Llogaria bankare dhe financat

Llogaria bankare dhe financat

© Colourbox.com

Llogaria

© Colourbox.com Nëse ju jetoni dhe punoni në Gjermani, ju nevojitet një llogari bankare. Ju mund ta hapni llogarinë tuaj në një bankë ose te banka e kursimit (Sparkasse). Pjesa më e madhe e bankave dhe bankave të kursimit, kanë degë përfaqësuese. Disa banka mund të përdoren vetëm nëpërmjet internetit. Zakonisht ju paguani një tarifë bazë për një llogari bankare. Për nxënësit dhe studentët, ky shërbim është falas. Ka lloje të ndryshme llogarish: Nga një llogari Guthaben-Konto (llogari e parapaguar), ju mund të tërhiqni para, vetëm nëse keni futur para më parë aty. Në një llogari me overdraft (Dispositionskredit/ Dispo), ju mund të tërhiqni para nga llogaria juaj edhe kur ju nuk keni më par aty. Banka j’ u jep para borxh deri në një shumë të caktuar. Ju duhet t’ i paguani bankës mbrapsht, jo vetëm këtë shumë, por edhe interesat. Interesat janë zakonisht shumë të larta.

Hapja e llogarisë

© Colourbox.com Ju dëshironi të hapni një llogari? Ju mund ta bëni këtë në çdo degë. Banka ose banka e kursimit, duhet së pari të verifikoj identitetin tuaj. Pra ju duhet të keni një mjet identifikimi ose pasaportë me vete.

Në shumë banka, ju mund të hapni një llogari me postë ose në online. Për këtë ju duhet të përdorni procedurën e Postident: banka ose banka e kursimit j’ u dërgon disa letra. Me këto letra dhe mjetin e identifikimit ose pasaportën tuaj, ju shkoni në postë. Këtu ju mund të vërtetoni identitetin tuaj. Ndonjëherë për hapjen e llogarisë, mund t’ ju nevojitet certifikata e vendbanimit.


Transferta bankare

Për qiranë dhe pagën tuaj, juve u nevojitet një llogari rrjedhëse. Punëdhënësi juaj ua paguan pagën me transfertë bankare. Dhe ju duhet ta paguani qiranë për apartamentin tuaj, normalisht me transfertë bankare. Për transferta të rregullta periodike, ju mund të bëni pagesa automatike periodike. Për transferta të tjera, ju do të pajiseni nga banka ose banka e kursimit me një letër: urdhër-pagesën. Sa para dëshironi të transferoni? Dhe, kush i merr këto para? Ju i shënoni këto të dhëna në urdhër-pagesë. Dhe pastaj e dorëzoni urdhër-pagesën në bankë/ bankë kursimi. Ju dëshironi të transferoni para në internet? Kur të bëni hapjen e llogarisë, deklaroni se dëshironi të bëni Online-Banking ose Home-Banking.

Karta EC dhe kartë krediti

© Colourbox.com Për llogarinë tuaj rrjedhëse ju pajiseni me një kartë EC. Nëse dëshironi, ju mund të merrni edhe një kartë krediti, për shembull MasterCard apo Visa. Normalisht kartë krediti është me pagesë. Banka apo banka e kursimit, i nis kartën EC dhe/ose kartë kreditin kryesish me postë. Ju duhet ta nënshkruani kartën. Disa ditë me pas, vejnë me postë edhe numri juaj i fshehtë, numri PIN. Këtë numër ju duhet ta mbani në mendje.

Me kartën EC ju mund të tërhiqni para në bankomat. Për këtë ju nevojitet gjithmonë numri PIN. Me kartë kreditin ju mund të kryeni pagesa në disa dyqane dhe në internet. Paratë në të holla, ju mund t’ i depozitoni në bankë kursimi/bankën tuaj.

Interesat

Për paratë në llogarinë tuaj, ju merrni interesa nga banka ose banka e kursimit. Për paratë në llogarinë rrjedhëse, ju merrni vetëm pak interesa. Nëse ju doni të kurseni, mund të hapni një llogari depozitë fleksibël ose llogari kursimesh. Nga një llogari kursimesh, ju përfitoni më tepër interesa, sesa nga një llogari rrjedhëse.
Banka e kursimeve (die Sparkasse, die Sparkassen): Është si një bankë. Ajo nuk është privat, por pjesë e një komune ose qyteti.
Certifikatë vendbanimi (die Meldebescheinigung, die Meldebescheinigungen): Një dokument me adresën tuaj. Certifikatën e vendbanimit ju mund ta merrni te zyra e regjistrimit civil (Einwohnermeldeamt) ose në bashkinë e qytetit tuaj. Për këtë ju nevojitet vetëm pasaporta juaj. Një certifikatë vendbanimi (Meldebescheinigung) kushton normalisht 5 €.
Llogaria rrjedhëse (das Girokonto, die Girokonten): Kjo është një llogari bankare e rëndësishme në jetën e përditshme. Në këtë llogari hyjnë për shembull paga mujore, pensioni apo të hollat për fëmijën (Kindergeld). Dhe nga kjo llogari ju mund të paguani pjesën të madhe të faturave.
Pagesa automatike periodike (der Dauerauftrag, die Daueraufträge): Një pagesë automatike periodike është një formë e veçantë e transfertës bankare. Qiraja paguhet shpesh nëpërmjet pagesës automatike periodike: Vendoset dita fikse për transfertën bankare (për shembull, në ditën e parë të muajit) si edhe numri i llogarisë bankare të qiradhënësit. Dhe i banka paguan automatikisht qiranë qiradhënësit, çdo muaj në të njëjtën ditë.
Depozita fleksibël (das Tagesgeldkonto, die Tagesgeldkonten): Kjo llogari nuk është për jetë e përditshme si llogaria rrjedhëse. Në qoftë se ju keni të para për të kursyer, atëherë ju mund t’i depozitoni ato në një depozitë fleksibël. Bankat paguajnë interesa më të larta për një depozitë fleksibël, se për një llogari rrjedhëse apo llogari kursimesh. Ju mund t’i tërhiqni paratë kur të dëshironi nga kjo llogari.
Mjeti i identifikimit (der Ausweis, die Ausweise): Dieses Dokument bestätigt Ihre Identität. Beispiele für Ausweise sind der Personalausweis oder der Pass. Aber auch ein Führerschein ist ein Ausweis.
das Sparkonto, die Sparkonten: Ky dokument konfirmon identitetin tuaj. Shembuj të mjeteve të identifikimit janë letërnjoftimi (der Personalausweis) apo pasaporta (der Pass). Por edhe patenta e shoferit/leja e vozitjes (der Führerschein) janë mjete identifikimi.
Transferta bankare (die Überweisung, die Überweisungen): Banka dërgon para, nga një llogari në tjetrën. Për shembull qiraja e banesës: Paratë duhet të kalojnë direkt nga llogaria juaj në llogarinë e qiradhënësit. Këtë ju ia thoni bankës dhe banka i dërgon paratë në llogarinë e qiradhënësit tuaj.
Lidhje me temën