Rreth nesh

Ç’është Goethe-Guerila

Përkufizimet e nocionit „Gueril“ janë të llojllojshme dhe shpesh jo mjaft të qarta, por para pak kohe kjo fjalë e ka marrë edhe një kuptim tjetër. Zakonisht guerilë quhen pjesëtarët e grupit (të armatosur) i cili u këndërvihet botëkuptimeve dhe rregullave të shumicës. Përveç kësaj, në rajonin tonë ekzistojnë të të ashtuquajturit guerilët urbanë, në të cilët i numërojmë artistët e grafikëve, skejterët dhe grupet tjera të cilat duan të ndikojnë në shoqëri në mënyrë të pavarur dhe krijuese. Goethe-Guerila është filiza më e re e familjes guerile. Për dallim nga guerilët e zakonshëm sipas të cilëve e kanë marrë emrin, ata janë grup i të rinjëve paqësorë dhe krijues, i cili përpiqet për përhapjen e kulturës gjermane dhe për rigjallërimin e kulturës së vet. Kësaj pune ata i qasen në mënyrë të menduar mirë, me një origjinalitet dhe energji të jashtëzakonshme. Qëllimi i veprimeve të tyre është që të nxisin ndryshimet pozitive në ambientin e vet rrethues jetësor dhe që shoqërinë ta nxisin për përqasje më aktive.Më shumë ...

Goethe-Guerilja

Informata aktuale rreth aksioneve tona

Goethe-Guerilla

Fotostream

Weblog: Goethe-Guerilla

The Goethe-Institut Belgrad will be 40 - and it is getting younger: Who is the Goethe-Guerilla and what is it doing?