Një historik i shkurtër

Goethe-Guerilla in Ohrid, Juli 2011
Në fillim të korrikut të vitit 2011 në Ohër është mbajtur mbledhja e parë rajonale e guerilëve, ku guerilët janë njohur njëri me tjetrin, por janë njohtuar edhe me koordinatorët vendorë dhe me punonjësit në Institutin-Goethe. Në këtë kamp veror pjesëmarrësit i kanë paraqitur projektet e deritashme nga Beogradi dhe i kanë zgjedhur temat e reja të përbashkëta. Si përparësi i kanë zgjedhur mundësitë për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës shoqërore dhe kulturore në qytetet në të cilat jetojnë. Takimi në Ohër jo vetëm që i ka kontribuar harmonizimit të bashkëpunimit, por edhe të rinjëve ua ka mundësuar që për herë të parë të njihen me moshatarët nga shtetet fqinje dhe të bashkëpunojnë me ta (me sukses).
Nga data 2 deri më 4 dhjetor 2011 është mbajtur një takim tjetër i përbashkët në Sarajevë/Bosnjë dhe Hercegovinë. Në takim janë krahasuar rezultatet e veprimeve nga muajt e mëparshëm, janë rishqyrtuar idetë, janë hedhur të vjetrat dhe janë shtuar të rejat, me qëllim që veprimeve të suksesshme të Guerilës Goethe as në të ardhmen të mos ia ndalë rrugën asgjë.









