In einem Zimmer steht ein rotes Kinderfahrrad, Kinder-Gummistiefel und Schuhe eines Erwachsenen. © Goethe-Institut

Shtatzënia

Jeta me fëmijë, fillon qysh gjatë shtatzënisë. Nëse ju keni pyetje në lidhje me çështjen shtatzëni, ju mund të shkoni në një konsultë për shtatzëninë. 

Gjatë shtatzënisë, ju duhet të vizitoni rregullisht gjinekologun. Ai u përgjigjet pyetjeve tuaja dhe kontrollon shëndetin e fëmijës tuaj. Detyra të ngjashme ka gjithashtu edhe mamia. Ajo ju këshillon dhe ndihmon gjatë shtatzënisë dhe gjithashtu pas lindjes së fëmijës tuaj. Mamia është edhe gjatë lindjes e pranishme. Mjeku juaj mund t’ ju ndihmoj të gjeni një gjinekolog dhe/apo një mami. Shumë gra shkojnë edhe në një kurs parapërgatitor për lindjen. Këtu do të merrni shumë këshilla të dobishme për lindjen. Gjithashtu ju keni kontakt me gra të tjera shtatzëna.

Auf einem Tisch liegt ein Ultraschallbild eines Ungeborenen. © Goethe-Institut

Leja e lindjes, leje prindërore und kompensimi prindëror

Nëse ju keni një vend pune fiks, ju mund ta merrni lejen e lindjes përpara se të lindni, domethënë ju nuk jeni e detyruar të vazhdoni të punoni. Në pjesën më të madhe të profesioneve, kjo periudhë është 6 javë para lindjes. Leja e lindjes zgjat zakonisht 14 javë. Ky afat mund të zgjatet. Në këtë periudhë, punëdhënësi juaj nuk mundet t’ ju pushoi nga puna. Pas lejes së lindjes ju mund të merrni lejen prindërore: Ju mund të rrini në shtëpi derisa fëmija juaj të bëhet 3 vjeç. Pas tre viteve ju mund të riktheheni në vendin tuaj të punës.

Gjatë 12 muajve të parë, ju merrni një lloj kompensimi prindëror (Elterngeld). Nëse edhe partneri juaj merr leje prindërore, atëherë ju e merrni atë për 14 muaj. Sa i lartë do të jetë kompensimi prindëror, kjo varet nga paga juaj neto. Për marrjen e kompensimit prindëror duhet bërë një kërkesë. Ju e përfitoni atë edhe kur nuk keni vend pune. Përveç kompensimit prindëror, ju mund të bëni kërkesë edhe për të holla për fëmijën. Kompensimin për fëmijën, ju e merrni zakonisht deri në ditëlindjen e tetëmbëdhjetë të fëmijës tuaj.

Kush fiton pak, nën kushte të caktuara merr mbështetje plotësuese financiare në dobi të shtesave për fëmijë.

Kujdesi shëndetësor për fëmijën

Fëmija juaj duhet të shkoj rregullisht te mjeku. Çdo kontroll mjeku e shënon në një certifikatë të veçantë. Këto janë kontrolli preventiv. Edhe nëse fëmija juaj nuk është sëmur, ju duhet ti kryeni këto. Mjeku pediatër bën edhe vaksinat te fëmija juaj.

Kujdestari për fëmijët

Ju dëshironi të rifilloni punën më herët, atëherë ju keni nevojë për një kujdestari për fëmijën tuaj. Ekzistojnë shume mundësi. Fëmijët nën 3 vjeç mund të shkojnë në çerdhe ose të rrinë te një dado. Fëmijët mbi 3 vjeç mund të shkojnë ne kopshtin e fëmijëve ose në një kopsht ditor (shih: «Edukimi i hershëm»). Fëmijët mbi moshën 6 ose 7 vjeç duhet të ndjekin shkollën. Në Gjermani ekziston arsimi i detyruar (shih: «Sistemi shkollor») Nëse ju punoni, fëmija juaj mund të shkoj në një shkollë me kohë të plotë ose pas mësimit në strehën ditore. Ai mund të rijë aty deri nga ora 16:00 ose 17:00. Zakonisht fëmija juaj mund të ha këtu edhe vaktin e drekës.

Ein Kind sitzt mit Badeanzug und Schwimmflügeln zusammen mit dem Vater an einem See. © Goethe-Institut

Koha e lirë

Në kohën e lirë, ju mund të bëni shumë gjëra me fëmijën tuaj:
Për fëmijët e vegjël ka kënde lojnash në natyrë. Fëmijët e rritur mund shkojnë p. sh. në një klub sportiv. Për të notuar, ka kudo pishina të hapura në verë dhe pishina të mbyllura në dimër. Gjatë pushimeve shkollore, qytetet kanë oferta të posaçme për fëmijë, të cilat nuk kushtojnë shumë. Informacione të mëtejme do të gjeni te zyra për çështjet e të rinjve dhe në bashkinë e qytetit tuaj. Edhe shumë klube ofrojnë aktivitete të kohës së lirë, posaçërisht për fëmijë (shih edhe «Koha e lirë»).

Shumë fëmijë gjermanë për ditëlindjen e tyre, organizojnë një festë në shtëpi. Aty ftojnë edhe fëmijë të tjerë. Nëse fëmija juaj ftohet të marr pjesë dhe shkon në festë, ai do të gjej shumë shpejt shokë. Ndonjëherë fëmijët ftojnë njëri-tjetrin në shtëpitë e tyre edhe për të fjetur. Edhe kjo mund të ndihmoj fëmijën tuaj të gjej shokë.

Ein Kinderspringseil liegt auf dem Boden. © Goethe-Institut

Grindjet, krizat dhe dhuna në familje

Idetë e ndryshme, xhelozia ose situata të papritura të jetës mund të çojnë në grindje dhe kriza në familje. Qendrat e këshillimit të çifteve mund të ndihmojnë për të gjetur një zgjidhje së bashku. Përveç kësaj, ekzistojnë mundësi për të mësuar rreth lehtësimit në familje.
 
Ata që janë të poshtëruar, të detyruar, të kërcënuar në familjen e tyre ose që përjetojnë dhunë fizike ose seksuale, kanë nevojë për ndihmë. Informacioni dhe numri i urgjencës mund të gjenden në faqen e internetit të Zyrës Federale për Çështje Familjare. Ka gjithashtu oferta speciale për ndihmë për gratë.
 

Video International Sign

Pyetje të shpeshta

Keni ndonjë pyetje të mëtejshme? Atëherë na shkruani duke përdorur formularin e kontaktit. Ne do t'ua përcjellim pyetjen tuaj në mënyrë anonime këshilltarëve të shërbimeve të migrimit për të rinjtë.

Për të shkuar te formulari i kontaktit