Schulsystem Foto: © colourbox.de
Për imigrantë me vizë

Arsimi i detyrueshëm dhe kostot

Në Gjermani ekziston arsimi i detyrueshëm: Fëmijët janë të detyruar të ndjekin shkollën për 9 vjet. Në disa Lande, vlen ky ligj edhe për fëmijët me status qëndrimi të paqartë. Sipas Landit, një vit shkollor fillon në gusht ose në shtator dhe zgjat deri në qershor apo korrik. Nxënësit ndjekin zakonisht shkollat shtetërore. Në to nuk paguhen paratë e shkollimit. Por paguhet për kopjet, materialet shkollore dhe ekskursionet. Në shkollat private paguhen paratë e shkollimit. Fëmija juaj ka nevojë për mbështetje speciale gjermane? Pastaj kontaktoni drejtpërdrejt shkollën.

Llojet e shkollave

Ka lloje të ndryshme shkollash. Sistemi shkollor ndryshon nga Landi në Land. Në ciklin e ulët/shkollën fillore, shkojnë fëmijët duke filluar nga mosha 6 ose 7 vjeç. Pas klasës së 4 (në disa Lande edhe pas klasës së 6) fëmijët kalojnë në shkollat e cikleve të mëtejshme. Ekzistojnë lloje të ndryshme shkollash të mëtejshme. Në vitin e 4rt shkollor, shkolla fillore shpesh ju jep një këshillë: në cilën shkollë do ishte më mirë të vazhdonte fëmija juaj. Në Hauptschule ose Mittelschule (cikli i ulët të arsimit të mesëm, nga klasa e 5-të deri në klasën e 9/10), ju mund të merrni një diplomë për përfundimin e Hauptschule apo një diplomë për përfundimin e Hauptschule të kualifikuar. Në Hauptschule zhvillohen gjithashtu lëndë praktike si punime me dorë apo vizatim teknik. Një shkollë tjetër e mëtejshme, është Realschule (cikli i ulët të arsimit të mesëm, nga klasa e 5-të deri në klasën e 10), ju merrni diplomën e Realschule. Pas përfundimit të Hauptschule dhe Realschule, ju mund të mësoni një profesion. Më pas është edhe gjimnazi (cikli i lartë i arsimit të mesëm, deri në klasën e 12). I ndjekur nga 1 vit Abitur (klasa e 13 në mbyllje të së cilës, jepen provimet finale për përfundimin e gjimnazit), pas të cilës ju mund të studioni në çdo universitet. Në gjimnaz mësohen shpesh 2 deri në 3 gjuhë të huaja, si anglisht apo frëngjisht. 

Në disa Lande ka edhe shkolla të përgjithshme (Gesamtschulen). Këtu janë Hauptschule, Realschule dhe gjimnazi të bashkuara në një ndërtesë. Nëse një fëmijë dëshiron të ndërroj shkollën, për shembull nga Realschule në Hauptschule, këtu ai e ka të lehtë. Ai mundet të ndërroj shkollën edhe kur shkollat janë të ndara, por nuk është aq e lehtë. Në çdo Land ka gjithashtu shkolla dygjuhëshe, shkolla speciale, kolegje teknike dhe shkolla për kualifikim të lartë profesional. Informata më të hollësishme mund të gjenden në infografikën tonë.

Orari i shkollës

Në pjesën më të madhe të shkollave përfundon mësimi në mesditë ose pas mesdite (në orën 14 ose 15). Më pas fëmija mund të shkoj në strehën ditore. Aty ai mund të rij gjithë pasditen. Aty ai mund të haj diçka dhe të ndihmohet në kryerjen e detyrave të shtëpisë. Streha ditore është me pagesë. Gjithmonë e më tepër ka edhe shkolla me kohë të plotë. Në këtë shkollë, fëmijët rrinë gjithë ditën, zakonisht deri nga ora 16 ose 17.

