Ekzistojnë një sërë veglash që mbështesin mësimin e suksesshëm online të gjermanishtes si gjuhë e huaj (DaF) / gjermanishtes si gjuhë të dytë (DaZ). Disa janë paraqitur këtu - me shembuj konkretë rreth zbatimit të tyre.
Përdorimi i një platforme shkëmbimi midis nxënësve është me rëndësi thelbësore.
Platforma e të mësuarit Moodle është falas, është intuitiv për të vepruar, ka shumë funksione ndihmese dhe nxënësit mund ta përdorin atë përmes telefonit celular. Përndryshe, ju mund të krijoni një blog të përbashkët (për shembull, tumblr ose WordPress) ose një faqe në Facebook (në Kinë për shembull RenRen).
Si mund të duket një faqe si kjo në Moodle?
Screenshot: Marion Grein
Përparësitë janë të dukshme: pjesëmarrësit kanë strukturën e nevojshme fikse. Të gjitha njoftimet qendrore janë të dukshme për të gjithë pjesëmarrësit. Në një bisedë të përbashkët, studentët mund të shkëmbejnë ide me njëri-tjetrin, por ata gjithashtu mund të kontaktojnë mësuesin në çdo kohë.
Mund të hapen hapsira grupore për punë në çifte ose në grupe. Produktet e punuara nga pjesëmarrësit (postera, grafikë, kuzhinierë kursi, etj.) shfaqen dhe marrin komente, të cilat janë kaq të rëndësishme për studentët.
Në vend të forumit të zakonshëm protokollar, mund të integrohen forume diskutimi, forume detyrash, p.sh. me link. Pjesëmarrësit mund të ngarkojnë tekste, si dhe audio dhe filma. Dizajni mund të përshtatet sipas moshës së nxënësve.
Moodle gjithashtu ka një lidhje falas (plug-in) për konferenca në internet, kështu që mësimi mund të mbahet në Moodle, ndërsa ZOOM është edhe më i qëndrueshëm.
Čierna obrazovka ožíva, účastníci kurzu sa postupne pripájajú.
| Screenshot: Marion Grein
Një ndihmë të madhe paraqet shfrytëzimi i librave shkollorë digjitalë të shtëpive botuese nëse është e mundur edhe të ndani faqen në të cilën punoni në ekran në mënyrë që studentët të dinë gjithmonë se ku janë. Kjo është veçanërisht e dobishme për nxënësit që kanë pak përvojë me mediat digjitale.
Në princip, rekomandohet një madhësi grupi prej afërsisht 12 pjesëmarrësish; megjithatë, kjo shpesh nuk mund të bëhet. Edhe më e rëndësishme është të planifikoni me saktësi orët tuaja. Sa më shumë pjesëmarrës, aq më e rëndësishme është të keni aktivitete jashtë klasës virtuale.
Planifikimi gjithashtu varet nga koha që kemi në dispozicion. Një kurs gjermanisht në internet që zgjat më shumë se 4-6 orë nuk rekomandohet, pasi që edhe me interaktivitet, vëmendja dhe pritshmëria janë të kufizuara.
Për shembull, si mund të duket një kurs 5-orësh në internet i gjuhës gjermane?
Pjesëmarrësit hyjnë në klasën virtuale dhe përshëndeten me njëri-tjetrin, ato poshtu i përshnedet mësuesi. Minutat e para mund të përdoren për të sqaruar eventualisht ndonjë çështje. Pastaj fillon mësimi në thelb, rrjedha e të cilit lidhet ngushtë me materialet mësimore. Tekstet moderne, digjitale kanë tekste audio për të dëgjuar, filma dhe detyra që mund të zgjidhen në plenum. Pas rreth 40 minutash, megjithëse mësimi është interaktiv, mund të filloni detyra për punë në çifte ose grupe të vogla. Këtu platforma e të mësuarit bëhet përsëri qendrore: çiftet ose grupet takohen në hapsirat e tyre dhe punojnë për detyrat e teksteve shkollore ose punojnë në bashkëpunim për detyra të menduara mirë. E rëndësishme është që rezultatet të vendosen në platformë.
