Telefoni celular dhe internet
Ofruesit e telefonisë celulare dhe tarifat
Ka tarifa fikse (flatrate). Me to mund të telefononi dhe të dërgoni SMS pa limit. Ka gjithashtu pako për një volum të caktuar të të dhënave. Me këto të dhëna, mund të navigoni në internet. Kur sasia juaj e të dhënave mbaron, mund të blini sasi të re të të dhënave. Kujdes: Kjo ka një kosto shtesë. Ndonjëherë të dhënat shtohen automatikisht. Fikeni këtë funksion për të shmangur shpenzime të mëdha. Blini të dhëna shtesë vetëm kur keni nevojë për to. Ka gjithashtu tarifa pa flatrate ose pako të përfshira. Ju paguani për çdo thirrje, SMS dhe përdorim interneti.
Krahasoni ofertat e ndryshme. Këtë mund ta bëni në faqet e internetit për krahasime si:
Thirrje ndërkombëtare
Dëshironi të telefononi nga Gjermania në vendet e tjera? Kjo mund të jetë shumë e shtrenjtë si nga telefoni fiks, ashtu edhe nga celulari. Është më mirë të përdorni WhatsApp, Skype ose shërbime të ngjashme. Me to, telefononi përmes internetit pa kosto shtesë. Mund të telefononi gjithashtu përmes kartave telefonike ose kartave me kredi. Këto janë më të lira. I gjeni në supermarkete ose dyqane të tjera.
Jeni shpesh jashtë vendit dhe dëshironi të telefononi ose të përdorni internetin me kartën tuaj SIM gjermane? Brenda BE-së, në Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, telefonatat janë pa kosto shtesë. Në vendet tjera mund të jetë shtrenjtë. Kushtoni vëmendje tarifave të roaming-ut për SMS, telefonata dhe internet. Informohuni paraprakisht për kostot. Mund ta fikni roaming-un e të dhënave dhe të përdorni internetin vetëm përmes rrjeteve WLAN në hotele ose kafene.
Ka gjithashtu tarifa speciale ndërkombëtare. Informohuni tek ofruesit e telefonisë celulare.
Kontrata për telefon celular
Ju mund të bëni një kontratë me një ofrues të telefonisë celulare. Është më mirë të shkoni në një dyqan dhe të konsulltoheni. Kujdes: Mos nënshkruani asnjë kontratë që nuk e kuptoni. Lexoni kontratën me kujdes. Kërkoni ndihmë për përkthim. Ju gjithashtu mund ta bëni kontratën përmes internetit, ta nënshkruani dhe ta dërgoni te ofruesi. Ofruesi zakonisht kërkon të shohë kartën tuaj të identitetit ose pasaportën dhe certifikatën e regjistrimit.
Një kontratë për celular zakonisht ka një afat prej një deri në dy vjet. Është shpesh e pamundur të ndërpritet kontrata përpara këtij afati. Faturën zakonisht e paguani në fund të muajit. Ju mund ta ndërprisni kontratën tuaj në çdo kohë pas përfundimit të periudhës minimale me një afat prej një muaji.
Prepaid-SIM-kartë
Një mundësi tjetër është SIM- karta me parapagesë. Këto karta mund të blihen shpesh në supermarkete, në pikat e karburantit ose kioskë për një çmim të ulët.
E keni blerë kartën parapaguese direkt nga ofruesi i telefonisë celulare? Atëherë mund ta aktivizoni kartën në dyqan. Ju nevojitet karta e identitetit ose pasaporta. Ndonjëherë ju nevojitet edhe leja e qëndrimit. Për këtë do t’ju ndihmojnë. Ju e keni blerë SIM-kartën me parapagesë, për shembull në një supermarket? Atëherë mund ta verifikoni identitetin tuaj përmes procedurës Video-Ident ose në një filial të Postës Gjermane.
Tani ju nevojitet edhe një kredit. Krediti mund të blihet në supermarkete ose në kioskë. Në kartat e kredisë për mbushje është një numër i gjatë. Këtë numër duhet ta shënoni në celular për ta ngarkuar atë. Ndonjëherë mund ta blini direkt përmes aplikacionit të ofruesit të telefonisë. Krediti shpenzohet gjatë telefonimit, dërgimit të SMS-ve dhe navigimit në internet.
WLAN
Dëshironi të përdorni internetin pa pagesë? Në kafene, biblioteka ose ndërtesa të tjera publike shpesh ka internet WLAN falas. Në internet ka faqe që ju tregojnë rrjetet WLAN pranë jush. Kujdes: Shumë nga këto rrjete nuk janë të koduara. Njerëz të tjerë mund të kenë mundësi të shohin të dhënat tuaja personale.
Internet në shtëpi
Ekzistojnë mundësi dhe tarifa të ndryshme për një lidhje interneti në banesën tuaj. Edhe këtu duhet të mendoni: Çfarë ju nevojitet? Dëshironi vetëm internet apo edhe telefon fiks? Shfletoni shpesh në internet dhe shihni filma apo dëgjoni muzikë herë pas here? Atëherë nuk keni nevojë për një lidhje interneti shumë të shpejtë. Përdorni disa pajisje njëkohësisht, punoni nga shtëpia me laptop, shihni shumë filma me cilësi të lartë ose bëni shumë video-telefonata me familjen? Atëherë ju duhet një lidhje interneti më e shpejtë.
Krahasoni ofertat e ndryshme në faqet e krahasimeve: