Kursi për integrim

For migrants with a visa

© Colourbox.com

Pjesëmarrja

Ju jeni i ri në Gjermani dhe dëshironi të mësoni gjuhën: Pjesëmarrja në kursin e integrimit do t’ ju ndihmoj për këtë. Nëse ju dini pak ose aspak gjermanisht, atëherë pjesëmarrja është e detyruar, kjo domethënë, ju jeni i detyruar ta bëni kursin e integrimit.

© Colourbox.comZyra për të huaj j’ u jep një vërtetim për të drejtën e pjesëmarrjes, si edhe një listë me ofruesit e kursit, pra shkollat e gjuhëve. Ju mund të zgjidhni një shkollë gjuhe afër jush dhe të regjistroheni aty.

Ju mund t’ i gjeni adresat e gjithë ofruesve të kurseve për integrim edhe te Adresa të rëndësishme. Aty ju mund të kërkoni direkt ofrues kursi afër jush. Rezultatet me informacione, si p. sh. adresë ose numri i telefonit, do të shfaqen në një hartë.

Klasifikimi, orët dhe provimi

Pas regjistrimit te ofruesi i kursit, ju i bëni një test klasifikimi. Kështu është e mundur të gjendet kursi i duhur për ju. Kostoja për ju është 1,20 € për një orë mësimi. Nëse ju nuk keni para të mjaftueshme, ju nuk paguani dhe/ose ju paguhen edhe kostot e udhëtimit. Kursi i integrimit është i përberë nga kursi i gjuhës dhe nga kursi i orientimit.

Kursi i gjuhës ka normalisht 600 orë mësimi. Këtu mësohet gjuha përmes situatave nga jeta e përditshme, si bërja e pazareve, jetesa, fëmijët, media, koha e lirë, shkolla dhe puna ose vizitat te mjeku.

© Colourbox.comNë fund të kursit, ju bëni provimin përfundimtarTesti i gjermanishtes për migrantët»). Pas provimit ju merrni një «Certifikatë të Kursit për Integrim» (Zertifikat Integrationskurs). Dhe ju keni njohuri të gjermanishtes (me gojë dhe me shkrim) të nivelit A2 ose B1. Shumë punëdhënës e kërkojnë këtë certifikatë. Edhe nëpër institucione, si zyra për të huaj, ju nevojitet ndonjëherë ky dokument. Nëse ju dëshironi të bëni natyralizimin, pra të merrni nënshtetësinë gjermane, atëherë «Certifikata e Kursit për Integrim» do të jetë me dobi në këtë rast.

Ju nuk e kaloni provimin përfundimtar? Atëherë ju duhet të bëni edhe 300 orë të tjera mësimi. Dhe mund të përsërisni edhe një herë provimin.

Kurse të veçanta

© Colourbox.comPër të rinjtë nën 27 vjeç ka një kurs integrimi special: kursi i integrimit për të rinj. Ai ju ndihmon, nëse ju dëshironi të kryeni ndonjë kualifikim profesional. Informacione mund të merrni te Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë.

