryesish me postë. Ju duhet ta nënshkruani kartën. Disa ditë me pas, vejnë me postë edhe numri juaj i fshehtë, numri PIN. Këtë numër ju duhet ta mbani në mendje. 

Me kartën EC ju mund të tërhiqni para në bankomat. Për këtë ju nevojitet gjithmonë numri PIN. Me kartë kreditin ju mund të kryeni pagesa në disa dyqane dhe në internet. Paratë në të holla, ju mund t’ i depozitoni në bankë kursimi/bankën tuaj.

Nëse e keni humbur kartën e debitit ose kartën tuaj të kreditit ose ua kanë vjedhur, duhet t’i bllokoni kartat tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur:
Thirrje emergjente: 116116

Interesat

Për paratë në llogarinë tuaj, ju merrni interesa nga banka ose banka e kursimit. Për paratë në llogarinë rrjedhëse, ju merrni vetëm pak interesa. Nëse ju doni të kurseni, mund të hapni një llogari depozitë fleksibël ose llogari kursimesh. Nga një llogari kursimesh, ju përfitoni më tepër interesa, sesa nga një llogari rrjedhëse.

Pyetje të shpeshta

Në qytetin tim ka banka të ndryshme. Ku duhet ta hap llogarinë?

A mundem të tërheq para në të gjitha bankomatet me kartën EC?

A mund të paguaj me kartën EC në dyqan?

A mund të transferoj para nga llogaria ime në jashtë shteti?

Unë dua të blej nj ë makinë, por nuk kam para. A mund t’ i marr këto para nga banka ime?

Unë kam marr një kredi nga një bankë. Por nuk jam në gjendje ta paguaj mbrapsht. Çfarë duhet të bëj?

Ju keni pyetje të tjera? Atëherë mund kontaktoni konsulentët e shërbimit për migracionin e të rinjve.

Këshillimi-online