Sigurimet

Sigurimet

© Colourbox.com

Sigurimet e ndryshme

© Colourbox.com Çdo njeri jeton me rreziqe: Një rrezik është për shembull sëmundja apo paaftësia për të punuar. Në një situatë të tillë, kostot rriten papritur. Që të mos i mbartni i vetëm këto kosto, ju mund të siguroheni: Ju paguani te sigurimet para, çdo muaj apo çdo vit. Në rast sëmundjeje apo paaftësie për të punuar, ju i merrni paratë prej sigurimeve. Disa sigurime janë të detyrueshme në Gjermani: Çdo individ duhet t’ i këto sigurime. Sigurimet e tjera janë me dëshirë: Ju mund t’ i keni këto sigurime, nëse dëshironi.

Sigurimet e detyruara

© Colourbox.com Sigurimet e detyruara më të rëndësishme, janë sigurimet shëndetësore, sigurimet për pension dhe sigurimet për papunësinë. Sigurimet shëndetësore paguajnë mjekun dhe medikamentet, nëse ju keni nevojë. Prej sigurimit për papunësinë, ju merrni për një vit të ardhura, nëse ju humbisni vendin e punës ose nuk keni ende punë. Gjithashtu edhe sigurimet për pension, janë të detyrueshme për punëmarrësin: Kur jeni i vjetër, ju do të nuk mundeni më të punoni. Sigurimet për pension j’ u paguajnë të ardhurat për të jetuar. Ju keni një punëdhënës? Atëherë ju nuk i paguani vet të gjitha shpenzimet për sigurimet shëndetësore dhe për sigurimet shoqërore. Punëdhënësi juaj paguan, thuajse, gjysmat e tyre. Nëse ju keni një makinë apo motor, atëherë j’ u nevojitet sigurime për automjetin. Ju keni pësoni aksident dhe makina tjetër është dëmtuar? Sigurimi i automjetit paguan riparimin ose një pjesë të tij.

Sigurimet vullnetare

© Colourbox.com Sigurimet vullnetare më të rëndësishme janë sigurimet e përgjegjësisë, sigurimet për përmbajtjen e shtëpisë dhe sigurimi i jetës. Ju keni dëmtuar një send të një personi tjetër? Atëherë paguajnë sigurimet e përgjegjësisë. Sigurimet për përmbajtjen e shtëpisë paguajnë, kur ndodhin dëme në shtëpi, për shembull në raste dëmtimi nga uji. Dhe sigurimi i jetës paguan, në rast vdekjeje. Në rast të tillë, paratë mund t’ i marrin për shembull fëmijët.

Ka edhe shumë sigurime të tjera. Për shembull, sigurimi privat ndaj aksidenteve, paguan për një aksident të ndodhur në kohën e lirë. Sigurimi për mbrojtje ligjore jep ndihmë juridike, p. sh. paguan për të marrë një avokat. Ka edhe sigurime për kredi, udhëtime apo kafshë. Por shikojeni me imtësi përpara vendimmarrjes, se për çfarë sigurime ju keni nevojë. Sepse çdo sigurim kushton para.
Paaftësia (die Arbeitsunfähigkeit): Paaftësia për të punuar. Për shembull si pasojë e një sëmundjeje apo një aksidenti.
Sigurime shoqërore (die Sozialversicherung, die Sozialversicherungen): Këto janë sigurimet shëndetësore, sigurimet për pension, sigurimet ndaj aksidentit dhe sigurimi për përkujdes (Pflegeversicherung).
Sigurimet (die Versicherung, die Versicherungen): Ju i paguani sigurimeve, çdo muaj apo çdo vit, para për një aspekt të caktuar. Rrjedhimisht ju jeni i siguruar për këtë aspekt. Për shembull sëmundje: Ju paguani çdo muaj para te sigurimet shëndetësore. Pastaj ju sëmureni dhe duhet të shkoni tek doktori. Në këtë rast, janë sigurimet shëndetësore që paguajnë për mjekun dhe jo ju.
Sigurimet për pension (die Rentenversicherung, die Rentenversicherungen): Në Gjermani njerëzit punojnë normalisht deri në moshën 67-vjeçare. Më pas dalin në pension. Derisa ata dalin në pension, paguajnë çdo muaj një pjesë të pagës për sigurime pensioni. Në pension ata marrin çdo muaj një pjesë të pagës së tyre të dikurshme prej sigurimeve për pension. Punëmarrësit kanë automatikisht sigurim për pensionin. Ata i ndajnë kostot e këtij sigurimi me punëdhënësin. Nëse ju nuk jeni punëmarrës, atëherë ju mund të mbyllni një sigurim për pensionin privat. Shumë njerëz kanë një sigurim për pension shtetëror dhe një sigurim për pension privat.
Sigurimet për papunësinë (die Arbeitslosenversicherung, die Arbeitslosenversicherungen): Kur punëmarrësi bëhet i papunë, atëherë sigurimet paguajnë përgjatë një viti një pjesë të rrogës/pagës. Të gjithë punëmarrësit kanë automatikisht, sigurim për papunësinë. Ata i ndajnë kostot e këtij sigurimi me punëdhënësin.
Lidhje me temën