Gesundheit und Versicherungen Foto: © colourbox.de
Për imigrantë me vizë

Çfarë duhet bërë në rast sëmundjeje?

Për sëmundjet e lehta, si ftohje apo dhimbje koke, ju mund të blini ilaçet në farmaci. Për shumë sëmundje të tjera, ju mund të merrni ilaçe vetëm me recetë mjekësore. Receta mjekësore mund të lëshohet vetëm nga një mjek. Vetëm me këtë recetë mjekësore, mund të merrni këto ilaçe në farmaci. Zakonisht ju duhet të paguani vetëm një pjesë të tyre. 

Farmacitë janë hapur normalisht nga e hëna deri të premten prej orës 08:00 deri në orën 18:30 ose 18:00, si edhe të shtunave deri në orën 13:00. Në qytete, disa nga farmacitë mund të jenë hapur edhe deri në orën 20:00. Ekziston gjithashtu edhe shërbimi i urgjencës për fundjavat dhe natën.

Vizita te mjeku

Ju ndiheni shumë sëmur? Atëherë gjëja më e mirë, është të lini një takim te mjeku i përgjithshëm. Fëmija juaj është sëmur? Atëherë shkoni në një pediatër. Normalisht ju mund të shkoni te mjeku vetëm nga e hëna deri të premten. Por për fundjavën dhe gjatë natës, është në dispozicion shërbimi i urgjencës mjekësore.

Për vizitën te mjeku, juve ju nevojitet një kartë nga sigurimi shëndetësor, karta shëndetësore. Në vizitën e parë te një mjek, ju duhet të plotësoni një pyetësor me të dhënat tuaja personale si edhe me informacione mbi sëmundjet tuaja. Pas regjistrimit, ju prisni në dhomën e pritjes dhe prisni t’ ju thërrasin. Shpesh pritja zgjat disa minuta, por me raste mund të zgjas edhe mbi një orë.

Në dhomën e mjekut, mjeku kryen një bisedë paraprake me ju. Ku ju duhet të përshkruani simptomat tuaja me imtësi. Çfarë ju dhemb? Që kur? A i keni pasur edhe më parë këto dhimbje? Pas kësaj bisede, mjeku j’ u viziton. Më pas ju vendos diagnozën. Ai ju thotë çfarë sëmundje keni.

Nuk duhet të paguani vizitën mjekësore nëse jeni i siguruar në një sigurim shëndetësor ligjor. Ju duhet të paguani për shërbimet shtesë private. Mjeku juaj do t'ju informojë.

Raporti mjekësor dhe specialistët

Pas vizitës mjekësore, mjeku j’ u jep një raport mjekësor. Shpesh, ai j’ u jep edhe një recetë mjekësore për medikamentet. Mjeku i përgjithshëm ju lë zakonisht një takim për kontroll tjetër ose ju dërgon te një specialist, për shembull te mjeku otorinolaringolog, te ortopedi apo te një mjek gjinekolog. Mjeku specialist ju bën sërish kontroll. Për këtë do të merrni një transferim, në mënyrë që të informohet mjeku juaj i familjes. Për vizitën te specialisti, ju merrni zakonisht një rekomandim nga mjeku i përgjithshëm.

Kontrollimet parandaluese

Për të parandaluar sëmundjet, dmth. të mos sëmureni, ose të njoftoheni herët për sëmundjen, ekzistojnë kontrolle parandaluese. Disa kontrollle janë rregulluar me ligj, të tjerat duhet t’i paguani vetë.

Për fëmijët, ekzistojnë të ashtuquajturat Studime U për të ndjekur zhvillimin e tyre. Ekzistojnë gjithashtu vaksina kundër sëmundjeve infektive si fruthi, kollitja dhe shytat.

Nga mosha 35, ekzistojnë kontrolle për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave dhe ato kardiovaskulare, diabetit dhe kancerit. Për gratë, ekzistojnë edhe teste prekëse për gjoksin.

Varësisht nga gjinia, mosha, sëmundjet në familje ose në rast të një shtatzënie ekzistojnë kontrolle të caktuara shëndetësore. Veçanërisht për udhëtime, por edhe për të jetuar në Gjermani, mund të jenë të preferueshme vaksinime të caktuara. Lidhur me këtë bisedoni me mjekun tuaj.
 

Numrat më të rëndësishëm për urgjenca

Të gjitha numrat e urgjencës janë falas dhe mund të thirren nga çdo telefon.

Policia: 110
Policia është përgjegjëse për urgjencat jo mjekësore, krimin dhe aksidentet e trafikut serioz.

Tregoni emrin tuaj dhe
ku ka ndodhur?
çfarë ka ndodhur?
sa njerëz janë prekur
cilat lëndime janë të pranishme
prisni për pyetje!