Në disa qytete ka edhe kurse të tjera të veçanta, të tilla si kurse vetëm për gratë, kurse alfabetizmi ose kurse me kujdestari për fëmijët. Pyesni te shkolla e gjuhës për informacion të mëtejshëm.
Ofruesi i kursit (der Kursträger, die Kursträger): Është shkollë gjuhe, në të cilën ndiqet kursi i integrimit (Integrationskurs). Ju mund të informoheni pranë shkollave të gjuhëve ose në internet. Një shkollë në afërsinë tuaj do ta gjeni te BAMF.
Testi i klasifikimit (der Einstufungstest, die Einstufungstests): Ky është një test para hyrjes në një kurs. Nëpërmjet tij shkolla përcakton nivelin tuaj. Ju e kryeni këtë test para kursit të integrimit. Shkolla e gjuhës teston njohuritë tuaja në gjuhën gjermane. Kështu ju filloni kursin në nivelin tuaj përkatës. Në disa raste, ju duhet ta bëni testin njëkohësisht me regjistrimin në kursin e integrimit.
Ora e mësimit (die Unterrichtsstunde, die Unterrichtsstunden): Një orë mësimi në kursin për integrim (Integrationskurs) zgjat 45 minuta.
Testi i gjermanishtes për migrantët (der Deutschtest für Zuwanderer) Ky është provimi përfundimtar i kursit të integrimit. Këtë provim ju e kryeni në fund të kursit të integrimit. Dhe ju keni njohuri të gjermanishtes të nivelit A2 ose B1.
Kursi i alfabetizimit (der Alphabetisierungskurs, die Alphabetisierungskurse): Ky është një kurs për ata, që nuk dinë të lexojnë ose të shkruajnë. Ekzistojnë edhe kurse integrimi të posaçme me alfabetizim. Ky kurs integrimi quhet edhe kurs alfabetizmi dhe zgjat kryesisht 960 orë.
Zyra për të huajt (das Ausländeramt, die Ausländerämter): Ndryshe në gjermanisht edhe Ausländerbehörde. Këtu ju shkoni, kur jeni i sapoardhur në Gjermani. Por edhe, kur leje qëndrimi është në përfundim dhe ju keni nevojë për zgjatje. Në bashkinë e qytetit tuaj, ju mund të mësoni ku ndodhet zyra e të huajve.
E drejta për pjesëmarrjen në kursin e integrimit (die Teilnahmeberechtigung für den Integrationskurs): Ky është një dokument, i cili nevojitet për regjistrimin në një kurs integrimi. Zakonisht ju e merrni këtë në zyrën e të huajve, të qytetit tuaj. Edhe qytetarët e BE-së munden të ndjekin kursin për integrim, por ato duhet të parashtrojnë një kërkesë te BAMF (zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë).
Provimi përfundimtar, provimet përfundimtare (die Abschlussprüfung, die Abschlussprüfungen): Është një provim apo test në përfundim të një kursi apo kualifikimi. Në përfundim të Integrationskurs bëhet provimi përfundimtar «Deutschtest für Zuwanderer» (Testi i gjermanishtes për migrantët). Pjesëmarrësit në Integrationskurs janë të detyruar ta bëjnë provimin përfundimtar. Informacione të mëtejshme do të gjeni te BAMF.
Punëdhënësi (der Arbeitgeber, die Arbeitgeber): Mund të jetë për shembull një firmë. Ajo është punëdhënëse për të punësuarit. Edhe shteti është punëdhënës, për shembull për mësues apo për edukator. Ju keni një firmë tuajën edhe punoni aty? Atëherë ju nuk keni punëdhënës.
Natyralizimi, natyralizoj (die Einbürgerung, einbürgern): Ju merrni nënshtetësinë gjermane.
Formimi profesional (die Berufsausbildung): Këtu ju mësoni një profesion. Kualifikimi profesional përbëhet zakonisht nga dy pjesë: Nga shkolla profesionale dhe puna në një firmë. Një kualifikimi profesional zgjat zakonisht 2 deri në 3,5 vjet. Kjo varet nga profesioni i zgjedhur, por edhe nga diploma e shkollës. Me diplomën të shkollës së mesme 13-vjeçare (Abitur), koha e trajnimit është shpesh më e shkurtër.

For asylum seekers

Integration course - For asylum seekersen

Integration: Learning German

As soon as you have been granted asylum, you will be allowed to take part in an integration course. Prior to this, no entitlement to such a course exists. But there are exceptions:

Asylum seekers with good prospects of remaining in the country may apply for an integration course. The prospects of remaining in the country are deemed good for asylum seekers who hold a temporary resident permit, have been granted a temporary stay of deportation or those who hold a residence permit. Important information regarding these different conditions is available on the website of the Federal Office for Migration and Refugees (BAMF):

Integration courses for asylum applicants

Do you want to start learning German sooner? In this case, refugees have several options. Children must attend school in Germany. This also applies to children and young adults who have submitted an asylum application, as long as they have not yet attended school for nine years. At school, they will be introduced to the German language and culture (see “School System”).

But adults, too, may start learning German while waiting for the decision on their asylum application. Many refugee centres have voluntary teachers who offer German lessons free of charge.