Nëse, për shembull, duhet të bëhet një poster, ai mund të vendoset dhe më vonë të "shfaqet" në klasën virtuale (ndarja e ekranit). Për më tepër, mësuesi mund dhe duhet të japë (më vonë, domethënë, pas përfundimit të mësimit) një informatë kthyese të veçantë për detyrat e kryera.
|
|
10:00-10:10
Përshëndetje, shkëmbimi, sqarimi i pyetjeve |
Plenum në klasë virtuale |
10:10-10:50
Mësim bazuar në nxënësin |
Plenum në klasë virtuale; tentim për tu kyçur të gjithë |
10:50-11:15
Punë në çifte dhe grupe (nga libri) |
Hapsira të vogla virtuale |
11:15-11:30
Prezantimi i rezultateve |
Plenum në klasën virtuale |
11:30-11:45
PAUZA |
Stimulim i lëvizjes
Arsimtari ka qasje në klasën virtuale |
11:45-12:15
Mësimdhënie e bazuar në tekste shkollore |
Plenum në klasën virtuale; përpjekje për tu përfshirë të gjithë |
12:15-12:30
Parashtrim i detyrave për punë në çifte ose grupe (diferencimi i brendshëm) |
Plenum në klasën virtuale |
12:30-13:15
Punë në çifte dhe punë në grupe për përsëritje, për shembull, me vegla digjitale |
Hapsira të vogla virtuale |
13:15
Takimi në plenum; Diskutim rreth asaj se edhe sa kohë ju duhen grupeve |
Plenum në klasën virtuale |
13:30-14:00
Pauzë për drekë |
|
14:00-14:15
Mësuesi pret në hapsirën virtuale, varësisht nga ajo se sa kohë nevoitet dhe dhe "bisedon" me të pranishmit |
|
14:15-15:00
Nxënësit paraqesin rezymet e tyre të materialit; të tjerët provojnë "aktivitetet" e grupeve të tjera |
Plenum në klasën virtuale |
15:00
Përmbledhje dhe shprehje mirënjohje nga mësuesi - përshëndetje |
|
Kështu mund të duket rrjedhja e mësimit.
Me rëndësi është të bëni përjashtim nga plani juaj nëse nxënësve u nevoitet më shumë kohë për aktivitete në grup. Në varësi të traditave të të nxënit, faza e punës në grup mund të rregullohet ndryshe.
VEGLAT PËR KRIJIMIN E FAZAVE PËR PUNË NË GRUPE NË MËSIM ONLINE INTERAKTIV
Në parim, interneti ofron falas një sërë veglash të përshtatshme për fazat e punës në grupe. Në institucionet ku nxënësit nuk kanë qasje në internet, mësuesit duhet të mendojnë për aktivitete tjera.
Këtu do të doja të paraqesja disa shembuj të mjeteve falas dhe aktivizuese.
KRIJONI VETË FLETA MËSIMORE
Pjesëmarrësit përsërisin përmbajtjen e kursit të gjuhës duke konceptuar fletë pune për të tjerët.
Screenshot: Marion Grein
Shabllone të shumta janë gjithashtu veçanërisht të përshtatshme për të punuar në tema gramatikore ose për të punuar me fjalorin (p.sh. klasifikimi i një figure me një term)
PREZANTIM DHE MBLEDHJE E ASOCIACIONEVE
Screenshot: Marion Grein
Në punën individuale, pjesëmarrësit, për shembull, mund të prezantohen ose në grup të mbledhin asociacione për një term ose informacion rajonal.
PËRSËRITJE E VOKABULARIT ME FJALËKRYQ PUNUAR NGA PJESMARRËSIT
Pjesëmarrësit vetë krijojnë një fjalëkryq mbi temën e mësimit. Këtu është e përshtatshme punë në çifte.
Screenshot: Marion Grein
Për fund edhe dy vërejtje:
Sa më pak që janë pjesëmarrësit të përfshirë në të mësuarit, aq më shumë kohë u duhet atyre për t'u njohur me veglat digjitale. Me grupe më të mëdha, për shembull, me fëmijë dhe të rinj në shkolla, preferohet që të angazhohen dy mësues.
Nevojitet urgjent trajnimi i mësuesve, të cilët do të duhet të mësojnë të prezantojnë veglat. Përvoja tregon se preferohet 90 minuta trajnim online për çdo vegël.