Grundrechte und öffentliches Leben Foto: © colourbox.de

Kushtetuta gjermane quhet Grundgesetz (ligji themelor). Ligji themelor përmbledh rregullat më të rëndësishëm ligjorë dhe politikë të Republikës Federale Gjermane. Këtu thuhet për shembull, se Gjermania është një vend demokrat. Kjo do të thotë: Çdokush ka të drejtë të marrin pjesë aktive në jetën politike, për shembull të organizohet në shoqata, iniciativa, sindikata dhe parti politike. Partitë politike kanë programe dhe qëllime të ndryshme. Partitë më të mëdha janë CDU (Unioni Demokristian), SPD (Partia Socialdemokrate), Bündnis 90/Die Grünen (Të Gjelbrit), FDP (Liberalët) dhe Die Linke (Të Majtët). Piratenpartei (Partia e Piratëve) është një parti relativisht e re. Si edhe shumë parti të tjera të vogla. 

Në Ligjin themelor janë të përkufizuara edhe të drejtat dhe detyrimet e individit në Gjermani. Detyrime të rëndësishëm janë, arsimi i detyrueshëm: Fëmijët dhe të rinjtë në Gjermani duhet të shkojnë në shkollë. Pastaj, pagesa e detyrueshme e taksave: Kush fiton, duhet të paguaj tatime. Si edhe detyrimi i respektimit të ligjeve: Çdokush duhet t’ i respektoj ligjet.

Këto janë të drejtat më të rëndësishme: 

Dinjiteti i njeriut: Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm. Çdo njeri duhet respektuar. 

E drejta e barazisë: Të gjithë njerëzit kanë të drejta të barabarta. Për shembull gratë edhe burrat kanë të drejta të barabarta.  

Barazia përpara ligjit: Të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara ligjit. 

Liria e fjalës: Njerëzit janë të lirë të thonë atë që mendojnë. 

E drejta e tubimit: Njerëzit kanë të drejtën të mblidhen në grupe. 

E drejta e banimit: Njerëzit janë të lirë të jetojnë atje ku ata dëshirojnë. 

E drejta e profesionit: Njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin profesionin, që ata dëshirojnë. 

Të drejta të tjera janë mbrojtja e martesës dhe familjes, e drejta e votës dhe lira e fesë.
    
E drejta e votës thotë: Njerëzit në Gjermani kanë të drejtë të votojnë. Gjithashtu ata kanë të drejtë edhe të zgjidhen. Zgjedhjet duhet të jenë të fshehta, të përgjithshme dhe të lira. Në Gjermani zhvillohen zgjedhjet evropiane, zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet parlamentare të Landit dhe zgjedhjet komunale. Në zgjedhjet evropiane dhe në zgjedhjet komunale, kanë të drejtë të votojnë edhe qytetarë të BE-së, të cilët jetojnë në Gjermani. Normalisht pas moshës 18 vjeçare. Në disa Lande, për zgjedhjet komunale mund të votohet edhe në moshën 16 vjeçare. Në zgjedhjet parlamentare të Landit dhe në ato federale, kanë të drejtë të votimi vetëm shtetasit gjermanë, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeçare. Në shumë vende ka këshille integrimi ose komitete integrimi. Këto zgjidhen normalisht nga migrantët. Komitetet e integrimit punojnë për interesat politike të migrantëve. Ato gjithashtu ndihmojnë kur keni pyetje apo probleme. Përmes këtyre aktiviteteve ato synojnë të përmirësojnë bashkëjetesën e migrantëve dhe qytetarëve gjerman.
   
Liria e fesë thotë: Çdo njeri ka të drejtë të zgjedh fenë e tij dhe ta jetoj lirishtë atë. Zyrtarisht, përafërsisht një e treta e popullsisë gjermane nuk i përket asnjë besimi fetar. Pjesa e më e madhe e gjermanëve i përkasin fesë katolike, pra ata janë katolikë ose protestant. Shumë festa katolike si krishtlindjet apo pashkët, janë festa publike. Kjo domethënë, pjesa me e madhe e njerëzve nuk shkojnë në punë në këto ditë. Në Gjermani jetojnë gjithashtu shumë myslimanë si edhe besimtarë të feve të tjera. Në shkolla jepet edukim fetar për fetë protestante dhe katolike. Në disa shkolla ka gjithashtu edhe edukim të feve ortodokse, judaizëm dhe islame. Prindërit vendosin, nëse fëmija i tyre duhet të shkoj ose jo, në lëndën edukimit fetar. Ata vendosin gjithashtu, në cilin edukim fetar duhet shkoj fëmija i tyre.

Në Gjermani, orientimi seksual mund të jetë i hapur. Kjo do të thotë se dashuria e të njëjtit seks, bi-, trans- dhe interseksualiteti janë po aq pjesë e jetës së përditshme si heteroseksualiteti. Lëvizja LGBT  gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në Gjermani. Ky është komuniteti i lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, transgjinorëve dhe queer. Ata mbrohen në Gjermani. Për shembull, simbol i lëvizjes LGBT është flamuri me ylber. Që nga 1 tetori 2017, çiftet e gjinisë së njëjtë në Gjermani mund të martohen me të gjitha të drejtat dhe detyrimet. Kjo do të thotë, për shembull, se ata mund të adoptojnë fëmijë si çifte heteroseksuale, nëse plotësojnë kushtet e nevojshme. Nëse të drejtat nuk respektohen, në disa raste mund të konsiderohet si diskriminim. Lidhur me të hidhni një sy faqes sonë të internetit.

Pyetje të shpeshta

Në fenë time ka një ditë feste të rëndësishme. A duhet fëmija im megjithatë të shkoj në shkollë?

Unë dua të marrë pjesë në komitetin e integrimit. Çfarë duhet të bëj?

Unë kam probleme ligjore. Kush mund të më ndihmojë?

As an asylum seeker, where can I meet my compatriots?

How do I find churches/mosques/synagogues and religious communities in my area?

Ju keni pyetje të tjera? Atëherë mund kontaktoni konsulentët e shërbimit për migracionin e të rinjve.

Këshillimi-online