Man sieht eine Straße in Berlin mit vielen Menschen, die über die Straße gehen und einem Bus und Trams im Hintergrund. © Goethe-Institut

Në këmbë ose me biçikletë

Në fshatra apo qytete të vogla, ju mund t’ i arrini shumë nga pikat në këmbë. Shumë njerëz në Gjermani shkojnë në punë apo për të bërë pazaret, me biçikletë Në shumë rrugë ka edhe rrugica për biçikletat. Atje ku nuk ka rrugicë për biçikleta, të rriturit duhet ta ngasin biçikletën në rrugë. Fëmijët deri në 8 vjeç duhet ta ngasin biçikletën në trotuar. Fëmijët deri në 10 vjeç duhet ta ngasin biçikletën në trotuar. Për këmbësorët dhe çiklistët ka rregulla të tjera në trafik: Ju kaloni rrugën në këmbë, kur semafori është i kuq? Ose drita e biçikletës suaj nuk funksionon? Nëse policia ju pikas, ju duhet të paguani gjobë, pra dënimin.

Ansicht auf einen Gehweg mit abgestellten E-Rollern und Fahrrädern, im Hintergrund drei junge Männer und ein Schild einer Curry-Wurst-Bude. © Goethe-Institut

Me mjetet e transportit publik

Nëpër qytete ka mjete të transportit publik si tramvaj, metro, S-Bahn, U-Bahn dhe autobus. Bileta blihet zakonisht në makinat e shërbimit automatik në stacionet e trenave dhe të tramvajeve. Në stacionet e trenit ka sportele për blerjen e biletës. Ndonjëherë bileta mund të blihet edhe në autobus. Ju mund të blini gjithashtu bileta javore, mujore ose edhe vjetore. Nëse ju përdorni shpesh mjetet e transportit publik, atëherë ju udhëtoni më lirë. Fëmijët, nxënësit, studentët, invalidët dhe pensionistët marrin shpesh ulje çmimi për biletat. Kështu që ata paguajnë më pak. Në autobus edhe në tramvaj ka kontrolle biletash. Nëse ju, gjatë kontrollit, nuk keni biletë të vlefshme, atëherë duhet të paguani një gjobë. 

Nëpër stacionet e trenit, tramvajit dhe autobusëve do të gjeni oraret e udhëtimit. Në oraret e udhëtimit, mund të shihi kur dhe në ç’drejtim nisen trenat dhe autobusët. Por ju mund t’i shihni këto orare edhe në faqet e internetit të kompanive të transportit.

In einer Unterführung sieht man ein Fahrrad, zwei E-Roller und beklebte Säulen, im Hintergrund fährt eine Tram vorbei. © Goethe-Institut

Me makinë

Shumë njerëz udhëtojnë në qytet me makinat e tyre. Në qytete ofrohen vende parkimi në ndërtesa parkimi: Tabelat në anë të rrugës ju orientojnë për mundësitë e parkimit. Shpesh ju duhet të paguani diçka për vendet e parkimit. Nëse ju jeni duke udhëtuar me makinë, ju duhet ta keni patentën e shoferit dhe dokumentin e regjistrimit të automjetit tuaj gjithmonë me vete. Në rast kontrolli, policia i kërkon këto dokumente.

Në udhëtim

Ju dëshironi të udhëtoni në qytete të tjera të Gjermanisë apo jashtë shtetit? Atëherë ju keni mundësinë e përdorimit të trenit, avionit dhe autobusit. Stacionet e autobusëve janë, në pjesën më të madhe të qyteteve, pranë stacioneve kryesorë të trenit. Për udhëtime të gjata ekzistojnë  autobusë për distanca të gjata. Në Gjermani ekzistojnë ofrues të ndryshëm. Ata udhëtojnë në shumë qytete të ndryshme në Gjermani dhe Evropë. Nëse rezervoni herët, biletat mund të jenë jashtëzakonisht të lira. Autobusët për distanca të largëta janë shumë komod dhe shpesh mund të keni  Wi-Fi. Cili autobus kur dhe ku shkon, mund të gjendet në faqen e internetit www.fernbusse.de.

Udhëtimet me tren janë zakonisht me Deutsche Bahn, DB (shërbimi hekurudhor gjerman). Shpesh ka oferta, me të cilat ju mund të kurseni: Nëse ju prenotoni herët, do të gjeni bileta të lira. Po e njëjta gjë vlen edhe për udhëtimet me avion. Në ishujt e Detit të Veriut dhe Detit Baltik lundrojnë edhe anije të mëdha.

Ansicht auf ein Bahnhofsgebäude, oben ist ein abgeschnittenes Deutsche Bahn-Logo zu sehen, außerdem Wegweiser zu den Gleisen. © Goethe-Institut

Video International Sign

Pyetje të shpeshta

Keni ndonjë pyetje të mëtejshme? Atëherë na shkruani duke përdorur formularin e kontaktit. Ne do t'ua përcjellim pyetjen tuaj në mënyrë anonime këshilltarëve të shërbimeve të migrimit për të rinjtë.

Për të shkuar te formulari i kontaktit