Shërbimi Zjarrfikës / Urgjenca / Shërbimi i Shpëtimit: 112
112 është numri për situata të rrezikshme për jetën, si sulmi në zemër, goditje ose aksidente serioze. Kur jeni në dyshim për ashpërsinë e dëmtimit, mos hezitoni të paralajmëroni ambulancën. Kjo mund të shpëtojë jetën në raste serioze.

Shërbimi urgjent mjekësor: 116117
Në rast urgjence, mund të kontaktoni shërbimin e urgjencës gjatë fundjavës.Ju ose mund të shkoni drejtpërdrejt në urgjencën më të afërt. Këto urgjenca mjekësore zakonisht janë të lidhura me një spital dhe janë të hapura deri në orën 22:00 në mbrëmje si dhe në festat publike.Përndryshe, gjithashtu mund të thirrni numrin 116117. Kjo thirrje është e lirë dhe e disponueshme në mbarë vendin. Këtu ju do të udhëzoheni te mjeku në afërsinë tuaj. Nëse kërkoni vizitë në shtëpi, duhet të organizohet nga zyra qendrore.
Shërbimi i urgjencës së stomatologjisë: 01805/986700
Këtu mund t’i merrni numrat e telefonit të ambulancave dhe mund të telefononi drejtpërdrejt atje.

Fëmijët
Për fëmijët vlejnë të njëjtat kritere dhe numra si për të rriturit.
Në trajtimin e fëmijëve, është gjithashtu e rëndësishme të njihen rregullat më të rëndësishme të sjelljes për të reaguar shpejt dhe saktë. Para së gjithash, duhet ta ngushëlloni fëmijën pas rënies dhe ta qetësoni fëmijën. Është e rëndësishme të ruash paqen e mendjes për të siguruar fëmijën me shpejtësi, për të mos u shqetësuar për më tej dhe për të rregulluar siç duhet një thirrje urgjente të nevojshme. Paketa e ndihmës së parë duhet të jetë e disponueshme në shtëpi për të mbuluar me fashë frakturat ose plagët e hapura.

Telefoni për fëmijë dhe adoleshentë: 0800/1110333
Për problemet e fëmijëve dhe adoleshentëve, shqetësimet në internet dhe abuzimet seksuale.

Telefoni për prindë: 0800/1110550
Për çështjet e arsimit, shqetësimet në internet, abuzimi seksual të fëmijëve dhe të gjitha problemet e tjera që prindërit kanë me fëmijët e tyre.

Ndihmë nëpërmjet telefonit "Dhuna ndaj grave": 08000/116016
Shërbim këshillimor mbarëkombëtar për gratë e prekura nga dhuna, mjedisi i tyre shoqëror dhe punëtorët e kualifikuar. Në dispozicion falas, në mënyrë anonime, në çdo kohë, 365 ditë në vit.

Ndihmë nëpërmjet telefonit për shtatzënat në nevojë (anonime dhe të sigurta): 0800/4040020

Kujdesi për gjendjen shpirtërore nëpërmjet telefonit: 0800/1110111
Në rast të problemeve dhe krizave, p.sh. Çështjet e partnerëve, ngacmimi në shkollë dhe në punë, humbja e vendeve të punës, varësitë, sëmundjet, vetmia, krizat dhe çështjet shpirtërore mund të thirren këtu.

Thirrje urgjente për bllokim: 116116
Të bllokojë kartën EC dhe kartat e kreditit, si dhe kartat e identitetit, p.sh. nëse ato janë vjedhur apo humbur.

Sigurimet e ndryshme

Çdo njeri jeton me rreziqe: Një rrezik është për shembull sëmundja apo paaftësia për të punuar. Në një situatë të tillë, kostot rriten papritur. Që të mos i mbartni i vetëm këto kosto, ju mund të siguroheni: Ju paguani te sigurimet para, çdo muaj apo çdo vit. Në rast sëmundjeje apo paaftësie për të punuar, ju i merrni paratë prej sigurimeve. Disa sigurime janë të detyrueshme në Gjermani: Çdo individ duhet t’ i këto sigurime. Sigurimet e tjera janë me dëshirë: Ju mund t’ i keni këto sigurime, nëse dëshironi.

