Frühe Förderung Foto: © colourbox.de

Fëmijët e vegjël deri në 3 vjeç

Ju edhe partnerja/ partneri jeni në punë dhe keni një fëmijë të vogël (disa muajsh deri në 3 vjeç)? Atëherë ju mund ta çoni fëmijën tuaj në një çerdhe. Ndonjëherë çerdhet kanë vetëm pak vende të lira. Për këtë arsye, ju duhet ta regjistroni fëmijën sa më herët. Mbi moshën 3 vjeç, fëmijët mund të shkojnë në kopshtin e fëmijëve. Atje ata mund të luajnë, këndojnë, vizatojnë dhe të sajojnë. Në shumë kopshte fëmijësh në sezonin e verës, dalin edukatoret/edukatorët me fëmijët në natyrë. Shpesh, në kopshtin e fëmijëve organizohet një lloj kursi për inkurajimin e mësimit të gjuhës. Në të zhvillohen lojëra gjuhësore me fëmijët dhe u tregohen përralla dhe histori.

Kopshti i fëmijëve dhe kopshti ditor

Kopshti i fëmijëve është shumë i rëndësishëm për fëmijët: Ai i parapërgatit fëmijët për shkollën. Çdo fëmijë mbi 3 vjeç mund të ketë një vend në kopsht. Kopshte fëmijësh ka edhe në vende të vogla. Por bëni kujdes, ta regjistroni fëmijën tuaj në kopshtin e fëmijëve në kohën e duhur. Edhe këtu numri i vendeve është i kufizuar. Përmes kopshtit të fëmijëve, fëmija juaj ka kontakt kulturor dhe mundësinë ta njoh shpejt vendin e ri. 

Disa kopshte fëmijësh janë vetëm deri në mesditë hapur (nga ora 7 deri në 12 ose 13). Të tjerë kopshte fëmijësh janë gjithë ditën hapur (nga ora 7 deri në 16 ose 17). Këto kopshte fëmijësh quhen edhe kopshte ditorë (Kita). Këtu fëmijës tuaj i ofrohet vakti i drekës.

Për një vend në çerdhe ose në kopshtin e fëmijëve/Kita, normalisht paguhet diçka. Kostot janë të ndryshme në varësi të Landit dhe jo të gjithë paguajnë të njëjtën shumë. Kjo varet nga faktorë të ndryshëm: Sa fitoni ju në muaj? Çfarë moshe ka fëmija? Dhe sa orë do të jetë fëmija në kopsht? Çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve janë edhe private edhe shtetërore. Çerdhet/kopshtet e fëmijëve private janë të shtrenjta. Disa prej kopshteve të fëmijëve private janë bi-nacionale. Këtu fliten 2 gjuhë, për shembull spanjisht dhe gjermanisht. 

Në shumë kopshte fëmijësh/Kita, para fillimit të shkollës, zhvillohet një test gjuhe për të gjithë fëmijët. Gjermanishtja është ndonjëherë edhe për fëmijët gjerman e vështirë. Fëmijët, të cilët nuk e kalojnë testin, mund të rijnë edhe një vit më tepër në kopshtin e fëmijëve dhe marrin mbështetje në mësimin e gjuhës.

Lidhje me temën

Federal Office for Migration and Refugees: Education in early childhood

Pyetje të shpeshta

Kur duhet ta regjistroj fëmijën tim në kopsht/Kita?

Si mundem të fitoj një vend në kopshtin e fëmijëve për fëmijën tim?

Fëmija im është vetëm 2 vjeç. A mund të shkoj në kopsht?

Fëmija im nuk flet gjermanisht. A mund të shkoj në kopsht?

A mund të bëj fëmija im sport në kopshtin e fëmijëve?

Sa edukatorë janë?

A do t’ i jepet fëmijës tim diçka për të ngrënë?

Ju keni pyetje të tjera? Atëherë mund kontaktoni konsulentët e shërbimit për migracionin e të rinjve.

Këshillimi-online

Leben in Deutschland und Europa

Llogaria bankare dhe financat

Schule, Ausbildung, Studium

Studimet dhe formimi profesional