Lëndët shkollore

Fëmijët kanë shumë lëndë në shkollë. Ndër të tjera edhe orën e sportit. Në shkollën fillore ai nuk është ende i ndarë, vajzat edhe djemtë bëjnë së bashku sport. Në shkolla të tjera ndonjëherë vajzat dhe djemtë e zhvillojnë bashkë orën e sportit, ndonjëherë të ndarë. Shpesh ka edhe mësim noti.
Në një pjesë të mirë të shkollave zhvillohet lënda e edukimit fetar katolik. Megjithatë, ju mund të çregjistroheni nga edukimi fetar dhe nuk jeni i më i detyruar ta ndiqni. Kurs alternativë ofrohet lënda e etikës, dhe në disa shkolla mësim mbi fe ë tjera (p. sh. mbi fenë islame ose çifute). Nëse fëmija juaj ka vështirësi në ndonjë lëndë shkollore, mund t’i caktohet një mësues privat. Mësimi privat është zakonisht pak më e lirë.

Aktivitete jashtëshkollore

Nxënësit bëjnë gjatë një viti shkollor, një udhëtim me klasën. Ky zgjat zakonisht 3-5 ditë. Një klasë udhëton së bashku në një qytet ose në një vend tjetër. Ka edhe piknikë. Fëmijët bëjnë gjithashtu në ekskursione së bashku. Fëmijët mësojnë diçka mbi historinë, kulturën dhe natyrën. Shkolla organizon gjithashtu edhe festime. Ku fëmijët japin, për shembull shfaqje teatrale ose koncerte.

Prindërit

Çdo shkollë ka një përfaqësi prindërore, këta janë prindër, të cilët bashkëpunojnë me shkollën. Disa herë në vit organizohen mbrëmje me prindërit. Këtu prindërit marrin informacione të rëndësishme nga mësuesit, sie edhe njihen me njëri-tjetrin. Ju mund të bëni edhe një takim personal me një mësues. Ky quhet takim me prindër. Këto bëhen kur fëmija ka probleme në shkollë. Ose kur prindi dëshiron të dijë, si po shkon fëmija në shkollë.

For asylum seekers

Schooling

Education is compulsory in Germany. This means that children have to go to school for 9 years. Refugee children also have to attend school but they have to wait several weeks before they can do so. The exact length of the waiting period is determined by the respective federal state. Sometimes it may take just a few weeks, but occasionally it may take up to six months. The prerequisite is that you are no longer staying at the initial reception centre. Once you are living in your allocated centre, your children can go to school.

You can get help at the Residents’ Registration Office [Einwohnermeldeamt]. Your contact person will contact a suitable school. After that you will be able to visit the school and meet the teachers.

Children and teenagers who don’t speak German will initially be in a separate class where they will study German and learn about the German culture. These are so-called welcome classes or transition classes designed to make the start at a German school easier. The teachers will be happy to provide support and gladly answer questions.

Attending school is free for refugee children. If your children have to take the bus to get to school, for example, they don’t have to pay for it. School lunches, field trips, books, pencils and notepads are also free. The school will pay for it. To get this type of financial support you will have to fill out several documents. You can get more information at your town hall.

Pyetje të shpeshta

A duhet ta regjistroj fëmijën në një shkollë?

Kur duhet të shkoj fëmija im në shkollë?

A mund t’ i mësoj vet në shtëpi fëmijët e mi?

Sa zgjat një ditë shkolle?

Fëmija im dëshiron të studioj. Cilën shkollë duhet të ndjek?

Ne sapo kemi ardhur në Gjermanisht dhe fëmija im nuk flet gjermanisht. Mund të shkoj në një shkollë gjermane?

A mund ta zgjedh vet shkollën?

A mundet fëmija im, të shkoj në shkollë me autobusin e shkollës?

A do t’ i jepet fëmijës tim diçka për të ngrënë?

Ju keni pyetje të tjera? Atëherë mund kontaktoni konsulentët e shërbimit për migracionin e të rinjve.

Këshillimi-online