Sigurimet e detyruara

Sigurimet e detyruara më të rëndësishme, janë sigurimet shëndetësore, sigurimet për pension dhe sigurimet për papunësinë. Sigurimet shëndetësore paguajnë mjekun dhe medikamentet, nëse ju keni nevojë. Prej sigurimit për papunësinë, ju merrni për një vit të ardhura, nëse ju humbisni vendin e punës ose nuk keni ende punë. Gjithashtu edhe sigurimet për pension, janë të detyrueshme për punëmarrësin: Kur jeni i vjetër, ju do të nuk mundeni më të punoni. Sigurimet për pension j’ u paguajnë të ardhurat për të jetuar. Ju keni një punëdhënës? Atëherë ju nuk i paguani vet të gjitha shpenzimet për sigurimet shëndetësore dhe për sigurimet shoqërore. Punëdhënësi juaj paguan, thuajse, gjysmat e tyre. Nëse ju keni një makinë apo motor, atëherë j’ u nevojitet sigurime për automjetin. Ju keni pësoni aksident dhe makina tjetër është dëmtuar? Sigurimi i automjetit paguan riparimin ose një pjesë të tij.

Sigurimet vullnetare

Sigurimet vullnetare më të rëndësishme janë sigurimet e përgjegjësisë, sigurimet për përmbajtjen e shtëpisë dhe sigurimi i jetës. Ju keni dëmtuar një send të një personi tjetër? Atëherë paguajnë sigurimet e përgjegjësisë. Sigurimet për përmbajtjen e shtëpisë paguajnë, kur ndodhin dëme në shtëpi, për shembull në raste dëmtimi nga uji. Dhe sigurimi i jetës paguan, në rast vdekjeje. Në rast të tillë, paratë mund t’ i marrin për shembull fëmijët. 

Ka edhe shumë sigurime të tjera. Për shembull, sigurimi privat ndaj aksidenteve, paguan për një aksident të ndodhur në kohën e lirë. Sigurimi për mbrojtje ligjore jep ndihmë juridike, p. sh. paguan për të marrë një avokat. Ka edhe sigurime për kredi, udhëtime apo kafshë. Por shikojeni me imtësi përpara vendimmarrjes, se për çfarë sigurime ju keni nevojë. Sepse çdo sigurim kushton para.

For asylum seekers

In the Event of Illness

In an emergency, refugees who are awaiting a reply in their asylum process can see a doctor. That’s the law. Before you can go to a doctor, you have to apply for a special health insurance voucher with the social welfare office. Please take this voucher with to your doctor’s appointment so that the social welfare office can pay for the medical costs. Sometimes a doctor may prescribe medication. Take the prescription to a pharmacy to receive your medication. The costs are paid by the social welfare office. Pregnant women or mothers with babies are granted special support from the state.

If you have been living in Germany for more than 15 months, you will no longer need a health insurance voucher when you want to see a doctor. The social welfare office will pay in the same way as a health insurance. However, only standard examinations are covered. The social welfare office will not pay for glasses or travel expenses to reach the doctor. Regulations may vary for children.

In Germany, everybody who has health insurance also has a health insurance card. In the federal states of Hamburg and Bremen, every refugee also receives a health insurance card. This card means that you no longer need a health insurance voucher and can go directly to the doctor. However, this does not mean that you have health insurance. The social welfare office will pay for standard examinations only.

Psychological Problems

The same applies to psychological problems: In the beginning you may only see a doctor in an emergency. However, many towns have advice centres that can help. A doctor can also tell you where you can get help.

Pyetje të shpeshta

Ku mund të gjej një mjek të përgjithshëm afër meje?

A mundem të shkoj direkt tek një specialist?

Ku mund të gjej një shërbim urgjence pranë meje?

Si mund të marr një kartë shëndetësore?

Çfarë duhet të bëj, nëse jam sëmur dhe nuk mundem të shkoj në punë?

Si mund të gjej një mjek, i cili flet gjuhën time amtare?

What is the difference between a medical practice and a hospital?

Wie viel Geld muss ich für die Krankenversicherung und für die Rentenversicherung bezahlen?

Punëdhënësi im duhet të më paguaj për sigurimet shëndetësore dhe sigurimet për pension? Si mund t’ i marr këto para?

Unë fitoj shumë dhe sigurimi shëndetësor ligjor është për ma shumë i shtrenjtë. A ka një alternativë?

Ku mund gjej një sigurim për pensionin?

Kur të jem plak, do të marr para nga sigurimet për pension. Do të kem po kaq para, sa tani?

Sigurimi për automjetin paguan, nëse unë dëmtoj një makinë të dikujt tjetër. Por çfarë duhet të bëj unë, kur makina ime dëmtohet në një aksident?

Po kërkoj sigurime për qenin tim. Cili nga sigurimet është më i miri?

Unë kam shumë pyetje mbi temën e sigurimeve. Kush mund të më ndihmojë?

Ju keni pyetje të tjera? Atëherë mund kontaktoni konsulentët e shërbimit për migracionin e të rinjve.

Këshillimi-online